Djali nga Prishtina kërcënon me jetë babanë e tij: Kom me ta pre krytë e kom me dalë me to nëpër qytet

Një rast i frikshëm ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i tij.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka kërcënuar se do ia presë kokën dhe më pas me kokën e tij do të shëtitet nëpër qytet.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, pasi që i njëjti ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura