Ballina Blog Faqe 73

Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

0

Një rast i cili po konsiderohet i dyshimtë është denoncuar dje nga një grua në Prishtinë, e cila ka raportuar se gjatë një kontrolle në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK është njoftuar se shtatzënia e saj ka dështuar, për shkak se fetusi është i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 36-vjeçarja ka shfaqur dyshimet e saj se ka humbur foshnjën për shkak se nuk i është dhënë tretman mjekësor nga stafi i Klinikës.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë barrë dëshmitë e bashkëshortit të viktimës dhe stafit mjekësor të Gjinekologjisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj dhe se sipas tij, ndërtesat e komunave atje janë asete të Kosovës.

Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, teksa shtoi se të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve me ideologji ekstremiste.

“Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti gjatë vizitës në komunën e Dragashit.

Më tej, i pari i qveerisë tha se adresa për trysni në mënyrë që të arrihet normalizimi është Beogradi e jo Prishtina.

“Gjithcka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.

“Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkan, por është Beogradi i cili nuk distancohet nga krimet e Millosheviqit”, tha Kurti.

Xhuli Nura bëhet “nuse”

0

Modelja e njohur nga Drenica, Xhuli Nura, po shijon në masë të madhe famën pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Finalistja e këtij reality shoë ka marrë vëmendje mjaft të madhe muajve të fundit.

Ajo është shfaqur si imazh i disa kompanive të njohura, gjersa po vazhdon akoma në fushën e modelingut.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja së fundmi ka pozuar me fustan nusërie, ndonëse e tillë nuk është shfaqur asnjëherë.

E njëjta ka shkëlqyer në këtë paraqitje me vello që mbase duket të jetë pjesë e një reklame.

Foto: Screenshot/Instagram

Xhuli theksojmë se ka qenë në mesin e pesë finalistëve në edicionin e parë të BBVK, ku fitues u shpall reperi Stresi.

Ajo bëri bujë të madhe me qëndrimin brenda, duke u kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale.

Pamje ekskluzive nga rra’hja në mes të kryeshefit të KRU Gjakova dhe komshiut të tij, e pësoi edhe gruaja e Krasniqit (VIDEO)

0

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, të mërkurën në mbrëmje është përfshirë në një përleshje me një fqinj të tij që eskaloi nga debati verbal në sulm fizik. Nga kjo rrahje përveç Krasniqit, e pësoi edhe gruaja e tij, gjatë tentativës për të ndërhyrë në mes të tyre. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga ky rast, ku shihet se Krasniqi dhe i dyshuari tjetër Besnik Sharani, janë rrahur me njëri-tjetrin, ndonëse vetëm ky i fundit përfundoi në ndalim policor.

Në pamjet e mëposhtme, shihet se si fillimisht ata bisedojnë mes vete, e më pas gruaja e Hasan Krasniqit tenton që ta largojë bashkëshortin nga vendi i ngjarjes. Nga aty ai niset sërish në drejtim të të dyshuarit tjetër, por gruaja i del sërish përpara dhe e pëson.

Sipas videos të siguruar nga sinjalizuesit e Sinjalit, rrahja ka nisur nga njëra anë e rrugës e ka vazhduar në anën tjetër, ku të dyshuarit vazhdimisht kanë sulmuar njëri – tjetrin.

Në fund, shihet se si i dyshuari Sharani, sulmon fizikisht edhe disa herë Krasniqin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari Sharani është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa kryeshefi Krasniqi është intervistuar në cilësinë e viktimës, përkundër që dëshmohet edhe në pamje se edhe ai është i përfshirë në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

VIDEO KETU

Serbët bëjnë fushatë kundër këti ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vra”sjen e tij

0

Në rrjetin social “Twitter” serbët kanë nisur një fushatë kundër një ushtari amerikan, i cili është duke qëndruar bashkë me ushtarët e tjerë të KFOR-it në komunat veriore të Kosovës.

Një qytetar serb ka hedhur fotografinë e ushtarit amerikan, i cili quhet Stanley, dhe mbishkrimi i fotografisë bën të ditur se ai po qëndron në veri të Kosovës.

Postimi i serbit mori komente të shumta negative mbi ushtarin amerikan, ku në mesin e tyre u bë edhe thirrje për ta vrarë atë, transmeton Telegrafi.

“Shko në shtëpi ose do të jesh i vrarë”, “Kosova është Serbi”, “SHBA është shumë larg nga Serbia, kthehuni në shtëpi”, “Nuk e dimë nëse Kosova është plotësisht Serbi, por ju duhet të ktheni në shtëpi”, “Mos  u bëni si Stanley”, “Perandoria amerikane po vdes dhe së shpejti (në dekadën e ardhshme) ata do të jenë shumë të varfër për të përballuar aventurat e huaja”, thuhet në mesin e qindra komenteve kundër ushtarit amerikan.

Komentuesit serb gjithashtu shkruajnë se ushtari amerikan do të rrahet nga serbët, po ashtu ata publikuan edhe fotografinë e një serbi, i cili ditë më parë sulmoi dhunshëm ushtarët e NATO-s, ku gjatë eskalimit të situatës u lënduan 30 ushtarë.
Ndërkaq, analisti politik Agon Maliqi ditën e premte ka njoftuar se në rrjetin social Twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara, profile të rreme.

Siç ka bërë të ditur Maliqi, ata me profile me emra shqiptarë postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit.

“Në twitter janë mbi 400 llogari të dyshimta të identifikuara – profile falso kryesisht me emra nacionalistësh shqiptarë – që duket se janë joautentike apo të kontrolluara prej jashtë Kosovës, si ato troll farms të Rusisë që u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve të ndryshme si në SHBA. Disa prej tyre shpesh e zbulojnë veten sepse ngatërrohen – nga profilet me emra shqiptarë shkojnë dhe postojnë propagandë të partisë së Vuçiqit. Shpesh shkruajnë shqip me Google Translate”, thotë ai.
Maliqi shton tutje se ata kanë për qëllim nxitje të urrejtjes.

Situata në veri u tensionua pasi serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të ri shqiptar në objektet komunale. Protestuesit kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në objektet e komunës, por që u ndaluan nga Policia dhe KFOR.

Nga tensionimi i situatës, serbët sulmuan ushtarët dhe ekipet e mediave. 

Moti me shi, erëra të fuqishme e reshje të mëdha në Skenderaj e Gjilan – VIDEO

0

Erëra të fuqishme, reshje e stuhi shiu sot gjatë ditës kanë vërshuar edhe një zonë në periferi të Skenderajit, por deri më tani nuk raportohet për dëme.

Rrebeshe dhe stuhi në zonën (periferi) e Skenderajit ⛈⛈⛈⛈⛈Video: Lavdim Hoxhaj

 

VIDEO

OSBE me 9 hapa për Veri: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

0

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të de-eskalohet situatë në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike.

Si hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.

Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.

Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it, raporton Express.

Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

“Jeta normale fillon, garantohet akçes për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.

Si hap të pestë e propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve, shkruan Express.

OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë.

Ushtrinë në kufi me Kosovën- çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë

0

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shtëpia e Bardhë i ka telefonuar edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Zëvendësi i Jake Sullivan, Jon Finer ka telefonuar Vuçiqin dhe i ka shprehur shqetësimin e SHBA-së për situatën e tensionuar në veri të Republikë së Kosovës. Finer ka bërë thirrje që të dy palët të marrin hapa për de-eskalimin e situatës.

Gjithathu njeriu i Joe Biden i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që të tërheq forcat ushtarake të stacionuara në afërsi të kufirit dhe të ul gjendjen e gatishmërisë, dhe gjithashtu t’iu bëjë thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës.

“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Nuk kanë fund incidentet për Joe Biden, pas rrëzimit, përplas kokën në helikopter (VIDEO)

0

Incidentet nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden dhe pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, tashmë ka ndodhur i radhës.

Lideri amerikan goditi kokën teksa dilte nga helikopteri Marine One që po e transportonte.

VIDEO:

 

 

 

Ky është Serbi nga Kosova që ka ndërruar jetë në QKUK shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, familjarët kërkojnë drejtësi

0

Momçilo Vuçkoviq nga fshati Budriga e Poshtme në Kosovë, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare, të martën pasdite, në Qendrën Klinike në Prishtinë.

Ai ka pësuar një lëndim fatal në kokë gjatë rrugës për në mbledhjen e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit në Beograd, të quajtur “Serbia e Shpresës”.

Katër ditët e fundit të jetës i kaloi në koma. Ndërhyrja kirurgjike në tru nuk e ndihmoi – ishte tepër vonë, transmeton Telegrafi.

Udhëtimi i Momçilos filloi të enjten, më 25 maj, rreth 22:30. Rreth asaj kohe, ai hipi në njërin nga dy autobusët që ishin nisur nga Parteshi afër Gjilanit për në takimin e Partisë Përparimtare Serbe në Beograd të quajtur “Serbia e Shpresës”.

Në ata autobusë ishin kolegët e Momçilos nga shkolla e mesme ku ai punonte si shtëpiak. Anëtarët lokalë të Listës Serbe që kanë dashur të mbesin anonimë për “Vreme”, thonë se Momçilo e ka marrë vendimin që atë natë të largohet për në Beograd.

“Kuotat tashmë ishin plotësuar. Vuçkoviq nuk ishte në listë. Autobusët u nisën edhe nga Budriga e Poshtme ku ai banonte. Sidoqoftë, ai shkoi në autobus në Partesh dhe para se të nisej tha: “Të gjithë shokët e mi të shkollës po shkojnë në këtë autobus, më lër të shkoj me ta, të shohim se çfarë ka rreth kryeqytetit”.

Pasagjerët kishin dy netë të gjata dhe një ditë përpara. Ishte planifikuar që në mëngjes të mbërrijnë në Beograd, që pas gjithë ditës së kaluar në kryeqytetin serb, të jenë në një tubim në mbështetje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe më pas gjatë natës, ata do të kthehen nga kanë ardhur, në Kosovë.

Dy autobusët nga Parteshi po i ndiqte edhe një autoambulancë. Në tubim dolën edhe disa mjekë dhe infermierë. Pasagjerët u ndjenë më të sigurt kur dëgjuan se mjekët ishin afër.

Sipas një prej pasagjerëve të autobusit në të cilin ndodhej Momçilo, atij i është dukur sikur kishte pirë pak më shumë kur vendosi të shkonte në atë rrugë.

“Prandaj njëri nga burrat tha se do të ishte mirë që Momçilo të shkonte te të afërmit e tij në Nish, ne e dinim që daja i tij jetonte atje. Njeriu që sugjeroi të linim kolegun e tij në Nish tha gjithashtu se kishte frikë se nuk do të mund të flinte deri në Beograd dhe se kishim një ditë të ngarkuar përpara”, shtoi dëshmitari.

“Më ka thirrur një i njohur nga Kosova dhe më ka thënë se së shpejti do të më njoftojë, kur të jetë autobusi në Nish, ku ta marr familjarin tim”, tha daja i tij.

Disa minuta më vonë ka ndodhur një gabim fatal për të cilin, siç thonë anëtarët e familjes së Vuçkoviqit, drejtësia do të vendoset në gjykatë.

Përkatësisht, sipas pohimeve të dëshmitarëve të shumtë, autobusët kanë ndalur në Doljevc, afër Nishit, në një pikë karburanti, në mënyrë që pasagjerët të pinin kafe.

“Momçilo ka blerë gjithashtu kafe. Ai doli për ajër të pastër dhe filloi të shtendosë muskujt e këmbëve. U pengua dhe ra me gjithë fuqinë e tij. Goditi fort pjesën e pasme të kokës në asfalt. Goditja e la pa ndjenja. Ai erdhi shpejt në vete, megjithatë pati panik në mesin e pasagjerëve”, theksoi një dëshmitar.

Një dëshmitar i cili nuk deshi të identifikohej, thotë se në atë moment në pompë ka qenë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit nga Pasjani, si dhe të paktën tre mjekë, të cilët kanë qenë duke ndjekur autobusin.

“E kanë ekzaminuar Momçilon në pikën e karburantit. Ai kishte një prerje të vogël në kokë. Edhe pse u thanë se ai kishte rënë me kokë dhe se kishte humbur ndjenjat, ata arritën në përfundimin se nuk ishte “asgjë e rrezikshme”. Mjekët i fashuan kokën dhe i thanë se nuk kishte nevojë të shkonte në spital, por mund të vazhdonte në tubim. Njëri nga të pranishmit kundërshtoi mjekët dhe tha se ishte e papranueshme që një i lënduar të vazhdojë udhëtimin e tij”, shtoi ai.

Shumë shpejt telefoni i dajës së Vuçkoviqit cingëroi sërish. Siç thotë ai, një i njohur e ka telefonuar sërish, rreth 2 orë e 15 minuta pas mesnate. I thanë se Momçilo ishte lënduar dhe se do ta sillte një autoambulancë në rrethrrotullimin afër shtëpisë së tij dhe të shkonte e ta priste.

“Autoambulanca lëvizte me shpejtësi nën përcjelljen e rotacionit (dritës që sinjalizon urgjencë). Kur ata u ndalën para meje, dera u hap shpejt dhe një infermiere doli nga automjeti me familjarin tim. Ai kishte fasha në kokë. U shqetësova, por ajo tha se doktori tha se gjithçka është në rregull me Momçilon, se “nuk është asgjë” dhe se ata duhet të vazhdojnë. Ajo u kthye me nxitim në automjet”, thotë daja i Vuçkoviqit.

“Ata thjesht e lanë. Mjekun as që e pashë. A e kishte të vështirë të dilte jashtë? Pse nuk e çuan në spital? Pse nuk më thanë se do të ishte mirë po t’i bënte një incizim të kokës, do ta dërgoja. Spitali është afër, po të kishin shfaqur vetëm një fjalë shqetësimi, ai ndoshta do të kishte shpëtuar. Pse nxitonin kaq shumë, dhe unë i besova se ‘çfarë ka thënë mjeku”, tha ndër tjera.

Reklama
Vuçkoviq natën e ka kaluar në shtëpinë e familjarit, ndërsa në mëngjes ka kërkuar të kthehet në Kosovë. Daja i Momçilos thotë për “Vreme” se ka rënë dakord me prindërit e familjarit që të takohen në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

“Diku pas Bujanocit kam vërejtur se Momçilos i ka rënë koka. Dukej se e kishte zënë gjumi. Pak më tutje, në pikëkalimin kufitar, takova motrën time, nënën e tij. Nuk arritëm ta zgjonim, e transferuam në automjetin e saj”, shtoi ai.

Momçilo në fakt ra në koma. Ai nuk është zgjuar që atëherë. Familja fillimisht e ka dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Pasjan, pastaj në Gjilan, prej nga me autoambulancë është transportuar në Prishtinë.

Mjekët atje e referuan menjëherë në skaner. Është konstatuar se ka pasur gjakderdhje të brendshme, si pasojë e goditjes së kokës në beton, i kanë plasur dy kapilarë në tru. Shanset e tij për të mbijetuar ishin tashmë minimale.

“Mjekët në Prishtinë na thanë se operacioni është dashur të bëhet gjatë natës, se ka humbur kohën e çmuar. E operuan. Ata u përpoqën të ndihmonin, e pamë që po përpiqeshin. Ata duhej ta fusnin në koma të induktuar përveç komës në të cilën ra. Megjithatë, ai nuk mbijetoi, vdiq të martën”, tha daja i tij