5 mijë e 700 euro ka kushtuar këtë vit shkuarja në haxh, obligim të cilin nga Kosova e kanë kryer 741 besimtarë të fesë islame.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i haxhinjve, është kthyer sot në Kosovë.
“Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara. Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 haxhi”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Këtë vit, shkuarja në haxh ka kushtuar shtrenjtë, gjë për të cilën pati edhe shumë reagime, rreth 5 mijë e 700 euro.
Duke e llogaritur këtë shifër me numrin e haxhinjve, del se janë dhënë 4 milionë e 223 mijë e 700 euro.