Katër vite transparencë: Wolt vazhdon të hedhë dritë mbi algoritmet që formësojnë tregtinë lokale në Kosovë

Platforma e tregtisë lokale Wolt ka publikuar Raportin e 4-të të Transparencës Algoritmike, duke forcuar zotimin e saj për të qenë e hapur dhe transparente në mënyrën se si algoritmet dhe inteligjenca artificiale (AI) ndikojnë në përvojat e konsumatorëve, shpërndarësve dhe bizneseve që përdorin platformën.

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet me ritme të shpejta, raporti i ri ofron një pasqyrë më të thellë mbi teknologjinë që qëndron pas platformës dhe tregon përpjekjet e Wolt për ta bërë hapjen dhe transparencën një praktikë të përhershme, jo një iniciativë të vetme.

Ky raport pason gjithashtu direktivën Platform Work Directive të Bashkimit Evropian, e cila synon të përmirësojë të drejtat e punëtorëve të platformave, duke shpjeguar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme mënyrën se si funksionojnë sistemet e automatizuara të Wolt dhe cilat janë parametrat që ndikojnë vendimet teknologjike në platformë. Kjo qasje, e ndërtuar mbi besim dhe përgjegjësi, është vlerësuar ndërkombëtarisht nga ekspertë të pavarur, duke e pozicionuar Wolt si një nga kompanitë më transparente në industrinë digjitale.

Vincent Ho-Tin-Noe, Shefi i Produktit në Wolt, deklaroi: “Me edicionin e katërt të Raportit të Transparencës Algoritmike, ne tregojmë se transparenca nuk është thjesht një fjalë e bukur për Wolt – është një parim që e besojmë dhe e zbatojmë çdo ditë. Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, konsumatorët, shpërndarësit dhe tregtarët duhet të kuptojnë teknologjinë me të cilën ndërveprojnë çdo ditë. Ne besojmë se teknologjia mban shumë potencial, dhe duke ndarë hapur proceset tona çdo vit, synojmë të sigurojmë që ajo të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe të besueshme për të gjithë.”

Publikimi i këtij raporti nënvizon angazhimin e Wolt Kosovë për të mbajtur standardet më të larta të transparencës në rajon, veçanërisht në një treg që po zhvillohet me shpejtësi drejt ekonomisë digjitale. Në katër vitet e fundit, kompania ka ndërtuar një reputacion si lider në qasjen e hapur ndaj algoritmeve, duke i bërë ato të kuptueshme për përdoruesit dhe partnerët lokalë.

Seria e raporteve të Transparencës Algoritmike të Wolt, e cila nisi për herë të parë në vitin 2022, është përmendur nga organizata ndërkombëtare WageIndicator dhe nga aktorë të tjerë globalë si shembull më i mirë i praktikave transparente në ekonominë e platformave.

Wolt është një kompani teknologjike me seli në Helsinki, e themeluar në vitin 2014, me misionin për të sjellë shije të re, thjeshtësi dhe mundësi fitimi në qytetet e botës. Platforma lidh njerëzit që dëshirojnë të porosisin ushqim, produkte ushqimore dhe mallra të tjera me ata që duan t’i shesin dhe shpërndajnë. Në vitin 2022, Wolt u bashkua me DoorDash dhe sot operon në mbi 40 shtete në mbarë botën.

Në Kosovë, Wolt u lansua për herë të parë në janar 2025, ndërsa nga shtatori në qytetin e dytë më të madh ekononomik e finaciar, në Ferizaj. Aktualisht operojnë mbi 550 biznese në platformë!

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://assets.ctfassets.net/23u853certza/hrcf9aESqrraVA1pF1NbW/ad08891a3c159abf7f2d424ee62a63ec/Wolt_Algorithmic_Transparency_Report_2025.pdf

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura