Kurti tha që Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së, alarmohet Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës që sipas tyre Kurti ka thënë Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së.

Sipas tyre me këtë deklaratë Kurti çdo ditë pa hezitim shpalos karakterin antiserb të regjimit të tij.

“Ai me deklaratën e tij, para gjithë opinionit, madje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, se policia e Kosovës është vazhdimësi e veprimtarisë së UÇK-së, më së miri tregoi se sa kujdeset për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe multietnicitetit në këto zona, dhe se qëllimi i politikës së tij është një Kosovë dhe Metohi etnikisht e pastër”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pyeti nëse tashmë është e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t’i penguar serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës apo ndoshta të kthehen në to sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura