Gjykatësi hedh poshtë padinë e Donald Trump kundër CNN

spot_img

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë një padi prej 475 milion dollarësh për shpifje të ngritur nga Donald Trump kundër CNN. Pretendimi I Trump është se CNN e ka krahasuar me Adolf Hitlerin.

Rrjeti kabllor amerikan e përshkroi pretendimin e pabazuar të Trump se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i ishin vjedhur si “Gënjeshtra e madhe”.

Trump argumentoi se fraza i referohej një fushate propagandistike naziste të përdorur për të justifikuar persekutimin e hebrenjve. Gjykatësi i qarkut amerikan Raag Singhal vendosi se komentet e CNN nuk ishin shpifje.

Në vendimin e tij për rrëzimin e padisë, Singhal, i cili u emërua nga zoti Trump, tha se komentet përbënin opinion dhe kështu zoti Trump nuk mund ta padiste ligjërisht rrjetin për shpifje.

“Nuk ka dyshim se deklaratat e bëra nga CNN plotësojnë kërkesat e publikimit për shpifje sipas ligjit të Floridas. Pyetja tjetër është nëse deklaratat ishin deklarata të rreme? Këtu dështojnë pretendimet e Trump për shpifje,”- shkroi Singhal në vendimin e tij.

“Përdorimi nga CNN i frazës “Gënjeshtra e madhe” në lidhje me sfidat zgjedhore të

Trump nuk jep ndonjë konkluzion të besueshëm se po mbron persekutimin dhe gjenocidin e hebrenjve ose të ndonjë grupi tjetër njerëzish.

“Asnjë shikues i arsyeshëm nuk mundet në mënyrë të besueshme ta marrë atë si referencë.”- shkroi gjykatësi.

“Deklaratat e CNN, megjithëse ishin të neveritshme, nuk përbënin çështje ligjore për shpifje”,- shtoi ai.

As CNN dhe as zoti Trump nuk e kanë komentuar vendimin.

Trump kishte argumentuar në padi se përdorimi i frazës kishte krijuar një krahasim të rremë midis tij dhe Hitlerit. Kandidati republikan për president po përballet me një sërë betejash të tjera ligjore.

Ai është paditur dy herë dhe po përballet me 40 akuza penale për keqpërdorim të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara qeveritare.

Ai po përballet gjithashtu edhe me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me pagesën e parave të heshtura për një yll porno në Nju Jork, si dhe një aktakuzë të mundshme në lidhje me përpjekjet e tij të supozuara për të minuar zgjedhjet e vitit 2020. BBC

spot_img
Lajmet e fundit
spot_img
Lajme të lidhura