Kryetari i Prishtinës, Peparim Rama, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për punën e të hyrave vetanake.
Rama thotë se të hyrat vetanake janë të Komunave dhe jo të Qeverisë.
“Nëse t’i paguan taksë, ajo duhet të përdoret për të përmirësu ty jetën”, ka thënë Rama.
Ai tutje ka thënë se është anti-kushtetuese që të marrësh fondet e të hyrave vetanake dhe t’i shpenzosh për diçka tjetër.
Rama ka thënë se edhe ministrat e tjerë ankohen në Hekuran Muratin se ua bllokon çështjet dhe thotë se nuk e kupton qasjen bllokuese të minsirit Hekuran Murati.
“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them, që ministri të ndryshme ankohen në ministrin e Financave vet, është një ide e mbrapshtë me ruajt pare, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për me i mbajt turshi”, ka thënë ai në DPT Fidani.
“Janë disa projekte të gatshme. Por ministri thotë se s’janë prioritet. Po shihet ashiqare që është qasje bllokuese e panevojshme”, ka thënë Rama.