Limaj godet Kurtin dhe VV-në, i quan Hipokritë dhe mashtrues

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemorkate, Fatmir Limaj në një intervistë të gjatë për Gazeta Blic ka folur gjerë e gjatë për zhvillimet politike në vend, incizimet e shefes së grupi parlamentar Mimoza Kusari Lila, sanksionet ndaj Kosovën, marrëveshjen Kosovë- Serbi dhe atë që vendi sipas Limajt mund shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai për audio incizimet ku Kusari Lila flet me zyrtarë të listës serbë për shumë çështje, ka thënë se për të nuk është asgjë befasuese sepse sipas tij njerëzit në qeveri dhe Kuvend nuk janë as më pak e as më shumë sesa një grumbull hipokritësh, populistësh dhe mashtruesish.

“Nuk është asgjë befasuese, besoj që tanimë përditë ata e dëshmojnë kjo nomenklaturë politikë, që është një grumbull hipokritësh, mashtruesish, populista dhe këta dinë me bë më së miri këtë punë. Mos harroni kemi njerëz me dy karaktere, me dy fytyra, një publik, tjetrin privat. Po shohim shumë gjëra që kanë ndodhë dhe po ndodhin, janë thjesht ajo që faktikisht ka qenë e ditur dhe kjo është logjika e funksionimit të hipokritëve dhe populistave dhe servilëve, kështu që ata që e kanë paraqit para qytetarëve si patriot e njerëz me parime, besoj që kjo po ju bën juve përshtypje dhe të tjerëve, se si paska mundësi me ndodhë edhe kjo, besoj që kjo nuk është asgjë, me të tjerat që kanë me ardh në të gjitha drejtimet, janë duke treguar përditë, anise ende ka zëra e mendje indiferente, anise se ka njerëz që nuk duan ta pranojnë realitetin, po në fakt ata çdo ditë po na dëshmojnë atë që e kemi thënë fatkeqësisht ne kemi sjellë në krye të shtetit njerëz hipokrit e mashtrues, që po eksperimentojnë me atdheun e vendin tonë, me ndjenjat e këtyre njerëzve”, tha ai.

Limaj ka thënë se po të dalin edhe incizimet e tjera, ku LVV dhe Lisa Serbe bëjnë ‘pazare’ në kurriz të veteranëve, nuk do të ‘habitej’, meqë vlerëson se qeveria dhe partia në pushtet e kanë në platformë qasjen anti liri – anti UÇK.

“Sa janë të përfshirë duhet ta shohim, por nuk kemi pasur nevojë ta presim këtë video për atë që thoni ju, tani është një politikë e qartë zyrtare e kësaj qeverie, anti liri, anti kategorive që kanë bërë që ata sot me i gëzu këto beneficione, shkoni pyetni shoqatën e veteranëve kur për herë të fundit ka qenë drejtuesit e këtij shteti, shoqatën e invalidëve, veteranëve dhe familjes së dëshmorëve, a kanë marrë ndonjë trajtim, ndihmë apo respekt prej që është kjo qeveri”, ka thënë Limaj.

 

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura