Me lejen e Kurtit dhe Dejona Mihalit, Kusari u takua me Simiqin – Haki Akazi

Deputeti i pavarur Haki Abazi ka deklaruar se biseda e shefes së deputetëve të VV-së Mimoza Kusari-Lila me Milan Simiqin e Listës Serbe është bërë në pajtueshmëri të kryeministrit Kurti e koordinatores për Komitet në këtë parti, Dejona Mihali.  

Abazi në Prime Time ka kritikuar Kusari-Lilën se e ka vendosur vetën si një mashë të mesazheve të manipulimit me grupet tjera parlamentare, transmeton Gazeta10.

“Ka filluar të bëhet publike ajo që është e ditur qe sa kohë. E ashtuquajtur shefja e GP kundër statutor, e ka vendosur vetën në përdorim si një mashë e punëve, mesazheve e manipulimit të grupit parlamentar sa i përket edhe me grupet tjera parlamentare.”, tha Abazi.

Sipas tij, roli i Kusari-Lilës ka qenë gjithmonë jashtë asaj çfarë ka pretenduar Kurti e VV-ja.

“Ka punuar jashtë  koncensusit e informacionit që ka pasë grupi parlamentar i VV-së.”, shtoi Abazi në Prime Time.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura