Një sfidë e rrezikshme po qarkullon në TikTok, 4 viktima deri tani

Një sfidë në TikTok ku njerëzit duhet të hidhen nga pjesa e pasme e anijeve ndërsa lëvizin me shpejtësi të madhe është bërë shkak për katër vdekje në Alabama, SHBA.

Sfida, e cila është popullarizuar në TikTok, tregon individë që kryejnë aktivitete rrezikshme ujore. Ata që marrin pjesë në sfidë gjatë kohës që varka lëviz hidhen në pjesën e pasme të saj.

Tani, zyrtarët në Alabama kanë thënë se sfida e re iu ka marrë jetën katër personave. Zyrtarët thanë se në gjashtë muajt e fundit, atyre iu desh të përballeshin me katër ngjarje të tilla.

Një përfaqësues i rojes bregdetare tha:

Gjashtë muajt e fundit kemi pasur katër mbytje. Ata po bënin një sfidë të TikTok. Është sfida ku hipni në një varkë që ecën me shpejtësi të lartë, hidheni nga ana e varkës. Katër personat qê humbën jetën thyen qafën gjatë hedhjes së menjëhershme në ujë.

Ai tha se një incident ishte në shkurt, kur viktima ishte një baba me tre fëmijët e tij, gruan dhe familjarët që regjistruan sfidën vdekjeprurëse të tij.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura