Ballina Blog Faqe 46

Sveçla: E çuditshme si Buzhala e Kajtazi e thirrën protestën kur kanë thënë se UÇK-ja ka kryer krime

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e humb betejën në terren me Albin Kurtin, për këtë sipas tij, ai po i kthehet luftës hibride.Sveçla, thotë se Vuçiqi, e ka humbur kontrollin në veri, pasi i janë arrestuar siç thotë ai, kriminelët kryesorë.

Ai thotë se atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit. Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë” shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet sot nga shoqëria civile.Sveçla tha se kjo protestë është thirru nga dy gazetarë të cilat kanë patur deklarata se UÇK-ja ka kryer krime lufte.

“Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë” shkruan ai raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:

Lufta hibride në aksionVuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë.

Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.

Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar.

Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt.I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit.

Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë.

Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

Kurti: Ka trefishim të numrit të veteranëve, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

0

Kryeministri, Albin Kurti është i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona.

Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat.

Kurti shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Këto komente ai i bëri pasi u pyet për miratimin e pagës minimale ku nuk u përfshinë veteranët, për çka pati edhe një sqarim. Ai tha se parimisht është që të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por se por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punën e bërë.

Kurti ka thënë se Ligji i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.

“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta dëmtojmë luftën çlirimtare”, tha ai, raporton EO.

“Për këtë ajo çka i duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve. Paga minimale nuk është benfetit për pjesëmarrjen në luftë, unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga luftë të dakordohemi që veteranët të punojnë, ngase një numër i madh nuk janë për pensionim shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet. Ne jemi përjetësisht e pafundësitë për kontributin e pamatshëm, shprehim respektim për të gjithë. Bashkë mund ta zgjedhim këtë, nuk kemi nevojë ta deformojmë të vërtetët tonë, kategorizimi i saktë është shumë i rëndësishme, nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Mbrojtja e luftës është e rëndësishme, edhe për hulumtuesit e brezat e ardhshëm në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta”.

Kurti tha që Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së, alarmohet Lista Serbe

0

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës që sipas tyre Kurti ka thënë Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së.

Sipas tyre me këtë deklaratë Kurti çdo ditë pa hezitim shpalos karakterin antiserb të regjimit të tij.

“Ai me deklaratën e tij, para gjithë opinionit, madje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, se policia e Kosovës është vazhdimësi e veprimtarisë së UÇK-së, më së miri tregoi se sa kujdeset për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe multietnicitetit në këto zona, dhe se qëllimi i politikës së tij është një Kosovë dhe Metohi etnikisht e pastër”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pyeti nëse tashmë është e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t’i penguar serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës apo ndoshta të kthehen në to sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Bashkëshorti e uron në shqip Ritën: Urime zog, jam shumë krenar me ty

0

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka publikuar dje albumin e saj më të ri, “You & I”.

Teksa mori urime e komente të shumta nga fansat, familjarët e rrthi shoqëror, sigurisht që një dedikim i veçantë nuk mungoi edhe nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Ai publikoi në rrjetin social Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të gruas së tij, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.

Ai e nisi dedikimin e tij duke shkruar në shqip fjalën “Vëmendje”, për të vazhduar më pas me: “Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua”.

Trazohen gjakovarët: Dikush gjuan mbi 10 herë me kallashnikov dhe zhduket

0

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Disa krisma u dëgjuan edhe dje në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, por që nuk dihet se kush e shkrepi armën dhe cilat janë motivet e rastit.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një qytetar, i cili ka deklaruar se janë gjetur plot gëzhoja në atë rrugë dhe s’kishin informacione se çka ka ndodhur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 10 gëzhoja të kallashnikovit.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Motoçiklisti në gjendje të rëndë, ky është shoferi i arrestuar për aksidentin e rëndë në Prishtinë

0

Motoçiklisti që u përfshi të enjten në një aksident trafiku në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ndodhet akoma në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa shoferi i veturës që e goditi është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se shoferi i dyshuar është M.Hakaj nga Peja, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjten, kur shoferi i veturës me targa vendore dyshohet se ka përplasur motoçiklistin, duke i shkaktuar kështu plagë serioze.

Përveç shoferit të motoçikletës, edhe pasagjerja ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes natën kur ndodhi aksidenti kanë dalë njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali mëson se për shkak të gjendjes së viktimës, gjatë ditës së djeshme, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor të shoferit të dyshuar. 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Përveç 60 mijë eurove, policia tregon se çfarë u gjet tjetër në shtëpinë e Mujkës dhe Muzliukajt

0

Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka dhe kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzliukaj.

Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion.

Përveç këtyre 60 mijë eurove, policia ka njoftuar se kanë gjetur edhe dy telefona, USB, tre laptopë, dhe dokumente lidhur me rastin.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se i është caktura masa e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt, shkruan Insajderi. Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion. Dyshja do të hetohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim”.

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin  se  të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit  në  shtëpitë dhe banesat  e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në rapottin e policisë.

“Duhet me e ngreh zhag nëpër …” – Ish ushtari i UÇK-së kërcënon Mimoza Kusarin

0

Anëtari i Kryesisë së OVL UÇK-së, Emin Lati ka folur për audio-incizimin ku Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Sllavko Simiqin e Listës Serbe për listat e veteranëve.

Lati ka thënë se Kusari-lila është dashur të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje publikisht. Ai u tregua edhe i ashpër në reagim duke kërcënuar Kusari-Lilën.

“Ajo është deshtë më dhënë dorëheqje edhe me kërku falje publikisht edhe mos mu dok as në televizor.Po jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asafalt deri t’ia qesim eshtnat në tokë po jena ligë një trohë se me dal ajo me thanë atë sen është marre”, ka thënë ai.

“Derisa ayre nuk u vjen marre me na nënçmu neve, pse me na ardhë marre neve me folë. Do m’na ardhë puna me përdore ketë gjuhe të urrejtjes e ban vaki edhe me vepru krejt”, ka shtuar tutje Lati

Flejmë, udhqehemi dhe jetojmë në tavan – Familja nga Skënderaj në kushte të rënda

0

Ajshe Bekaj nga komuna e Skënderajt jeton në kushte të rënda ekonomike. Ajo kujdeset tash e tre vite e vetme për fëmijët e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Vërshimet e vitit të kaluar kishin lënë pas shumë dëme tek shtëpia e saj, tani ajo detyrohet të fle në tavanin e shtëpisë.

Kërcënon Musliu: Nëse Mërgim Lushtaku do ta përdorte forcën e tij, Bislimi do të ishte në spital

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur edhe një herë pas dhunës së përdorur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës, mes deputetëve të PDK-së e VV-së, raporton Gazeta Sinjali.

Musliu thotë se si parti nuk e kishin në synim ta sulmonin askënd, dhe po qe se deputeti i tyre, Mërgim Lushtaku do ta përdorte potencialin e tij fizik, zv.kryeministri Bislimi do ta pësonte mjaft keq.

“Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi i Drenicës, i cili ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi dhe për shtetin e Kosovës. Mërgimi është një djalë i jashtëzakonshëm, i kujdesshëm, i matur, por normal që as Mërgimi nuk lejon që të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij që e ka fizik dhe energjinë e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore.

“Kjo tregon që ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Albin Kurti gjatë gjithë kohës ka qenë në mes të turmës të deputetëve, nuk e ka marrë asnjë lëndim, nuk e ka prek askush as me gishin e vogël, që thotë populli, kjo tregon që ne nuk kemi pas synim ta godasim askënd”, u shpreh për Euronews deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.