Ballina Blog Faqe 45

7-vjeçari kosovar fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës / Krenari për kombin

0

Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai.

Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore. Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete. /Zëri

Kush ishte idolli i Adem Jasharit, Çerçiz Topulli?

0

141 vjet më parë lindi atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli.

Mësimet e para Çerçiz Topulli i mori në qytetin e lindjes, në Gjirokastër dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Ai mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’.

Në prill 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.

Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’ boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Më 15 korrik u pushkatua në Shkodër nga forcat malazeze.

Madhështore: Ushtria e Kosovës me dron “Bayraktar TB-2”

0

Kryrministri Albin Kurti ka shkuar t’i shohë dronët Bayraktar që Kosova i bleu nga Turqia, gjë të cilën Ministria e Mbrojtjes deri tani nuk e ka mohuar e as s’e ka pohuar zyrtarisht.

Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkroi Kurti në Facebook.

Në dy vjet qeverisje, Kurti tha se e kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shkroi Kurti.

Kosova bleu dronë “Bayraktar” nga Turqia, kur politika në rajon e botë po militarizohet sërish.

Dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri

0

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës.

Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.

“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti do të vazhdojë të hetohet.

E rëndë: Vetëmbytet në një rezervuar uji 16-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Kamëz ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi ka ra në një depozitë uji.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Çekrezë ku dyshohet se i mituri është vetëmbytur në depozitën e ujit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E ‘forta’ e VV-së ofendon veteranët: Dilni më shpesh

0

Zyrtarja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka komentuar protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës, e cila ishte thirrur nga veteranët.

Mihali ka thënë se tashmë ka ardh dita që opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë, Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn.

Ajo tutje ka ftuar që të dalin prapë dhe më shpesh.

“Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn. Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ramiz Lladrovci: Van Damme po vjen në Kosovë

0

Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, do të vjen për herë të parë në Kosovë. Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë më 16 korrik.  Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve. Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një video.

Për ardhjen e aktorit belg ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”, ka shkruar Lladrovci në Instagram.

Me thirrje kundër Kurtit, Kusarit dhe Sveçlës fillon protesta e veteranëve

0

Sapo ka filluar protesta e shoqërisë civile, përkrahur edhe nga OVL-UÇK, kundër qeverisë  Kurtit, pas vendimit për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale.

”Mimozë, ti fyej veteranët, Javllanoviqi nënat e tyre”  ishte njëra prej thirrjeve që po mbajnë në duar protestuesit. Lajmisot.

Digjet Kombanja në Krushë – Video

0

Puna pa u ndalur dhe vapa e madhe duket që kanë qenë shkaktar që fermerit nga Krusha t’i digjet Kombanja.

Zjarr i madh nga djegia e saj por ende nuk dihet për pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

 

Klinaku për Kurtin: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej kur ka ardhur në qeveri

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar për një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, dhënë sot se duhet të definohet numri i veteranëve.

Klinaku, thotë se Kurti as protezat e invalidëve të luftës nuk po i rregullon që kur ka ardhur në qeveri.

“Meqenëse dosjet janë në prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin tonë si Organizatë e Veteranëve ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, shkruan Klinaku.

“Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri”.

Klinaku, potencoi se Kurti po e quan beneficionin pagë, pasi sipas tij, e ka për qëllim ta mashtrojë publikun.

“Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”.