Kinë, hapen Lojrat Universitare Botërore

Në provicën Siçuan të Kinës u hapën të premten në mbrëmje lojrat botërore verore.

Universiadën e deklaroi të hapur presidenti kinez Shi Gjinpin, i cili së bashku me bashkëshorten Peng Liyuan organizuan një pritje në qytetin Çëndu, për mysafirët e huaj që po marrin pjesë.

Më shumë se 6 000 sportistë nga mbi 160 vende e rajone do t’i tregojnë botës aftësitë e tyre gjatë kësaj veprimtarie 12-ditore.

Lojrat verore do të përfshijë 269 ndeshje e gara në 18 sporte. 15 sporteve janë të detyrueshme, ndërsa sportet e kanotazhit, qitjes dhe arteve luftarake do të jenë me zgjedhje.

E veçanta e këtij organizimi qëndron në faktin se të gjitha ndërtesat ku do të zhvillohen lojrat janë janë të gjitha ekologjike, që minimizojën lëshimin e karbonit duke krijuar një ambjent sa më natyral, çka ndihmon në një performancë më të lartë për sportistët.

Sipas Komitetit Organizator, me qëllim që të sigurohet udhëtimi i gjelbër gjatë eventit, do të përdoren 1 340 autobusë elektrikë dhe më shumë se 1100 makina me energji të reja.

Presidenti Xi theksoi se Kina ka përmbushur premtimin për të siguruar zhvillimin e Universiadës në Çëndu, duke kontribuuar në zhvillimin e kauzës ndërkombëtare për zhvillimin sporteve rinore në një mjedis ekologjik.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura