Një grua ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan pasi ra në një bunar.
Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
‘ Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet’, thuhet në raportin e policisë.