Ballina Blog Faqe 43

Haradinaj sulmon Kurtin: Është politikani më qesharak në Kosovë

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre dhe se do bie siç thotë ai “në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”.

Tutje, Haradinaj shkruan se Kurti është “politikani më qesharak e më i dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.

“Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre!

Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës.

Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një Kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”, shkruan Haradinaj.

Mustafa ofendon diasporën: Shumica s’kanë dhënë asgjë për 3-përqindëshin

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka treguar se sa persona kanë kontribuar në fondin e 3-përqindëshit.

Ai ka thënë se numri i njerëzve në diaspora që kanë kontribuar ishte 10 mijë.

Sipas tij, 70-80% e mërgatës në atë shtet nuk ka kontribuar.

Ai ka treguar se këtë nuk e ka treguar më parë sepse ka dashur t’ia lë si nder diasporës.

Për më shumë detaje, Mustafa tha se do ta botojë një libër ku do të jep informacione sesi është formuar fondi e deri te mënyra sesi është shpenzuar.

“Për tre përqindëshin mund të ju them se është kontribut i një numri të njerëzve nga diaspora. Gjermani 3-përqindëshin e kanë pagu vetëm 10 mijë persona. Nuk kam dashur ta them përpara sepse kam dashur t’ia lë për nder këtë diasporës dhe mendoj që e ka këtë nder diaspora sepse ka ndihmu në kohë të vështira”, ka thënë ai.

“Harrone që Kusari flet me Simiqin pa lejen e Kurtit” – Halil Matoshi godet edhe Kurtin  

0

Pas publikimit të përgjimeve, në të cilat dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe, në, ka pasur debat të ashpër mes panelistëve të ftuar.

Ishte, Shqipe Pantina ajo që ka vënë dyshimet për siç ja thënë ekzistimin e përpjekjes së VV-së që me shku në zgjedhje parlamentare duke i fajësuar partnerët e vegjel të koalicionit.

“Shiqoni çfarë ka ndodhur në javëne  fundit, dy gra janë pjesët e titujve të mediave, Kusari dhe Gërvalla, të dyja mbajnë postet më të larta pas Albin Kurtit. Skandali i Gërvallës nuk është duke u mbrojtur nga VV-ja dhe tash Mimoza Kusari-Lila. Pra, nëse ne së shpejti shkojmë në zgjedhje Kurti ka kënd ta fajësoj. Ato janë pjesë e VV-së andaj nëse Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje i ka dy arsye pa e dëmtuar VV-në”, ka thënë Pantina.

I ashpër në reagimin e tij ishte analisti, Halil Matoshi i cili ka thënë se Mimoza Kusari nuk ka predibilitet që të bisedojë me Slavko Simiqin e Listës Serbe pa lejen e Albin Kurtit

Mergim Lushtaku akuzon rëndë Kurtin: Fasadën kuq e zi, brendësinë me Serbi e Rusi

0

Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës i janë publikuar përgjime ku në muajin qershor ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi.

Sipas Lushtakut, Kurti “fasadën e ka kuq e zi, e brendësi me Serbi e Rusi”.

”Albini pasardhës i denjë i atyre që krijuan kauzën për vllaznim-bashkim me serbët, me sukses po e vazhdon misionin e tij! Fasadën kuq e zi, e në brendësi me Serbi e Rusi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën.

Nacionale publikoi përgjimin ku Kusari-Lila koordinohej me nënkryetarin e Listës Serbe për agjendat parlamentare.

Por opozita thotë se këto përgjime tregojnë se “ka koordinim mes Qeverisë dhe Listës Serbe”.

Alarm, rikthehet pas 50 vitesh kolera, shfaqen rastet e para në Itali  

0

Në Itali është ngritur alarmi i përhapjes së kolerës. Autoritete në Itali bëjnë me dije se në Sardenjë, pas 50 vitesh nga rasti i fundit, është rikthyer kolera.

Konkretisht mësohet se një i moshuar nga Arbus është identifikuar me sëmundjen e rëndë. Ai shkoi në spital pas 5 ditëve shqetësime në trup. I moshuari i cili vuan edhe nga sëmundjet e zemrës, nuk dihet se nga çfarë është infektuar, por dyshohet se sëmundjen e ka marrë nga ushqimet e detit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Tashmë mjekët e kanë marrë të moshuarin nënë kontroll dhe po i kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae, ndërsa transmetimi i saj ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi.

Në Shqipëri vdesin pushuesit në mungesë të rojeve, në Turqi roboti shpëton njerëzit në det (Video)

0

Në një kohë që në Shqipëri, pothuajse çdo ditë ka pushues të mbytur në det për shkak të mungesës së kullava të vrojtimit dhe rojeve bregdetare, në Turqi ky problem është inekzistent

Në plazhin Konyaaltı, në Antalya, një roje në bregdet ka gjetur një mënyrë se si mund të shpëtojë ata njerëz që janë në rrezik kur janë në plazh.

Osman Furkan Çetin ka shpëtuar një person që kërkonte ndihmë me një lëvizje dore, rreth 100 metra larg bregut, me anë të një roboti. Ai hodhi në ujë robotin pa pilot që shpëton jetë të quajtur “Fasty” për të shpëtuar personin që kishte vështirësi të kthehej në breg për shkak të erës.

Roboti, i drejtuar nga Çetini, afroi në breg personin që ishte në rrezik. Cetin, i cili i shpëtoi jetën thotë se prej 4 vitesh punon në plazhin Konyaaltı dhe vitin e kaluar kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 10 persona me një robot pa pilot.

Ne bëmë shpëtimin e parë të këtij viti. Ai kërkoi ndihmë duke ngritur dorën në det. Më vonë mësova se ai ishte i shurdhër. Ai ishte në det të hapur dhe nuk mund të kthehej për shkak të erës. E shpëtuam duke komanduar robotin.

Duke thënë se roboti, i cili mund të manovrojë shpejt në sipërfaqen e ujit, peshon 14 kilogramë, Çetin tha:

Ai ka një rreze veprimi prej 800 metrash. Ai mund të arrijë qytetarët që rrezikojnë të mbyten në pak sekonda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anadolu Ajansı (@anadoluajansi)

I dolën përgjimet me Igor Simiqin e Listës Serbe, lajmërohet Kusari-Lila

0

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për Ekonomia Online lidhur me përgjimet e dala në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

E dhimbshme| 24 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë në një aksident në Gjermani

0

Një 24 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për Gentrit Sallaukën, nga Prizreni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerwald.

Lajmi u bë i ditur për Klankosova nga Burim Sallauka familjar i të ndjerit.

“Ka pasur aksident. Dy shoferat kanë vdekur, ka shpëtuar pasagjeri shoku i Genit. Ka qenë në rrugë të vetën. Është goditur direkt nga një veturë”.

Ai theksoi se nipi i tij e ka dashur shumë Kosovën.

Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.

Vdekje për shqiptarët – Simbole dhe nënshkrime antishqiptare në muret e banesave në Gostivar

0

Vdekje për shqiptarët’ dhe simbole kërcënuese për shqiptarët, janë këto disa vizatime në disa ndërtesa në Gostivar që kanë panikosur banorët atje.

Vizatime me përmbajtje naziste dhe antishqiptare janë parë në disa ndërtesa banimi drejt stacionit të autobusëve, më konkretisht në rrugën ‘Mara Urginova’, teksa ende nuk dihet kush fshihet pas tyre.

Këto simbole dhe nënshrkime me vdekje për shqiptarët, janë denoncuar në Polici nga qytetarët të cilët janë shprehur se ndihen të kërcënuar.

Presidenti i ri malazez: E kuptojmë pozicionin e Serbisë

0

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, të hënën në Beograd, ka bërë sërish thirrje për qetësimin e situatës në veriun e Kosovës, ndërsa ka shtuar se me presidentin serb nuk ka pikëpamje të njejta sa i përket pavarësisë së Kosovës.

“Shumë e rëndësishme që nga adresat më të mëdha shtetërore të fokusohemi në tema që mund të afrohemi. Ka edhe tema ku nuk kemi të njëjtat pikëpamje, sigurisht që edhe çështja e Kosovës është një nga ato. Mali i Zi e njohu Kosovën në vitin 2008, por ne duhet të jemi të edukuar politikisht për të kuptuar pozicionin e Serbisë”.

“Ajo që është e rëndësishme për mua është që tensionet në veri të Kosovës të vihen nën kontroll dhe të ndodhë deeskalimi. Ne vërtet e mbështesim sinqerisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk jam i lumtur për tensionet, megjithatë Vuçiçi ka bërë shumë për deeskalim, por duhen dy veta për tango”, shtoi Milatoviç.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë të tij, shprehu një shqetësim të thellë për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat i fitoi kreu i Lëvizjes “Evropa Tani”, një politikan me orientim liberal, por që mori mbështetje edhe nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Megjithatë, në një intervistë për gazetën opozitare serbe “Nova”, presidenti i ri i Malit të Zi, ishte pyetur edhe rreth Kosovës. Pavarësia e Kosovës, pohoi ai, është fakt i padiskutueshëm – kjo është krejt e qartë, kujdesej të sqaronte ai, ndërsa shtonte se Mali i Zi do që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet.