Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Binance Blockchain Week 2024 – një ngjarje aq e rëndësishme sa që Amazon Primepublikoi një dokumentar me dy pjesë pas kuintave – Binance Blockchain Week rikthehet në vitin 2025, më i madh dhe më i fuqishëm se kurrë më parë.
Kjo konferencë tashmë është konsoliduar si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më me ndikim në kalendarin global të kriptovalutave, me edicionet e kaluara të mbajtura në Singapor, Paris, Stamboll dhe Dubai. Këtë vit, në muajin dhjetor, ajo do të rikthehet në arenën prestigjioze Coca-Cola Arena në Dubai, për një ngjarje dyditore të paharrueshme me disa prej figurave më me ndikim të botës së kriptos, përfshirë edhe paraqitjen e parë të Michael Saylor, President i Strategy.
Pjesëmarrësit mund të presin ide të guximshme, rrjetëzim dinamik, surpriza dhe diskutime frymëzuese me pionierët e industrisë, ndër ta:
• Michael Saylor | President, Strategy
• Brad Garlinghouse | CEO, Ripple Labs
• Raoul Pal | Bashkëthemelues & CEO, Real Vision
• CZ | Themelues, Giggle Academy
• Avery Ching | Bashkëthemelues & CEO, Aptos Labs
• Lily Liu | Presidente, Solana Foundation
• Alex Svanevik | CEO, Nansen
• Abdulla Aldhaheri | CEO, The Blockchain Center Abu Dhabi
• Illia Polosukhin | Bashkëthemelues, NEAR
• Sandeep Nailwal | Bashkëthemelues, Polygon Foundation
• Rene Reinsberg | Bashkëthemelues, Celo
• David Namdar | CEO, BNB Network Company
• Christian Angermayer | Themelues, Apeiron Investment Group
“Jemi të lumtur që do të mirëpresim këtë grup të respektuar liderësh, inovatorësh dhe sipërmarrësish që jo vetëm kanë udhëhequr industrinë, por kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e saj. Ekspertiza e tyre do ta pasurojë nivelin e diskutimeve dhe do të frymëzojë komunitetin që nga profesionistët e deri te përdoruesit e përditshëm – ndërsa hyjmë në një epokë të re të industrisë,” u shpreh Richard Teng, CEO i Binance.
Në javët e ardhshme do të shpallen edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht. Përveç tyre, në skenën kryesore do të jenë edhe drejtuesit më të lartë të Binance:
• Yi He | Bashkëthemeluese, Binance
• Richard Teng | CEO, Binance
• Rachel Conlan | CMO, Binance
• Catherine Chen | Drejtuese e Binance VIP & Institutional
Ngjarja e vitit 2024 vendosi një standard të ri për konferencat blockchain në mbarë botën. Dokumentari i Amazon Prime theksoi përmasat dhe ambicien e saj, duke nxjerrë në pah pasionin dhe përpikërinë në çdo detaj – nga përzgjedhja e folësve e deri te përvojat interaktive dhe aktivitetet shoqëruese. Këtë vit, standardi do të ngrihet edhe më lart.
Binance Blockchain Week 2025 do të festojë forcën e pandalshme të industrisë së kriptovalutave dhe përkushtimin e Binance ndaj inovacionit, edukimit dhe përfshirjes së komunitetit në nivel global.
Mos e humbni mundësinë të bëheni pjesë e ngjarjes
Biletat e hershme janë tashmë në shitje me çmim prej 99 USD, ndërsa më vonë çmimi do të rritet në 150 USD. Numri i biletave është i kufizuar, prandaj sigurohuni t’i rezervoni me kohë dhe t’i bashkoheni mijëra pjesëmarrësve – nga komuniteti, industria, zhvilluesit, investitorët dhe entuziastët e kriptos – në Dubai këtë dhjetor.
👉 Blini biletat tuaja të hershme në www.binanceblockchainweek.com

