Dalin dëshmi të reja të tragjedisë ku humbi jetë babai me dy djemtë në detin shqiptar

Është mbajtur sot në Gjykatën e Durrësit, seanca për masën e sigurisë ndaj administratorit të plazhit në Vilë Bashtovë. Kujtojmë se pak ditë më parë atje u mbytën tre anëtarët e familjes Halilaj, babai dhe dy djemtë e mitur.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Pëllumb Nikën, i cili ka bërë disa deklarata interesante, sa i takon përgjegjësisë për atë pjesë të plazhit ku gjetën vdekjen 3 anëtarët e së njëjtës familje.

Por, ai ka hedhur poshtë akuzat. Pëllumb Nika tha para trupës gjykues se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës. Ai tha hyri në det që t’i shpëtonte, duke theksuar më tutje se n zona ku ndodhi tragjedia ishte nën administrim nga bashkia.

“Bovat nuk i vendosim ne, por e cakton bashkia Rrogozhinë hapësirën ujore që i përket çdo plazhi dhe thellësinë ku të vendosen. Unë rrezikova jetën time dhe e kisha një flamur të kuq, po edhe 10 vrojtues të ishin nuk do bënin dot gjë.

Nga ana njerëzore, kur pashë që nuk po futej njeri, ma dha Zoti dhe u futa me kajak. Po u fundosa. Zonën ku vdiq i ndjeri dhe fëmijët e ka nën administrim bashkia. S’do të doja kurrë të ndodhte një gjë e tillë”, tha ai para gjykatës.

Ndërsa avokati ka theksuar se Nika ka bërë akt heroik që rrezikoi jetën e tij dhe hyri për të ndihmuar viktimat. Duke shpjeguar se përgjegjësia për vendosjen e rojeve të plazhit dhe zonat e rrezikut i takon Ministrisë së Turizmit dhe Bashkisë .

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura