Ballina Blog Faqe 64

Ekskluzive: KFOR-i turk pritet të vendoset në veri /pamje

0

Sot është bërë një javë nga nisja e protestave të qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës. Java është përshkuar me incidente të ndryshme ku nuk janë kursyer as ushtarët e KFOR-it.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se së shpejti në komunat veriore pritet të stacionohen ushtarët e KFOR-it turk.

Qindra ushtarë të KFOR-it turk janë bërë gati për mbajtjen e rendit në komunat e “nxehta” ku edhe pas një jave po vazhdojnë protestat e serbëve.

Aktualisht në komunat veriore janë të vendosur trupat e KFOR-it amerikan, hungarez, polak dhe italianë.

30 ushtarë të kontigjentit hungarez kanë mbetur të lënduar të hënën që lamë pas nga sulmet e organizuara të protestuesve serbë.

VIDEO:

 

“Kjo është arma më e pamposhtur e Kurtit”, profesori me fjalë të mëdha për kryeministrin

0

Profesori Sulejman Mehazi ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përballë Vuçiqit, SHBA-së dhe BE-së.

Ai tha se Kurti është shembull i intelegjencës politike, guximit dhe dashurisë ndaj Republikës së Kosovës.

“Arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij. Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rrikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës”, u shpreh Mehazi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plote:
Albin Kurti me armën e mençurisë dhe guximit politik do përmbysë Vuçiqin para SHBA-së dhe BE-së

Albin Kurti është shembull i intelegjencës politike, guximit dhe dashurisë ndaj Republikës së Kosovës, shembull i botës moderne politike, mençuria e tij politike do t’i mposhtë të korruptuarit e SHBA-së dhe BE-së, burrështetasit e mençur, intelegjentë dhe të guximshëm në historinë politike kanë mundur dhe shtetet më të fuqishme në botë, Arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij. Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rrikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës

“Po rren, friksohesh se të rrahin” – përplasen Qalaj e Bajqinovci (VIDEO)

0

Në debatin parlamentar për situatën në veri, kanë debatuar ashpër edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Për këtë të fundit, deputeti Qalaj tha se kishte bërë intervenime për t’u takuar me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për të intervenuar për dikë të vetin.

Ani se Qalaj nuk bëri të ditur se për çfarë qëllimi ka kërkuar të takohet me Veselin.

Një gjë të tillë e ka mohuar Bajqinovci, i cili ia përmendi një rast, ku sipas tij, janë numëruar para në emër të krimeve ekonomike gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të policisë.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ia ka përmendur me emrin, personin për të cilin tha se Bajqinovci kishte dërguar intervevenca.

“Mos rrej, qetësohu. Ke dërguar te zotëri Kadri Veseli për ta pranuar Avniun që është në New York, pse po gënjen Mefail. Pranoje kur të gënjesh. Bëhu burrë. E di që të bërtasin, të rrahin, por më fal. Mefail të lutëm, a të kujtohet?”, e ka pyetur Qalaj Bajqinovcin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nëse nuk është e vërtetë një rast i krimit ekonomik, ai do të kërkojë falje.

“Këta e kanë stil me thënë, a e mban mend kur kemi takuar, kur ke dashur të vish me Hashimin. Unë ju siguroj dhe ju garantoj që kjo është e pavërtetë. A”, ka vijuar ai.

Deputetë po vazhdojnë të diskutojn në Kuvend për situatën në veri.

VIDEO

Kryetari i Zubin Potokut, kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të reja

0

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se ende nuk ka ndonjë arsye se pse duhet të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe.

Zeqiri ka deklaruar se zgjedhjet e reja mund ta prodhojnë një situatë edhe më të tensionuar.

“Një herë për një herë nuk mendoj në atë drejtim, sepse e do një analizë më të zgjeruar se a ka nevojë të shkohet në zgjedhje dhe pse të shkohet në zgjedhje. Akoma nuk ka ndonjë element të arsyes se pse duhet hyrë në zgjedhje dhe pse duhet tërhequr dhe se çfarë mund të prodhojë ajo. Mund ta prodhojë një situatë edhe më të komplikuar, kështu që nuk po mendoj për këto gjëra”, tha Zeqiri për Klanin.

“Normal se do të konsultohem me partinë edhe me të gjithë votuesit do të konsultohem për të parë ndonjë arsye se pse duhet të tërhiqem. Unë nuk kam hyrë për t’u tërhequr, por t’i analizojmë rrethanat”, tha ai.

“Respekt për bukuroshen”, Oso Kuka i Leposaviqit sytë kah modelet, bëhet horë në Facebook

0

Në kohën kur Veriu i Kosovës është në krizë mes qytetarëve serb, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi duket se nuk e ka fare mendjen tek tensionet e larta atje.

Hetemi sot duket se u mallëngjye nga modelja kosovare, Mejreme Hajdaraj e cila u zgjodh “Miss Elite World 2023” në Egjipt.

Ai nuk nguroi aspak të lë një koment për modelen në Facebook.

“Respekt për Bukuroshen”, ka komentuar Hetemi në fotografinë e modeles të publikuar nga një medium lokal.

 

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

0

Vendet e KUINT-it kanë dënuar vendimin e autoriteteve të Kosovës që kryetarëve të rinj të veriut të Kosovës t’u mundësohet me dhunë qasje në ndërtesat komunale, Amerika veçmas thotë se Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e tyre dhe tashmë ka anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”, mirëpo Albin Kurti vazhdon të thotë se bashkëpunon ngushtë me BE-në dhe SHBA. Cilët janë partnerët perëndimorë për të cilët Kurti thotë se po e mbështesin?

Sipas portalit serb “Kosovoonline”, është e qartë se Kurti ka mbështetjen e faktorëve që mendojnë se tani është mundësia “për t’i dhënë fund të gjitha lidhjeve në mes të veriut të Kosovës dhe institucioneve të Serbisë”, përkatësisht të konfirmohet shtetësia e Kosovës.

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq thotë se “është absolutisht e sigurt se masat dhe veprimet e Kurtit dhe atyre që “tentojnë të konfirmojnë” shtetësinë e Kosovësnuk i përshtaten administratës në Uashington sepse ai nuk ka ndërmend të përjashtojë serbët nga ky proces”.

“Amerikanët duan me çdo kusht t’i kthejnë serbët në dialog dhe të kërkojnë një zgjidhje në të cilën do të marrin pjesë serbët, por në përputhje me interesin e tyre kyç – të konfirmojnë shtetësinë e Kosovës. Është përfshirë edhe Sekretari i Shtetit Blinken, gjë që është e pazakontë, por kjo tregon qartë se amerikanët duan dy gjëra – të bëjnë të ditur se ata janë arbitri kryesor dhe faktori kryesor i rezultatit dhe procesit që duhet të çojë në zgjidhje, që është një mesazh për Kurtin, për ne, por edhe për partnerët tanë perëndimorë. Nëse Kurti nuk e pranon këtë ai do të vë në dyshim pozicionin dhe strategjinë e tij politike, por mënyra se si ai sillet, të çon në përfundimin se ai ka mbështetje të disa qendrave të pushtetit në Evropë. Gjermanët mbështesin pa rezerva jo vetëm Kurtin, por edhe politikën e tij që nga dita e parë dhe këtë nuk e vënë në dyshim. Ata në parim kontestojnë dhe kritikojnë sulmin ndaj KFOR-it, por nuk vënë në dyshim masat dhe veprimet e Kurtit, që do të thotë se ata qëndrojnë pas kësaj politike”, ka pretenduar Millivojeviq.

Ai ka shtuar se është e padiskutueshme, pra është plotësisht e qartë se aty është i pranishëm edhe ndikimi britanik.

“Është e qartë se Londra është në koalicion me Berlinin kur është fjala për mbështetjen e Kurtit për masat dhe veprimet e tij”, ka saktësuar ai.

Millivojeviq ka pretenduar se “tani shtrohet pyetja nëse amerikanët do të shkojnë deri në fund, jo vetëm në disiplinimin e Kurtit për masat dhe veprimet e tij, por edhe se si do ta konfirmojnë kredibilitetin e tyre duke marrë parasysh se ata vetë e kanë hapur këtë çështje. Ai thotë se është e hapur edhe çështja e autoritetit amerikan në raport me organet e Kosovës, por edhe çështja e autoritetit të tyre në raport me partnerët e tyre – gjermanët dhe britanikët”.

Elbert Krasniqi: Për trimërinë e MemIi Krasniqit kemi mësu me “Ritmin e Rrugës”

0

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Memli Krasniqi se Erden Atiq nuk ndodhet në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Memli Krasniqi pyet Kurtin: Pse s’po e qon Erden Atiqin në komunën e Mitrovicës së Veriut?

Ministri ka thënë se Atiq po e kryen punën në komunë e që deklaratat e deputetit nuk qëndron.

“Erdeni është në zyre të komunës së qeverisë dhe çdo ditë duke qeverisë, ai objekt është komuna e Mitrovicës. Ai është në zyre. Ai bëri edhe një kërkesë legjitime kërkojë prej ZRrE-së që të faturohet rryma kërkesa e njëjtë u pamundësua për dy kryetarët…”, u shpreh ai.

Deputeti Krasniqi i cili e akuzoi ministrin Kransiqi për frikacak, meqë kishte të ngjitur pancir kur erdhi në Veri, ky i fundit i përmendi një këngë Memli Kransiqit, gjatë kohës sa ishte këngëtar.

“Deputeti Krasniqi nuk është këtu foli për pancirin, për trimërinë e Memlit e kemi mësu me ritmin e rrugës tjetër nuk kam cka me thënë më shumë”, tha ministri.

Njihuni me dy vëllezërit e Kurtit, njëri intelektual i madh, punon si profesor në Suedi

0

Arianit Kurti është njëri nga dy vëllezërit e ish-Kryeministrit, Albin Kurtit.

Nuk dihet shumë për Arianitin, por ai pati një karierë të bujshme në Suedi në studimin e shkencave kompjuterike, ku punoj edhe si asistent profesor në një nga fakultetet suedeze (Department of Computer Science at Linnaeus University (LNU))

Shumë pak dihet për familjen e Albin Kurtit, të cilët shumë pak ose fare nuk dalin në media.

Zaimi, së bashku me Albinin dhe Arianitin ishin arrestuar në prill të vitit 1999.

Vëllai tjetër i Albin Kurtit është Taulant Kurti për të cilin u debatua në media në zgjedhjet e vitit 2013 për shkak të një mosmarrëveshje me LDK’në në vendvotimin ku ai ishte kryesues.

 

Konflikt familjar në Pejë, 57-vjeçari shan e ofendon vëllain e tij: M*t, ta q*i nanën rrugaç

0

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Në një sherr janë përfshirë mbrëmë pas mesnate edhe dy vëllezër në rrugën ‘Vilsoni’ në Pejë, ku njëri nga ta dyshohet se në gjendje të dehur ka sharë e ofenduar tjetrin.

Sinjali mëson se 57-vjeçari kishte shkuar i dehur te shtëpia e vëllait të tij dhe pasi ky i fundit ka tentuar që ta fus brenda që të mos dëgjojnë të tjerët, i dyshuari e ka ofenduar me fjalë ‘m*t e rrugaç’ dhe e ka sharë me fjalë banale.

Për më tepër ai dyshohet se ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht, gjë e cila ka bërë që 46-vjeçari të kërkojë ndihmën e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku pas testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Sveçla bën xhiro në veri, pamjet e vizitës së tij si në filmat aksion

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë sot një vizitë në veri. Ministri ka vizituar pendën e ujmanit dsi dhe urën e Bisticës. Pamjet e vizitës së tij ngjasojnë me pamjet e filmave aksion.

“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm” shkruan Sveçla në njoftim./Indeksonline/