Ballina Blog Faqe 47

E dhimshme: Shembet muri në Tetovë, humbin jetën dy persona

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shëmbjes së një muri.

Mediat lokale në Tetovë raportojnë se viktimat ishin duke punuar në murin që u shëmb dhe u mori jetën.

Viktimat po punonin në riparimin e murit, pasi u dëmtua nga shëmbja e dheut disa ditë më parë.

Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK lansojnë programin “Fuqizimi i rinisë 2023”

0

Program trajnimi për fuqizimin e të rinjve kosovarë në aftësitë digjitale dhe të biznesit

Prishtinë, 14 korrik – Coca-Cola HBC Kosova me mbështetjen e Innovation Centre Kosovo (ICK) ka shpallur fillimin e programit të katërt radhazi të trajnimit për të rinjtë, të titulluar “Coca-Cola Youth Empowered – Shaping the Future”.

Programi është krijuar për të fuqizuar të rinjtë e Kosovës duke ofruar trajnime falas në aftësitë digjitale, marketing digjital, biznes dhe financa, aftësi të buta dhe udhëzime në karrierë.

Lansimi zyrtar i “Coca-Cola përkrah rininë” do të bëhet me 20 korrik në ora 10:00 në Innovation Centre Kosovo (ICK). Gjatë ceremonisë së hapjes do të prezantohet planprogrami i trajnimit, formulari i aplikimit, kriteret dhe kalendari i aktiviteteve për vitin 2023.

Panelistë të shquar, duke përfshirë Doruntina Jakupin nga Headhunter, Gent Shala, ekspert për burimet njerëzore, Elvira Ibrahimi-Hoti, eksperte për banka dhe financa dhe Linda Baleta, specialiste e komunikimit, do të jenë pjesë e këtij aktiviteti dhe do ta ndajnë përvojën e tyre të vlefshme.

Gjatë viteve të kaluara, mbi 2 mijë të rijnë në Kosovë kanë marrë pjesë në këtë program, duke fituar aftësi dhe njohuri të vlefshme për rritjen e tyre në karrierë.

Programi në Kosovë është pjesë e strategjisë më të gjerë të kompanisë Coca-Cola HBC, e cila synon të fuqizojë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 në 29 shtete ku ajo operon, si pjesë e zotimeve për Qëndrueshmërinë 2025.

Për tu bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, regjistrohuni në: https://www.eventbrite.com/e/shaping-the-future-for-kosovo-youngsters-tickets-676506177187?aff=oddtdtcreator

Për më shumë informacione për programin, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të projektit: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/

“S’janë shumë, edhe unë i kam në banesë 50 mijë”, anëtari i VV-së i del në mbrojtje Mujkës pas arrestimit

0

Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt.

Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion.

Anëtar i degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fatmir Hasani, ka folur sot për rastin e arrestimit të tij.

“Unë besoj në pafajësinë e tij. Nuk e di nga kanë rrjedh këto për m’i arrestu, por s’besoj që ka diçka. Por, është diçka politike mes PDK-së kundër Vetëvendosjes. Shumë prona janë ktheyr nga publike në private, s’do të thotë që janë korrupsion. I kanë ndihmuar qytetarët. Ky është mendimi im”, tha ai.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Mujkës iu gjetën 60 mijë euro. Duke komentuar këtë, Hasani tha se nuk është shumë e madhe dhe se edhe ai vetë i ka 50 mijë euro në banesën e tij.

“Ajo është për m’u qesh. Unë i kam 50 mijë euro në banesë”, tha ai, duke shtuar se ato para Mujka ka mund t’i ketë edhe hua nga ndonjë shok për ndonjë projekt. Ndoshta Faruku ka pasë edhe projekte të tjera. Unë nuk e di, por 60 mijë euro mund t’i kesh. Nuk janë 100 mijë a 200 mijë”.

Hasani në Frontal të T7 tha se këto para i ka nga puna 20 vjeçare në Londër.

Kryetari i PDK-së takohet me Lajçak, kundërshton veprimet e Kurtit në veri

0

Kryetari i PDK-së,Memli Krasniqi, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi tha se me Lajçak kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe i ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me këto zhvillime.

Ai tutje është shprehur se PDK-ja do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.

E konfirmuar, nesër veteranët protestojnë kundër Kurtit në Prishtinë

0

Në kundërshtim të veprimeve të fundit të qeverisë, një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë.

Në një njoftim, i cili po shpërndahet në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18:00.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

E dhimbshme: 23-vjeçari shqiptar vritet gjatë xhirimit të një videoklipi në Londër

0

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor.

Shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit i cili kohët e fundit ishte konvertuar në mysliman.

Chunda gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë vrasje pasi dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Abdullah Abdiullahi.

Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të sulmonin viktimat.

Arrestime për korrupsion brenda VV-së, kaq para iu gjetën Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukës

0

Faruk Mujka, Kryeshef i Ndërmarrjes Ibër-Lepenci dhe Hysen Muzliukaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, janë arrestuar sot nën dyshimet për korrupsion sa kanë qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të Komunës së Mitrovicës. Gjatë bastisjeve të Policisë, në pronën e njërit janë gjetur 60 mijë euro. Por, çfarë pasurie kishin deklaruar Mujka e Muzliukaj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, kur kishin dorëzuar formularët në fund të marsit të këtij viti?

Në formularin për deklarimin e pasurisë që Faruk Mujka ia ka dorëzuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, kishte deklaruar si para të gatshme 690 euro.

Tek pasuritë e paluajtshme, kishte deklaruar dy banesa në pronësi të tij që bashkë kushtojnë 100 mijë euro, banesën e bashkëshortes në vlerë 35 mijë euro dhe një shtëpi në pronësi të përbashkët, vlerën e së cilës e ka deklaruar 200 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, e kishte deklaruar veturën e bashkëshortes në vlerë 4 mijë euro. Tek të hyrat vjetore, Mujka kishte deklaruar pagat nga Ndërmarrja “Ibër Lepenci” në vlerë 2 mijë e 48 euro, mëditjet nga udhëtimi zyrtar dhe nga komisionet në vlerë rreth 3 mijë e 200 euro, si dhe një pagë nga Ministria e Financave në vlerë 300 euro.

Ndërkohë, Hysen Muzliukajsi para të gatshme ka deklaruar 500 euro. Tek detyrimet financiare, Muzliukaj kishte deklaruar një kredi në vlerë 28 mijë e 605 euro, për renovimin e shtëpisë, mobilje dhe fasadimin e saj.

Ndërkohë, tek të hyrat vjetore ka deklaruar pagat nga Ministria e Bujqësisë në vlerë 7 mijë e 18 euro, pagat nga Komuna e Mitrovicës së Jugut në shumë 3 mijë euro si dhe 132 euro nga mëditjet.

Ndryshe, Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale e urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka kryer bastisjt në dy lokacione, pronë e Mujkës dhe Muzliukajt.

Në njërin prej lokacione, janë gjetur dhe sekuestruar 60 mijë euro. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Mujka dhe Muzliukaj, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave.

Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Veteranët paralajmërojnë protesta kundër Kurtit, pasi i la jashtë pagës minimale

0

Pas shtensionimit të situatës Kuvendi i Kosovës ka miratur Ligjin mbi Pagën Minimale, duke mos përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Për këtë ka reaguar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.

Ai ka thënë se do të takohen organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa.

”Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.

Ekzekutoi 50-vjeçarin shqiptar në diasporë, publikohet foto e autorit të vrasjes

0

Autoritetet greke kanë arritur të identifikojnë autorin e vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar një ditë më parë në Selanik të Greqisë. Mësohet se, autori është identifikuar përmes targave të makinës, me të cikën ai ka qenë teksa ekzekutoi me tre plumba 50-vjeçarin shqiptar, pas një sherri.

Personi në foto është i dyshuari kryesor, i cili po ashtu është shqiptar dhe rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Emri i tij nuk bëhet me dije.

50-vjeçari shqiptar u ekzekutua një ditë më parë, 13 korrik 2023, pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori mendohet se kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

 

Konflikt familjar: Vjehrra me djalin e bëjnë llom nusen, përfundojnë në Polici

0

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vrajak të Rahovecit, ku një burrë bashkë me nënën dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja gjatë ditës së sotme, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar nga burri dhe vjehrra e saj, që e rrahën si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.