Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv u shpreh se Serbia nuk ka pasur shtet në mesjetë, ndryshe nga sa thonë disa historianë. Sipas tij, deri në vitin 1830 në Serbi vetëm 30% ishin serbë, pjesa tjetër ishin shqiptarë.
“Historianët serbë, kanë botuar një libër me titull “Ku gjendet Serbia?”. Edhe në tre libra të tjerë flasin për ripopullimin e Serbisë. Serbia e vitit 1830 ka pasur vetëm 30% serbë. 40% kanë qenë myslimanë që ishin shqiptarë dhe 30% ishin vllahë dhe shqiptarë ortodoksë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar as faktet si duhet. Vasa Cubriloviqi në librin “Mendimi politik i Serbisë”, thotë se ekziston një shpërputhje e madhe mes Serbisë etnike, asaj politike dhe kulturore. Ai pasqyron tre absurde. E para, ai thotë se shumicë serbe, nuk ka pasur në Serbi as kur u krijua pushteti serb. Absurdi i dytë është që shteti serb u krijua jo atje ku janë ato enklavat sot, por është krijuar në një vend ku janë pakicë dhe ku nuk ka vazhdimësi politike. E treta, ai thotë se nuk ekziston Serbi kulturore në shtetin serb, e ka fjalën për vitet 1830 dhe 1878-ën. Këto tre pika vërtetojnë që ne kemi bërë kompromise shumë të mëdha për Serbinë. Kemi bërë kompromise sepse një pjesë e historianëve tanë me mendësinë serbo-ruse thanë se aty ka shtet mesjetar serb, ka pasur se ka ardhur Sulltan Murati na ka çliruar dhe ne tashmë duhet ta konsiderojmë sulltan Muratin si çlirues.”, u shpreh historiani./K.C/dritare