Kanë kaluar vetëm pak ditë nga aksidenti i tmerrshëm në Itali, ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar, Arnold Selishta. Ndërkohë, janë publikuar në rrjetet sociale pamjet nga momenti i aksidentit.
Në video shihet që makina ‘Range Rover’ brenda së cilës ndodheshin 4 të rinj, shpërthen menjëherë në flakë pas përplasjes. Kujtojmë se nga ky aksident mbetën të plagosur 2 pasagjerët e tjerë në mjet, të moshës 18 dhe 23 vjeç.
Autoritet italiane tregojnë se pas një mbrëmje në një lokal të zonës, grupi i të rinjve të moshës 18-23 vjeç, hipën në dy makina, një ‘Range Rover’ dhe një ‘BMW M8’. Rrugës dyshohet se nisën të bënin garë me njëri-tjetrin, me shpejtësi të madhe. Në një moment, shoferi i Range-it humbi kontrollin dhe u rrotullua disa herë në rrugë duke shpërthyer më pas në flakë.
22-vjeçari shqiptar mbeti i bllokuar brenda në mjet derisa mbërritën shërbimet e zjarrfikëses. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku dhe ndërroi jetë.
Policia kanë ndaluar shoferin e Range-it, i cili u largua nga vendi i ngjarjes për t’u identifikuar disa orë më pas. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte kushëri me viktimën Selishta.