Burri i dehur në Gjakovë i hyn dajak gruas, përfundon në pranga të Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Raste të tilla kanë ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u ballafaqua me burrin e saj, i cili ka shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të nisin hetimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura