Ballina Blog Faqe 5

Richard Teng, CEO i Binance: Inteligjenca Artificiale nuk zëvendëson njeriun – e fuqizon atë

0

Tetë vite pas themelimit të saj, Binance mbetet lider global në botën e kriptovalutave, me gati 280 milionë përdorues dhe një prani në mbi 100 vende të botës. Me një rritje të qëndrueshme dhe adaptim të vazhdueshëm ndaj teknologjive të reja, platforma e shënoi këtë përvjetor me një sesion të drejtpërdrejtë AMA (Ask Me Anything) me CEO-n e Binance, Richard Teng, ku u theksuan arritjet më të rëndësishme dhe planet për të ardhmen.

“Çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për komunitetin tonë,” tha Teng, duke shtuar: “Ne nuk e marrim besimin e tyre si të mirëqenë. Komuniteti është zemra e Binance.”

Në një kohë të paqëndrueshmërisë së madhe dhe rënies së besimit në tregun e kriptos, Binance ka qëndruar e përkushtuar ndaj transparencës. Platforma publikon çdo muaj dëshminë e rezervave duke përdorur teknologjinë e avancuar zk-SNARK, e cila u mundëson përdoruesve të verifikojnë në mënyrë të pavarur fondet në platformë.

“Nuk mjafton të flasësh për besim – duhet ta ndërtosh atë. Iniciativa jonë ‘Proof-of-Reserves’ është shembulli më i mirë i transparencës së vërtetë,” tha Teng.

Gjatë vitit 2024, Binance ka ridizajnuar edhe mënyrën profesionale të tregtimit (Pro mode), duke ofruar një përvojë të personalizuar për përdoruesin, të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Qëllimi është i qartë – të thjeshtohet tregtimi dhe të rritet qasja për të gjitha nivelet e përdoruesve. “Dëshirojmë që Binance të jetë intuitiv dhe i dobishëm për të gjithë – nga fillestarët te investitorët institucionalë”, shtoi ai.

Binance nuk ndalet vetëm me përdorues individualë. Vetëm në një vit, numri i klientëve institucionalë është rritur me gati 100%, me kërkesë të lartë për zgjidhje si llogaritë e fondeve dhe Binance Wealth – të dizajnuara për menaxhimin profesional të aseteve digjitale. “Interesi institucional është më i larti ndonjëherë – dhe ne jemi të gatshëm ta përkrahim atë”, deklaroi Teng.

Për më tepër, me krijimin e fondit prej 1 miliard dollarësh për sigurinë e aseteve (Secure Asset Fund), Binance dërgon një mesazh të qartë – siguria e fondeve nuk është e diskutueshme. Platforma ka krijuar gjithashtu një sistem mbrojtjeje në nëntë nivele kundër mashtrimeve dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante në të gjithë botën. “Dëshirojmë që përdoruesit tanë të ndihen të sigurt – por edhe të jenë të edukuar, që të mbrohen vetë nga mashtrimet,” theksoi ai.

Duke folur për të ardhmen, Richard Teng theksoi se inteligjenca artificiale do të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e tregtarëve dhe në funksionimin e brendshëm të platformës – por njeriu do të mbetet në qendër të vendimmarrjes. “Inteligjenca artificiale është një aleate e fuqishme – jo një zëvendësim i gjykimit njerëzor. Ne përdorim teknologjinë për të fuqizuar përdoruesin, jo për ta zëvendësuar atë,” u shpreh ai.

Në mesazhin përmbyllës, Teng falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur Binance gjatë tetë viteve të fundit: “Kjo nuk është thjesht rruga jonë – është rruga jonë e përbashkët. Faleminderit secilit prej gati 280 milionë përdoruesve tanë – ju jeni forca që na shtyn përpara çdo ditë.”

Binance: Institucionet dhe Korporatat po e shtyjnë Bitcoin-in në një fazë të re

0

Çmimi i Bitcoin ka arritur një rekord historik prej 123,218 dollarësh amerikanë, i nxitur nga një sërë faktorësh kyç që po e transformojnë tregun e kriptovalutave.

Në radhë të parë, interesi i pandërprerë i investitorëve institucionalë ka rezultuar të jetë forca kryesore shtytëse, sidomos përmes fondeve spot ETF. Sipas të dhënave të platformës SoSoValue, këto ETF aktualisht menaxhojnë 6.43% të gjithë Bitcoin-ëve ekzistues, në vlerë mbi 150 miliardë dollarë. Vetëm në periudhën nga 7 deri më 11 korrik, në këto fonde janë derdhur 2.72 miliardë dollarë – me trend pozitiv që vazhdon për të pestën javë radhazi.

Faktorët makroekonomikë gjithashtu po luajnë një rol të rëndësishëm. Etja për rrezik mes investitorëve është rritur në tregjet globale, gjë që dëshmohet nga rekordet e reja të indekseve Nasdaq dhe S&P 500. Kapitali po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt aksioneve të lidhura me inteligjencën artificiale, teknologjinë dhe ekonominë dixhitale. Siç thekson Binance Research, një pjesë gjithnjë e më e madhe e fondeve po kalon nga asetet tradicionale “të sigurta” drejt investimeve me rrezik më të lartë – përfshirë këtu edhe kriptovalutat.

Adoptimi i kriptovalutave nga sektori i biznesit është rritur ndjeshëm. Raporti i Binance Research nënvizon rritjen e kompanive që po përfshijnë Bitcoin-in në rezervat e tyre korporative, duke e shndërruar atë në një mjet strategjik të menaxhimit të financave. Ky trend është i dukshëm në disa juridiksione. Sipas të dhënave të Ark Invest, interesimi i korporatave për të mbajtur kripto-asete në bilancet e tyre është më shumë se dyfishuar që nga fillimi i vitit.

Kompania më e madhe publike që mban Bitcoin, Strategy (ish-MicroStrategy), ka blerë së fundmi edhe 4,225 BTC, duke e çuar totalin e saj në 601,550 BTC – rreth 3% të furnizimit të përgjithshëm global. Kjo përforcon edhe më shumë rolin e Bitcoin-it si një aset strategjik afatgjatë. Në të njëjtën kohë, Deloitte Global Blockchain Survey 2025 zbulon se mbi 73% e drejtuesve të lartë të kompanive të mëdha në mbarë botën besojnë se asetet dixhitale do të kenë rol kyç në strategjitë e tyre në tre deri pesë vitet e ardhshme.

Pavarësisht këtyre sinjaleve pozitive, ndjenja e tregut mbetet relativisht e kujdesshme. Indeksi i frikës dhe lakmisë është në nivelin 67, duke treguar një lakmi të moderuar dhe kërkesë të kontrolluar. Kjo dëshmon se rritja aktuale e Bitcoin është më tepër strukturore sesa spekulative. Sipas të dhënave të TradingView, kapitalizimi total i tregut të kriptovalutave ka arritur në 3.67 trilionë dollarë, ndërsa dominimi i Bitcoin ka rënë në 63.8%, çka tregon një interes të ripërtërirë për altcoin-et.

“Rritja aktuale e çmimit të Bitcoin është rezultat i një kërkese të pjekur dhe shumëdimensionale, e ndikuar nga trendet makroekonomike, përvetësimi institucional dhe integrimi i gjerë i kriptovalutave në strategjitë financiare të korporatave,” deklaroi Sandro Slukan, Marketing Lead për Ballkanin në Binance.

Binance lanson produktin e parë global të staking-ut në përputhje me parimet e Sheriatit – Sharia Earn

0

Binance, platforma më e madhe në botë për kriptovaluta dhe teknologji blockchain, ka lansuar produktin inovativ Sharia Earn, i pari në nivel global që i përmbahet plotësisht parimeve të financave islame. Ky shërbim është zyrtarisht i certifikuar nga Amanie Advisors, një prej institucioneve më të njohura ndërkombëtare për konsulencë në përputhje me Sheriatin.

Me vlerë globale mbi 4 trilionë dollarë, tregu i financave islame vazhdon të rritet me ritme të larta, por shumë myslimanë në mbarë botën kanë mbetur të përjashtuar nga bota e financave digjitale për shkak të paqartësive mbi përputhshmërinë fetare. Sharia Earn synon të mbushë këtë boshllëk, duke ofruar një mënyrë transparente dhe të sigurt për të gjeneruar të ardhura pasive në përputhje me besimin dhe vlerat islame.

Ky është hapi i parë i Binance drejt ofrimit të produkteve të certifikuara për komunitetin mysliman global. Shërbimi fillimisht do të jetë i disponueshëm për monedhat BNB, ETH dhe SOL, përmes një strukture të ndërtuar sipas parimeve të Wakala – një kontratë islame që rregullon menaxhimin e fondeve. Të gjitha fondet do të drejtohen vetëm drejt projekteve dhe aseteve që janë në përputhje me ligjin islam (halal).

Richard Teng, CEO i Binance, deklaroi:

“Misioni ynë ka qenë gjithmonë të ndërtojmë një sistem financiar më të hapur dhe gjithëpërfshirës. Me Sharia Earn, ne fuqizojmë komunitetet myslimane dhe investitorët e përkushtuar ndaj Sheriatit që të marrin pjesë në një nga revolucionet më të rëndësishme të financave moderne. Ky nuk është vetëm një produkt – është një hap drejt një ekonomie më të drejtë digjitale.”

Sharia Earn përfaqëson një ndërthurje mes dy sistemeve financiare: financave islame dhe teknologjisë blockchain. Ndërsa kripto sfidon sistemet tradicionale përmes decentralizimit, financat islame i afrohen qëllimit përmes ndarjes së rrezikut, ndalimit të interesit (riba), qarkullimit të pasurisë dhe transparencës.

Shërbimi fillimisht do të jetë i qasshëm për përdoruesit në vende si Afganistani, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Jordania, Pakistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Jugore.

Produkti është ndërtuar mbi teknologjinë ekzistuese të Binance Earn, duke përfshirë opsione si BNB Locked Products, ETH dhe SOL staking. Të gjitha këto janë rishikuar dhe aprovuar nga këshilltarët e Sheriatit për të siguruar përputhshmëri të plotë fetare.

Rreth Binance

Binance është një prej liderëve botërorë në fushën e blockchain-it dhe kriptovalutave, me mbi 280 milionë përdorues në më shumë se 100 shtete. Platforma ofron siguri të lartë, transparencë, efikasitet tregtar dhe një gamë të gjerë shërbimesh – nga tregtia dhe financat te edukimi, pagesat, inovacionet Web3 dhe projektet sociale. Binance synon ndërtimin e një ekosistemi digjital gjithëpërfshirës që fuqizon njerëzit në mbarë botën përmes teknologjisë dhe qasjes së drejtë në financa.

📍 Për më shumë informacione mbi Sharia Earn vizitoni: www.binance.com

Binance feston 8 vjet sukses global – me besimin e 280 milionë përdoruesve

0

Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave, ka shënuar tetëvjetorin e saj si një prej aktorëve më të rëndësishëm të ekosistemit global të blockchain-it. Që nga themelimi në vitin 2017, Binance është rritur në një komunitet me mbi 280 milionë përdorues në më shumë se 100 shtete – që do të thotë se rreth një në çdo 28 persona në botë janë përdorues të saj. Çdo javë, rreth një milion përdorues të rinj i bashkohen platformës, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme dhe një besim të palëkundur në teknologjinë e financave digjitale.

Nga kompania është theksuar se qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet fuqizimi i njerëzve përmes aksesit të drejtë dhe të sigurt në financa. “Të mundësosh që secili të ketë kontroll mbi paratë e veta, t’i përdorë, t’i kursejë dhe t’i zhvillojë. Falë 280 milionë njerëzve që kanë zgjedhur Binance si udhërrëfyes në këtë rrugë, ne jemi më të motivuar se kurrë për të ndërtuar mjete të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për të ardhmen financiare të të gjithëve,” thuhet në deklaratë.

Sot, Binance ofron likuiditetin më të madh në tregun e kriptovalutave, një portofol të pasur produktesh dhe standarde të larta sigurie. Vetëm gjatë këtyre viteve, përdoruesit kanë realizuar mbi 125 trilionë dollarë tregti në tregjet spot dhe derivativë, ndërsa volumi mesatar ditor i tregtimit arrin mbi 91 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të muajit qershor 2025 nga platforma “The Block”, Binance mban mbi 41% të tregut global të tregtimit spot – një dëshmi e qartë për pozitën dominuese që mban në industrinë globale, si për përdoruesit e zakonshëm ashtu edhe për investitorët institucionalë.

Përveç tregtimit, Binance është shndërruar edhe në një platformë të rëndësishme për kursime, pagesa dhe edukim. Përmes programit Binance Earn, përdoruesit kanë përfituar mbi 50 miliardë dollarë kursime dhe të ardhura. Ndërkohë, Binance Pay ka procesuar 230 miliardë dollarë përmes 300 milionë transaksionesh, duke ofruar një alternativë më të shpejtë dhe më të lirë për pagesat ndërkombëtare. Vetëm në periudhën 2022–2024, përdoruesit kanë kursyer rreth 1.75 miliardë dollarë në tarifa të remitancave. Në aspektin edukativ, mbi 64 milionë persona kanë përfituar nga materialet dhe mësimet që ofron Binance Academy.

Siguria mbetet një nga prioritetet kryesore të kompanisë. Që nga dhjetori i vitit 2022, mekanizmat e saj për menaxhimin e rrezikut kanë parandaluar mashtrime me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh, ndërsa mbi 215 milionë dollarë fonde të vjedhura janë rikuperuar ose bllokuar. Kompania ka bashkëpunuar me autoritetet në 241 mijë raste hetimore dhe ka zhvilluar mbi 400 trajnime për agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën. Aktualisht, 22% e stafit të Binance punon në departamente të përputhshmërisë me ligjin, dhe kjo shifër pritet të rritet me 33% gjatë vitit 2025.

Me lansimin e produkteve të reja si Binance Wallet, Launchpool, Megadrop dhe platforma të avancuara si Binance Alpha, kompania po udhëheq tranzicionin drejt një epoke të re të financave digjitale, duke zgjeruar qasjen në kriptovaluta për miliona përdorues të rinj anembanë botës.

Për Binance, tetëvjetori nuk është vetëm një përvjetor simbolik, por një reflektim i angazhimit të vazhdueshëm ndaj rritjes, inovacionit dhe ndërtimit të një sistemi financiar të hapur, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Më shumë informacione në: www.binance.com

“Binance Marketplace” – Platforma që po ndryshon mënyrën se si i përdorim kriptovalutat

0

Përdoruesit e Binance tashmë kanë një mundësi të re për të eksploruar, blerë dhe paguar me kriptovaluta – të gjitha në një vend të vetëm. “Binance Marketplace” është inovacioni më i fundit nga gjiganti global i kriptos që po thjeshton jetën digjitale të përdoruesve përmes një platforme të integruar brenda aplikacionit Binance.

Ky treg digjital bashkon mbi 15 tregtarë dhe mini-aplikacione, duke u mundësuar përdoruesve që të rezervojnë hotele, të blejnë artikuj, të udhëtojnë, të luajnë video-lojëra dhe të përfitojnë zbritje ekskluzive kur paguajnë me Binance Pay. Përdorimi i kriptovalutave po bëhet më i lehtë se kurrë – dhe “Binance Marketplace” është dëshmi e kësaj qasjeje praktike.

“Përmes Marketplace, përdoruesit mund të qasen drejtpërdrejt edhe në shërbime të tjera si DeFi Wallet, NFT Marketplace, Binance Live, Launchpad apo Liquid Swap. Kjo e bën platformën një pikë qendrore për çdo nevojë të përditshme të përdoruesve të kriptovalutave,” thuhet në udhëzuesin zyrtar të Binance.

Për të hyrë në Binance Marketplace, mjafton të keni aplikacionin Binance dhe të aktivizoni “Pro Mode”. Më pas, skroloni në faqen kryesore derisa të gjeni ikonën e Marketplace – aty fillon eksplorimi juaj i botës së kriptos në përdorim praktik.

Në një kohë kur edhe në Kosovë interesi për kriptovalutat është në rritje, zhvillime të tilla janë mundësi për të integruar ekonominë digjitale globale me tregun lokal.

Coca-Cola HBC Kosova nderohet me Çmimin e Partneritetit SHBA–Kosovë 2025

0

Prishtinë, 8 korrik 2025 — Coca-Cola HBC Kosova është shpërblyer me çmimin e rëndësishëm “Partneriteti SHBA–Kosovë 2025, si një vlerësim për rolin e saj të jashtëzakonshëm në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara përmes importit dhe shpërndarjes së brendeve amerikane.

Ky çmim, që kompania e fiton për të tretën herë, iu dorëzua gjatë një ngjarjeje të rëndësishme të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham). Ngjarja mblodhi diplomatë amerikanë, anëtarë të AmCham, partnerë institucionalë dhe përfaqësues të sektorit privat. Një fjalim i veçantë u mbajt nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik transatlantik dhe përparimit të përbashkët.

Coca-Cola HBC Kosova u vlerësua në kategorinë e importuesve të brendeve amerikane, duke theksuar përkushtimin e saj në sjelljen e produkteve të besueshme ndërkombëtare në Kosovë, angazhimin për efikasitet operacional dhe rolin e saj në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Petar Boskoski, Menaxher i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, i cili e pranoi çmimin në emër të kompanisë, deklaroi:

Ky çmim është një konfirmim i fuqishëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar një prezencë domethënëse lokale — duke lidhur konsumatorët me vlerat dhe cilësinë e brendeve globale, teksa kontribuojmë aktivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në Coca-Cola HBC Kosova jemi të përkushtuar për të ofruar produkte cilësore, për të forcuar ndikimin tonë në komunitet dhe për të përmirësuar vazhdimisht operacionet tona. Ky vlerësim jo vetëm që shpërblen punën e palodhur të ekipit tonë, por gjithashtu nënvizon investimin tonë të qëndrueshëm në Kosovë dhe përkushtimin ndaj përgjegjësisë shoqërore.”

Coca-Cola HBC Kosova është pjesë e grupit Coca-Cola HBC, një nga shpërndarësit më të mëdhenj të Coca-Cola në botë, që operon në 29 vende dhe u shërben mbi 715 milionë konsumatorëve. Kompania mban ekskluzivitetin për dhjetëra produkte në tregun e

Kosovës dhe vazhdon të inovojë duke ruajtur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe qëndrueshmërisë.

Ky vlerësim forcon më tej pozicionin e Coca-Cola HBC Kosova si një ndër aktorët kyç në përparimin ekonomik të vendit, përmes partneriteteve të forta, brendeve të besueshme dhe investimeve afatgjata.

Binance prezanton SAFUGPT – platformën e AI në shërbim të privatësisë dhe produktivitetit

0

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e përhapur në jetën profesionale, kompania globale Binance ka prezantuar një sistem të ri të avancuar – SAFUGPT – një platformë gjenerative AI, e dizajnuar posaçërisht për përdorim të brendshëm dhe maksimalisht të sigurt.

Çfarë është SAFUGPT?

SAFUGPT është një mjet inteligjent i ndërtuar nga vetë Binance, që shfrytëzon modele të avancuara të AI-së si DeepSeek dhe GPT-4 (në bashkëpunim me Microsoft), të cilët janë hostuar në mënyrë të tillë që sigurojnë mbrojtjen maksimale të të dhënave. Me këtë sistem, punonjësit e Binance mund të krijojnë përmbledhje të raporteve, fragmente të kodit, fushata marketingu, apo të ndërtojnë bazë të dhënash për klientët – të gjitha pa rrezikuar rrjedhjen e informacioneve konfidenciale.

Platforma SAFUGPT lejon gjithashtu ndërrimin mes modeleve të ndryshme të AI-së sipas nevojës, ndarjen e sigurt të përmbajtjes mes ekipeve dhe përdorimin e njohurive të brendshme për të krijuar agjentë AI të personalizuar që ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe saktësisë.

Filozofia “SAFU” dhe Pse Është e Rëndësishme

Fjala “SAFU” ka lindur nga një meme virale e vitit 2018 dhe është kthyer në një filozofi qendrore të Binance – duke përfaqësuar sigurinë maksimale për përdoruesit dhe të dhënat. Në të njëjtin frymë, SAFUGPT është ndërtuar për të garantuar që asnjë informacion nuk del jashtë rrjetit të brendshëm pa kontroll, duke adresuar kështu një nga shqetësimet më të mëdha në përdorimin e mjeteve të zakonshme të AI-së.

Një Hap Drejt të Ardhmes së Sigurt të Teknologjisë

Me SAFUGPT, Binance jo vetëm që përmirëson mënyrën se si punojnë ekipet e saj – por krijon edhe një precedent për industrinë mbarë: inteligjenca artificiale mund të jetë inovative, efektive dhe e sigurt në të njëjtën kohë. Kjo qasje vendos standarde të reja për mbrojtjen e të dhënave në epokën e teknologjisë gjenerative.

Për komunitetin teknologjik në Kosovë dhe më gjerë, kjo është një dëshmi që risitë nuk kanë pse të bëhen në kurriz të privatësisë apo integritetit profesional – përkundrazi, siguria mund të jetë pjesë integrale e çdo zgjidhjeje moderne teknologjike.

Binance prezanton mjete të reja për transparencë: Shihni se çfarë po tregtoni në kohë reale

0

Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës në tregun e kriptomonedhave, platforma më e madhe në botë për tregti me asete digjitale, Binance, ka prezantuar dy funksione të reja që synojnë t’u japin përdoruesve informacion më të qartë për tokenët që tregtojnë: adresat e mbyllura (locked addresses) dhe indikatori i përqendrimit të platformës (platform concentration indicator).

Këto mjete janë pjesë e një iniciative më të gjerë për të rritur nivelin e transparencës dhe edukimit financiar në tregun global të kriptomonedhave.

Çfarë janë adresat e mbyllura?

Shumë projekte kripto i mbajnë një pjesë të tokenëve të tyre të mbyllur për një periudhë të caktuar (vesting), zakonisht për të motivuar ekipin, investitorët apo komunitetin që të angazhohen në afat të gjatë. Këto tokenë nuk janë në qarkullim të lirë dhe nuk mund të shiten derisa të skadojë periudha përkatëse.

Me funksionin e ri të adresave të mbyllura, Binance e bën këtë informacion të dukshëm për të gjithë përdoruesit në platformë. Tani, çdo kush mund të kontrollojë sasinë e tokenëve të mbyllur dhe të kuptojë ndikimin e tyre në ofertën reale në treg.

Ky informacion ndihmon përdoruesit të marrin vendime më të informuara, rrit përgjegjësinë e projekteve dhe e bën tregun më transparent për të gjithë.

Indikatori i përqendrimit: Një sinjal për rrezikun nga volatiliteti

Përveç adresave të mbyllura, Binance ka prezantuar edhe një mjet të ri që vlerëson përqendrimin e një tokeni në platformë. Ky indikator i përqendrimit tregon se sa e shpërndarë apo e përqendruar është pronësia e një tokeni.

Sa më i lartë të jetë ky indikator (shkallë nga 0 në 100), aq më shumë është i përqendruar tokeni në duart e pak përdoruesve, gjë që mund të rrisë rrezikun për luhatje të papritura në çmim. Një rezultat më i ulët sugjeron një shpërndarje më të gjerë dhe rrezik më të ulët nga manipulimet e tregut.

Indikatori llogaritet duke analizuar shpërndarjen e tokenit mes përdoruesve të Binance dhe përqindjen e pronësisë që ka vetë Binance në raport me ofertën qarkulluese. Të dhënat janë të normalizuara për të dhënë një pasqyrë të qartë dhe të thjeshtë për përdoruesit.

Një përkushtim i gjerë ndaj transparencës

Këto dy funksione janë pjesë e një plani më të madh të Binance për të ofruar më shumë transparencë në treg:

  • Shtator 2024 – U prezantua kalendari i zhbllokimeve dhe i skemave të vesting të tokenëve, i integruar me CoinMarketCap.
  • Shkurt 2025 – Metodologjia për llogaritjen e kapitalizimit të tregut dhe ofertës qarkulluese u përditësua për të përfshirë të dhënat nga vesting.
  • Prill 2025 – U shtuan raportet financiare të projekteve, të lidhura direkt me faqet përkatëse të tokenëve në Binance.

Qëllimi: Më shumë edukim, më shumë transparencë

Sipas Yi He, bashkëthemeluese e Binance, “përdoruesit kanë kërkuar më shumë transparencë dhe mjete për të kuptuar më mirë tokenët që tregtojnë. Me këto mjete të reja, ne jo vetëm ofrojmë më shumë informacione, por vendosim standarde të reja për transparencën në industri.”

Qëllimi i Binance nuk është vetëm informimi, por edhe edukimi. Sa më shumë që përdoruesit të dinë për një token – kush e kontrollon, kur zhbllokohet, si shpërndahet – aq më të mira do të jenë vendimet e tyre financiare.

Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

0

Në një zhvillim që po cilësohet si moment historik për tregun global të kriptomonedhave, Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar Ligjin GENIUS (Guiding and Establishing National Innovation for U.S. Stablecoins) me 68 vota pro dhe 30 kundër. Ky ligj, i cili gëzon mbështetje dypartiake, është përpjekja më serioze deri tani për të krijuar një kuadër ligjor të qartë për stablecoin-et — monedhat dixhitale të lidhura me vlerën e dollarit amerikan.

Ligji synon të vendosë rregulla të qarta për emetimin, rezervat dhe mbikëqyrjen e stablecoin-eve që përdoren për pagesa të përditshme. Ndër dispozitat më të rëndësishme përfshihen mbulimi 1:1 me dollarë apo obligacione shtetërore, ndalimi i stablecoin-eve që ofrojnë interes, si dhe kufizimi i përdorimit të stablecoin-eve të emetuara nga kompani të huaja që nuk janë të licencuara në SHBA.

Një element kyç i ligjit është ndarja e rregullimit mes nivelit federal dhe atij shtetëror: kompanitë që kanë mbi 50 miliardë dollarë në stablecoin-e do të mbikëqyren nga rregullatorët federalë, ndërsa ato më të vogla mund të operojnë me licenca shtetërore — deri në një kufi të caktuar.

Për herë të parë, Ministria e Financave e SHBA-së do të detyrohet të studiojë modelin e stablecoin-eve algoritmike – ato që nuk bazohen në rezerva të mbuluara, por në kode kompjuterike, çështje që ka shkaktuar polemika të mëdha në të kaluarën.

Industria e kriptomonedhave e ka mirëpritur këtë nismë, duke e parë si një sinjal të fortë se SHBA nuk ka për qëllim të ndalë inovacionin dixhital, por synon ta rregullojë atë në mënyrë që të garantojë siguri për përdoruesit dhe transparencë për tregun. Kompani si Binance e kanë përshëndetur ligjin dhe janë zotuar të ndihmojnë përdoruesit dhe partnerët që të përshtaten me rregullat e reja.

Ndërkohë, disa zëra brenda komunitetit të DeFi dhe zhvilluesit e projekteve eksperimentale e shohin ligjin si të ashpër dhe kufizues. Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm është se GENIUS është një hap i domosdoshëm drejt legjitimitetit dhe integrimit të stablecoin-eve në ekonominë globale.

Tani pritet që ligji të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ekziston një draft i ngjashëm i njohur si STABLE Act. Nëse versionet harmonizohen, pritet që Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë ligjin para pushimeve verore të Kongresit.

Pas nënshkrimit, rregullatorët federalë si OCC do të përcaktojnë rregullat teknike për zbatimin e tij. Në thelb, ky ligj përfaqëson një mesazh të qartë: Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër inovacionit, por duan ta udhëheqin atë përmes rregullimit të zgjuar.

Në një kohë kur shumë vende ende luftojnë me definimin ligjor të aseteve dixhitale, SHBA po merr një rol drejtues – dhe me Ligjin GENIUS, tregu i stablecoin-eve mund të përjetojë një fazë të re, më të sigurt dhe më të qëndrueshme zhvillimi.

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

0

Kemi kaluar një rrugë të gjatë nga ekonomia e parasë te ekonomia e informacionit, pastaj te ekonomia e vëmendjes e më pas te ekonomia e emocioneve. Sot jemi në ekonominë e besimit. Pyetja kyçe nuk është më ‘A është e vërtetë?’, por ‘A i besoj burimit?’ — një pyetje që na kërkon të zhvillojmë të menduarit kritik, aftësitë digjitale, komunikimin, bashkëpunimin, empatinë dhe dhembshurinë.” Me këto fjalë, ekspertja e medias nga Rumania, Ioana Avădani, hapi Facts Content Lab në Podgoricë, të mbajtur në kuadër të fushatës për edukim mediatik “Facts Come First” nën iniciativën DG ENEST WeBalkans.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të rrallë që gazetarët, influencerët, verifikuesit e fakteve dhe krijuesit e përmbajtjes nga i gjithë Ballkani Perëndimor të mblidhen dhe të ndajnë perspektivat lokale mbi dezinformimin. Ata shqyrtuan se si ky fenomen ndikon në jetën e përditshme në rajon dhe theksuan rëndësinë e informacionit të saktë, të menduarit kritik dhe angazhimit qytetar të informuar.

Dezinformimi nuk është vetëm përhapje e pavërtetave, por një mënyrë për të kontrolluar diskursin publik dhe për të minuar vlerat demokratike. Lufta kundër dezinformimit mbron demokracinë, mundëson marrjen e vendimeve të informuara dhe çon drejt një shoqërie më të fortë dhe më të edukuar mediatikisht,” deklaroi Raluca Costache, udhëheqëse e ekipit të programit WeBalkans, dhe shtoi: “Përmes fushatës ‘Faktet të parat’, duam të theksojmë se dezinformimi krijon konfuzion, ndërsa faktet sjellin qartësi. Një qasje e bazuar në fakte mbi procesin e anëtarësimit në BE i ndihmon qytetarët e Ballkanit Perëndimor të vlerësojnë informacionet në mënyrë kritike dhe të refuzojnë narrativat e rreme.”

Fokusi tematik i ngjarjes ishte ç’njohja e keqkuptimeve të zakonshme mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrësit diskutuan sesi krijuesit e përmbajtjes, veçanërisht gazetarët, mund të çmontojnë narrativat e rreme dhe të ofrojnë një kuptim më të qartë të procesit të integrimit, si për qytetarët e BE-së, ashtu edhe për ata të Ballkanit Perëndimor.

Një nga segmentet më interesante ishte parashikimi i “së ardhmes së së vërtetës”. Pjesëmarrësit eksploruan se çfarë mund të ndikojë në të vërtetën në vitin 2040, ku lajmet e krijuara nga inteligjenca artificiale u identifikuan si një sfidë, por edhe si një prizëm nëpërmjet së cilës roli i njeriut konfirmohet sërish. Konkluzioni ishte i qartë – inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por empatia njerëzore do të udhëheqë, sepse njerëzve gjithmonë do t’u nevojiten njerëzit.

Kur raportoni dhe përpiqeni të verifikoni burimet dhe pretendimet, bëheni të vetëdijshëm jo vetëm për shpejtësinë e përhapjes së dezinformimit, por edhe për sasinë e tij në diskursin publik—dhe sa thellë ndikon në mendimin publik. Detyra jonë nuk është vetëm të korrigjojmë të pavërtetat, por të rikthejmë besimin e njerëzve, shkronjë pas shkronje, histori pas historie,” tha gazetari Dejan Šajinović nga Nezavisne novine.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit eksploruan mënyra të reja dhe efektive për të luftuar dezinformimin. Duke punuar në ekipe dinamike, ata zhvilluan përmbajtje multimediale kreative të dizajnuara për të arritur audiencën dhe për të promovuar burime të bazuara në fakte dhe të besueshme.

Si influencuese, mendoj se më e rëndësishmja është të mbetem e sinqertë me atë që jam edhe në jetën reale. Nuk jam vetëm dikush që flet për libra—e përdor platformën time për të ndarë mendime të sinqerta dhe për të kontribuar në diskutime të rëndësishme në shoqërinë shqiptare, gjithmonë duke verifikuar burimet dhe faktet. Ashtu si me recensimet e librave—nuk mund të flasësh për një libër duke treguar një histori tjetër. Në rrjetet sociale, sinqeriteti duhet të jetë qëllimi nëse dëshiron të ndërtosh një marrëdhënie afatgjatë me publikun që vërtet të beson,” tha influencuesja Xhorxhina Roci.

Përveç rolit të inteligjencës artificiale në përhapjen e dezinformimit, pjesëmarrësit analizuan edhe teknikat e bindjes, raportimin e njëanshëm dhe reklamimin nativ, të cilat gjithnjë e më shumë fshijnë kufirin midis informimit dhe manipulimit.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e fact-checking-ut — verifikimit të fakteve si një proces që nuk ka për qëllim vetëm zbulimin e pavërtetave, por edhe ngadalësimin e sensacionalizmit në hapësirën publike, në mënyrë që e vërteta të ketë kohë të dalë në pah. Në një det përmbajtjesh virale, roli i verifikuesve të fakteve është të rikthejnë provat në qendër të vëmendjes.

Lab-i gjithashtu theksoi nevojën për krijimin e kushteve më të mira për forcimin e një mjedisi mediatik të pavarur dhe profesional. Përmes mbështetjes për integritetin e medias, iniciativave për verifikimin e fakteve dhe pavarësisë mediatike, BE-ja synon të forcojë besimin publik në gazetarinë e besueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lufta kundër dezinformimit nuk ka të bëjë vetëm me paraqitjen e fakteve—është përpjekje për të rindërtuar besimin. Njerëzit duhet të besojnë jo vetëm në saktësinë e informacionit, por edhe në integritetin e atyre që e ndajnë atë. Besimi është ura mes së vërtetës dhe kuptimit—pa të, faktet nuk dëgjohen,” përfundoi Avădani.

Tri ditë intensive prodhimi rezultuan me përmbajtje të gatshme për publikim: video, reels, artikuj dhe histori për rrjetet sociale, që pasqyrojnë jo vetëm qëndrimet e gazetarëve, influencuesve, verifikuesve të fakteve dhe krijuesve të përmbajtjes mbi temën e dezinformimit, por edhe mënyrën se si dëshirojnë të komunikojnë me publikun e tyre mbi këtë temë.