Komuna e Prishtinës me 13 shtator të këtij viti e ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Mobelland” me emrin e projektit “inventarizimi i administrates komunale” – projekt një vjeçar, raporton portali rajoni.org.
Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e projektit është 100 mije euro, ndersa vlera e poentimit është 1 mije e 103 euro.
Komuna kishte vendosur në paramasë 28 artikuj, dhe nuk ka shënuar ndonjë shifër të kërkesës për sasinë e produkteve, por pozicionet janë të vendosura vetëm nga një njësi, ku më pastaj kompanitë në kontratë janë vendosur edhe çmimet e tyre në secilin prej tyre.
Por ajo qe ra në sy tek vendosja e çmimëve është edhe një lloji i karrigës qe sipas kontratës çmimi i saj do të paguhet 250 euro në 1 njesi [1 karrigë ].
Nipi të pronarit të mobelland i urohet datëlindja me një poze të zyrja e kryetarit të komunës se Prishtinës.
Mobelland përveç si përfitues i tenderit në Komunën së Prishtinës, në atë qe ka zbuluar rajoni është se nipit të tij ditëlindja i urohet me një fotografi të realizuar në zyren e kryetarit të Prishtinës.
Nipi të pronarit të mobelland i urohet datëlindja me një poze të zyrja e kryetarit të komunës se Prishtinës.
Mobelland përveç si përfitues i tenderit në Komunën së Prishtinës, në atë qe ka zbuluar rajoni është se nipit të tij ditëlindja i urohet me një fotografi të realizuar në zyren e kryetarit të Prishtinës.
Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.