Kosova ka arritur fitore të madhe në kualifikimet për Eurobasket ndaj Zvicrës.“Dardanët” arritën që me rezultat 72-76 të triumfojnë ndaj Kombëtares së Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova bëri dallimin në çerekun e fundit aty ku e fitoi me rezultat 11-20.Pas kësaj fitore, Kosova pozicionohet në vendin e parë në grupin H me 5 pikë një më shumë se Danimarka dhe dy më shumë se Zvicra.