Krasniqi fton Kurtin në zgjedhje: Hajde matum zotëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka ftuar kryeministrin qeverinë e Kurtit të çojnë vendin në zgjedhje për të vlerësuar mbështetjen e tyre në mes të qytetarëve.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka përsëritur se është koha për t’u rikthyer te populli dhe për të bërë një vlerësim të sinqertë të veprimeve të tyre në krye të vendit.

Krasniqi i ka ftuar Kurtin që të tregohet i gatshëm për të ndjekur rrugën e zgjedhjeve, duke theksuar se çdo vonesë mund të ketë pasoja të konsiderueshme për Kosovën.

”Albin Kurti nëse mendon që populli është me ty hajde shkojmë zgjedhje, nesër, masnesër është vonë – hajde matum zotëri. Ty nuk të kanë votu njerëzit për me iu prish krejt drejtimin që kanë investu gjenerata e gjenerata që është orientimi euro-perëndimor, për njerëzit që iu ke premtu diçka e ju ke sjellë diçka krejt tjetër“, ka deklaruar ai.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura