Ballina Blog Faqe 70

Super atmosferë, pamje nga dasma e Kleas dhe Elgitit

0

Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Çifti ka mbajtur një dasmë madhështore mbrëmjen e djeshme në Himarë.

Tashmë kanë dalë disa video nga festa ku shihet një super atmosfer.

Ndërsa Klea dhe Elgiti shihen duke vallëzuar teksa i rrethonin një grup që i bien tupanëve

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xing.al (@xing.al)

 

Gjakovë: Shefi i shkon te shtëpia punëtorit që ia la punën pa paralajmërim, e rrah dhe e kërcënon me armë

0

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje. Pagat, borxhet e largimi nga puna janë vetëm disa nga arsyet e konflikteve të tilla. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë bërë me dije se këtë herë në rast janë të përfshirë dy persona, një 43-vjeçar dhe ish-punëtori i tij, të cilin po e akuzon se ka vendosur të largohet nga puna pa e njoftuar paraprakisht.

Sinjali mëson se sherri mes tyre dyshohet se plasi gjatë ditës së djeshme, kur viktima kërkoi ndihmën e Policisë dhe raportoi se është sulmuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga ish-shefi.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari ia ka zënë pritën viktimës te shtëpia e tij dhe aty dyshohet se i ka kërkuar llogari pse ka vendosur që ta lë punën, e madje e ka akuzuar edhe për një borxh.

Për të mos mbaruar me kaq, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka goditur dhe e ka kanosur me armë, duke i shkaktuar kështu shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Kanosje”, “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit për rrahjen brutale në Sibovc të Obiliqit, shkak kullotja e bagëtive

0

Katër persona janë lënduar si pasojë e një rrahje brutale që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sibovc të Obiliqit. Të dyshuarit që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas dy prej tyre kanë përfunduar në ndalim policor. Sinjali ka mësuar se kush janë të dyshuarit dhe cili është motivi që i shtyri të futen në sherr.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Vedat dhe Esat Gashi, (vëllezër), të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dy të dyshuarit e tjerë Naim dhe Ymer Sadiku (babë e bir)Sinjali mëson se konflikti mes dy palëve kishte nisur për shkak të kullotjes së bagëtive në një pronë publike, që dyshohet se u bë mollë sherri që debati verbal të eskalojë në dhunë fizike.

Dy të dyshuarit e parë janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre, ndërsa të dyshuarit e tjerë, babë e bir, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari Naim Sadiku ka pësuar lëndime të rënda gjatë përleshjes, ku dyshohet se u përdor edhe një gyp plastike.Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të veprave penale “Sulmi” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, teksa veprimet tjera do të merren brenda afatit ligjor.Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin, i cili nga prokurori është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Bazuar në hetimet fillestare, gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Personave të lënduar u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin policia ka intervistuar tre persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, dy prej të cilëve pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Rashica ‘dridh’ Stambollin, feston titullin me këngën “Oj Kosovë, oj nana ime” -Pamje

0

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi.

E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas tij jehonte kënga shqip “Oj Kosovë, oj nana ime”, midis Stambollit.

Me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rashica festoi titullin kampion, duke qenë i shoqëruar edhe nga dy djemtë e tij.

Ndryshe, e ardhmja e tij është e pasigurtë pasi i përfundon huazimi me klubin turk në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse Galatasary do e blejë.

Përndryshe, ai do të kthehet te skuadra e Norwich Cityt, që ka kartonin e tij.

VIDEO:

Kush përgjohet në Kosovë? Eksperti i sigurisë kibernetike zbulon detajet

0

Shumica e njerëzve në Kosovë e kanë frikën se është duke i përgjuar dikush”, kështu deklaroi në emisionin “Kendiv” eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj.

Ai shtoi se nuk ka person i cili nuk është i përgjueshëm, por varet në çfarë niveli ku je dhe kush dëshiron të përgjojë.
Por, kush përgjohet në Kosovë?

Detajet interesante i gjeni në videon më poshtë.

Bledi Mane i bënë hygjym me puth Shota Baraliun, fiken Dritat në emision – E pabesueshme çfarë ndodh!

0

Në emisionin Kojshia Show, këtë të diel mysafirë ishin: Gazetari i njohur nga Shqipëria, i cili ishte edhe banor i Big Brother VIP Albanian 2, Bledi Mane, si dhe aktorja e njohur kosovare, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, Shota Baraliu.

Të dy, në këtë emision dhuruan një shou të vërtetë për shikuesit, ku nuk munguan as edhe flirtet mes tyre.

Në minutën e 43:00, pasi gazetari Bledi Mande tha se dëshiron ta puthë aktoren kosovare, në emision fikën dritat, ndërsa ajo çfarë ndodhi më pas, ishte tejet komike.

Ndiqeni minutën e 43:00 për të parë se çfarë ndodh.

Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

0

Më 6 maj, dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Kiara po shkëlqente në fustanin e bardhë teksa shkonte drejt altarit.

Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga ky fustan që moderatorja veshi atë natë.

Siç bëhet e ditur nga “Vip Magazine” ato po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.

“Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro

E fejuan kur ishte vetëm 4 vjet, historia e pabesueshme e gruas: 18 vjet jam martu, ai i ka pas 15, fëmijë u kanë

0

Vështirësitë e jetës filluan shumë herët.

Raza Boikaj, sot 83-vjeçare nuk pati fëmijëri të lehtë.

Atë e fejuan në moshën katër vjeçare, me burrin që ishte 3 vite me i ri.

Gazetare: Albulena Demaku

Sot, 83-vjeçarja nga Isniqi jeton bashkë me fëmijët, nipat e mbesat.
VIDEO:

Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se është e gatshme të japë dorëheqje.

Ajo po fajëson “industritë mediale” për këtë, raporton Danas.
“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave manjate, sa për të qenë të qartë – jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje – nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje. Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiqit”, ka deklaruar ajo.

Pronarin e këmbimores në Prishtinë e përcjellin hajnat, ia vjedhin çantën me 20 mijë euro

0

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Me një ngjarje të tillë është ballafaquar së fundmi edhe pronari i një lokali ku bëhet këmbimi i parave në valuta të ndryshme, në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur derisa viktima ishte ndalur te vetura e tij për të hyrë, kur papritur një person ka dalë nga një veturë dhe ia ka marrë çantën me rreth 20 mijë euro e më pas janë larguar.
Të dyshuarit kanë arritur të ikin pa lënë ndonjë gjurmë, kurse viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se si ndodhi ngjarja.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do ndërmerren posa të zbulohen dhe të kapen të dyshuarit.