Autoritetet greke kanë arritur të identifikojnë autorin e vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar një ditë më parë në Selanik të Greqisë. Mësohet se, autori është identifikuar përmes targave të makinës, me të cikën ai ka qenë teksa ekzekutoi me tre plumba 50-vjeçarin shqiptar, pas një sherri.
Personi në foto është i dyshuari kryesor, i cili po ashtu është shqiptar dhe rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Emri i tij nuk bëhet me dije.
50-vjeçari shqiptar u ekzekutua një ditë më parë, 13 korrik 2023, pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori mendohet se kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.