Ballina Blog Faqe 41

Prokuroria konfirmon arrestimin e avokatit Besnik Berisha, ja vepra për të cilën akuzohet

0

Avokati i njohur, Besnik Berisha, është arrestuar bashkë me tre të dyshuar të tjerë ka konfirmuar Prokuroria e Ferizajt.

Kjo, mbi dyshimet e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, transmeton klankosova.tv.

”Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Dalin dëshmi të reja të tragjedisë ku humbi jetë babai me dy djemtë në detin shqiptar

0

Është mbajtur sot në Gjykatën e Durrësit, seanca për masën e sigurisë ndaj administratorit të plazhit në Vilë Bashtovë. Kujtojmë se pak ditë më parë atje u mbytën tre anëtarët e familjes Halilaj, babai dhe dy djemtë e mitur.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Pëllumb Nikën, i cili ka bërë disa deklarata interesante, sa i takon përgjegjësisë për atë pjesë të plazhit ku gjetën vdekjen 3 anëtarët e së njëjtës familje.

Por, ai ka hedhur poshtë akuzat. Pëllumb Nika tha para trupës gjykues se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës. Ai tha hyri në det që t’i shpëtonte, duke theksuar më tutje se n zona ku ndodhi tragjedia ishte nën administrim nga bashkia.

“Bovat nuk i vendosim ne, por e cakton bashkia Rrogozhinë hapësirën ujore që i përket çdo plazhi dhe thellësinë ku të vendosen. Unë rrezikova jetën time dhe e kisha një flamur të kuq, po edhe 10 vrojtues të ishin nuk do bënin dot gjë.

Nga ana njerëzore, kur pashë që nuk po futej njeri, ma dha Zoti dhe u futa me kajak. Po u fundosa. Zonën ku vdiq i ndjeri dhe fëmijët e ka nën administrim bashkia. S’do të doja kurrë të ndodhte një gjë e tillë”, tha ai para gjykatës.

Ndërsa avokati ka theksuar se Nika ka bërë akt heroik që rrezikoi jetën e tij dhe hyri për të ndihmuar viktimat. Duke shpjeguar se përgjegjësia për vendosjen e rojeve të plazhit dhe zonat e rrezikut i takon Ministrisë së Turizmit dhe Bashkisë .

Më dhemb ky shpirt” – Postimi prekës i vajzës së 40-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë

0

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Tahiri në Vaganicë të Mitrovicës. Kryefamiljari, Hazir Tahiri, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tyre dhe dyshimet e para janë se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij

Me rastin e vdekjes së tij, vajza e të ndjerit ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook, ku mes rreshtash ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen me ikjen e babait të saj.

” …Babi…………. Të gjithë thonë, ke ikur,

por s’është e vërtetë.

Sepse brenda meje,

ti jeton përjetë.

Lamtumirën tënde

dot nuk e shqiptoj

Baballaret jetojnë në zemra

Dhe unë këtë e besoj..

S’je këtu dhe kurrë me s’do jesh

me dhemb ikja jote një copë zemre më heq

mungesa jote ndjehet çdo ditë

tani që s’të kom më dhemb ky shpirt.

Ti ishe një Baba i mrrekullueshëm që me fjalë se shpreh dot ..! I lutem Zotit që të jem me ty edhe në tjetrën Botë”, shkroi ajo në Facebook.

Ndryshe, për motive akoma të panjohura, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.

I mituri në Prizren e rrah nënën dhe motrat e tij

0

Një i mitur është arrestuar dje në Prizren për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe dy motrave.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njihuni me doktorin e luftës që një jetë ia kushtoi shëndetit të popullatës së Drenicës

0

Shkruan: Hamit Shala

Dr. Osman Veliu, – mjeku i luftës, siç e quanin shumë qytetar gjatë luftës, posedon cilësitë e një mjeku që shquhet për vëmendjen, komunikimin e mirë,  qetësinë, bashkëpunimin, empatinë, energjinë, etikën, miqësinë, dinjitetin, pjekurinë, përgjegjshmërinë, vetëmohimin, aftësitë profesionale si dhe  besimin që e karakterizon gjatë punës se tij me pacient, që nga dita e parë e punës se tij si mjek i ri. Ai është një person shumë i respektuar dhe i dashur për pacientët dhe qytetarët e Drenicës.

Shërbimin  në përkujdesjen për shëndetin ndaj popullatës se Drenicës e filloj qysh me 1987,  ku fillimisht filloj punën si mjek në Shtëpinë e Shëndetit  të Skenderajt, për të vazhduar pas një viti në Ambulanten Shëndetësore të Çirezit, që mbulonte një territor të gjerë me mbi 10 mijë banorë, dhe për shkak të cilësisë, disiplinës  në punë dhe respektit ndaj pacientëve që kishte vendosur mjeku i ri në këtë Ambulancë, ky institucion shëndetësor shpejt u bë një nga ambulancat më të frekuentuara nga ana e pacientëve jo vetëm të fshatrave të Komunës së Skenderajt por edhe e fshatrave përreth nga komunat tjera të rreze Qyqavicës (Vushtrri, Drenas, Obiliq etj).

Menjehërë Pa përfundimit të studimeve, dr. Osmani kishte shkuar në shërbimin ushtarak në ish Jugosllavi, dhe duke mos mundur të përballonte padrejtesitë që u bëhëshin atëherë ushtarëve shqiptar, ai kishte rënë në kundërshtim me eprorët e atëhershëm serb, dhe për këtë qellim ai kishte “përfunduar” ushtrinë për një muaj e gjysmë. Kjo “njollë” e kishte penguar fillimisht për punësim ( dhe ma vonë gjatë gjithë robërisë jugosllave edhe në punë), por pas një kohe në mungesë mjekësh kishte gjetur punë në Shtepinë e Shëndetit në Skenderaj.  Gjatë viteve 90-ta, kur vendi po braktisej masivisht nga qytetaret e Kosovës, dr. Osmani i qendroj besnik profesionit dhe pacientëve të tij, duke mos ua kthyer shpindën asnjëherë. Për shkak se asokohe transporti ishte i vështirësuar, ai ishte i detyruar të udhëtonte këmbë mbi 30 km në ditë për ti vizituar pacientët e tij, shpesh nëpër borë e shi apo edhe temperatura të larta. Një pjesë të rrugës ai e kalonte duke u ndalur dhe vizituar të moshuarit dhe të sëmurit kronik nëpër shtepitë e tyre. Kështu dr. Osmani ishte bërë një mjek popullor, shumë i afërt, i dashur dhe i familjarizuar me pacientët e tij.

Siç dihet, zona ku punonte dr. Osmani, me kohë ishte shndërruar në çerdhe të celulave të para të UÇK, kështu që ai ishte nga mjekët e parë në Kosovë që kishte rënë në kontakt me ushtarët e  UÇK duke i trajtuar ata për nevojat shëndetësore të tyre dhe familjeve të tyre. Puna e tij kishte rënë në sy të policisë serbe, dhe herët kishte rënë në radarët e tyre, për cka ai ishte njoftuar nga disa kolegë të tij që kishin qenë në bisedat e famshme informative, kështu që nga fundi i vitit 1996, ai ishte detyruar të kufizonte lëvizjet e tija dhe mos lëvizte jashtë zonës që kontrollohej nga UÇK. Duke u gjendur në situatë të re, ai kishte vazhduar akoma ma me ngulmë punën e tij në mbështetjen e popullatës në nevojë.  

Gjatë viteve 1998 – 1999 kur UÇK doli haptazi me aksionet për clirimin e vendit, dr. Osmani po trajtonte me shumë zell e përkushtim plagët e të plagosuriv dhe popullatës civile, në kushtet e një terrori dhe dhunë të paparë. Në vecanti, ishte një përjetim i rëndë masakra e Likoshanit dhe Çirezit dhe pak ditë ma vonë lufta heroike e Familjes Jashari, pas se cilës puna e tij ishte intensifikuar shumë sepse nga atëherë kishin ndryshuar edhe rrethanat e luftës në Drenicë. Kështyuqë Dr. Osmanin mund ta gjenit gjithmonë aty ku nevojitej.

Vera përcelluese e vitit 1999 e gjeti në Çirez. Asokohe Çirezi ishte bërë një vendstrehim për mbi 25 mijë qytetar nga Drenica, Dukagjini, Obiliqi, F. Kosova dhe Mitrovica, ku  për shkak të dhunës dhe terrorit të ushtruar gjatë ofanzivave shkatërruese të forcave ushtarake e paramilitare serbe, popullata e këtyre zonave ishte zhvendosur në Çirez, zonë kjo që kontrollohej nga UÇK, dhe ku tashmë të zhvendosurit gjetën gjithë mikëpritjen, bujarinë dhe kujdesin nga popullata vendore, e cila ndau shtepitë dhe kafshatën e gojë se tyre me të zhvendosurit. Dr. Osmani gjatë gjithë kësaj kohe, ishte krah këtyre qytetarëve. Në kohën kur nëpër media të ndryshme po qarkullonin lloj-lloj lajmesh për shfaqjen e epidemive të ndryshme në këtë zonë ( gjë kishte të bëntë edhe me propagandën serbe për të dëmtuar rezistencën heroike në Drenicë), dr. Osmani bashk me ekipën e tij mjekësore, po bëntë të pamundurën që kjo të mos ndodhte. Duke iu falënderuar aftësive të tij organizative, gjithëmonë të koordinuara me Komandantin e Bataljonit të Mjekësisë  Dr. Fadil Bekën dhe mbështetjës që kishte marrë nga organizatat e ndryshme humanitare që ushtronin funksionin e tyre në Kosovë sic ishin “Care International” , “Medicine Sans Frontiers”, “UNICEF”, “UNHCR” etj, ai kishte siguruar medikamentet e nevojshme në lidhje me trajtimin e të plagosurive dhe atyre me sëmundje të ndryshme, e në vecanti ishte angazhuar në marrjen e masave për parandalimin e epidemive të ndryshme e në vecanti atyre që kishin të bënin me barkqitjet verore për fëmijët dhe të rriturit. Kështu në tre rast ishte paraqitur edhe dizenteria bacilare me gjithë paqyren e saj klinike (raste të dyshimta), por falë masave të ndërmarra më kohë ato raste ishin izoluar dhe nuk kishte pasur përhapje të mëtëjme të infeksionit. Kjo ngjarje kishte bërë bujë në mediat e asokohe të Kosovës. Poashtu, meqënese Fusha e Mollës ishte bërë si stacion pritje për të zhvendosurit në këtë pjesë të Drenicës, aty ishte dërguar edhe një ekip shtesë mjekësor, ku atyre që arrinin nga zonat e ofanzivave u ofrohej ndihma mjekësore e nevojshme nga ekipi i cili përbëhej nga Dr. Bajram Gashi dhe tekniku Avni Xani.

Është interesant të theksohet, se edhepse në kushte lufte, Dr. Osmani kishte arritur që në një ambulancë të vogël të organizonte shërbimet shëndetësore vitale për popullatën. Kështu përmes bashkëpunimit me UNICEF ishte siguruar edhe vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse të parandalueshme për gjithë fëmijët dhe të plagosurit që vinin nga zonat e luftës por edhe popullatës lokale. Në një dhomë e vogël lindje për nënat shtatëzana, mamia Qerime Sejdiu nën mbikqyrjen e dr. Osmanit, ndihmonte gjithë nënat që po lindnin asokohe në kushte fushore, nën kushte të jashtëzakonshme për një punë të tillë. Pastaj, një ekip tjetër kryente edhe vizita shtëpiake, për tu ardhur në ndihmë në vecanti për të plagosurive dhe personave të moshuar me probleme kronike.

Me gjitha peripecitë dhe vuajtjet që përballej në punë e tij, ai tregoj një shpirt humanitar që rrallë do të mund ta gjeje, pasiqë që nga fillimi i viteve 90ta, ai e kishte shndërruar shtëpinë e tij në Polac në një ambulancë të improvizuar, ku qytetarët prej të gjitha anëve të Drenicës, vinin orar e pa orar në shtepinë e tij dhe mirrnin gjithë shërbimet falas, përfshirë edhe barërat që i siguronte permes organizatave joqeveritare sic ishin “Care International” dhe “Medicine Sans Frontiers”.

Dr. Osman Veliu, duke qenë i angazhuar në vatrën e rezistencës kundër pushtuesit serb, për shkak të aktiviteteve të tija, shpesh kishte qene në qendër të vëmendjës se mediave vendore dhe atyre ndërkombëtare, ashtuqë gjatë asaj kohe shpesh mund ta gjeje edhe në storiet për luftën në Kosovë edhe të mediave ma presigjioze ndërkombëtare sic ishin Associated Press, TVE Internacional, atyre greke, gjermane, britanike etj nga gjithë Europa. Edhe në këtë mënyrë ai përmes shfaqjes se kushteve mizerie të rrethanave në të cilat zhvillohej kujdesi shëndetësor në Kosovën e asaj kohe, ndikonte në informimin e sakt të opinonit ndërkombëtar në lidhje me luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

Pëndryshe, dr. Osmani ishte ndër mjekët e parë në Komunë që filloj punën në Ambulancën Humanitare” Nënë Tereza” në Skenderaj që nga hapja e saj. Si dhe ka qënë mësimdhënsë i lëndëve mjekësore në Shkollën e Mesme të Mjekësisë  “ Xheladin Deda” – paralelja e ndarë në Skenderaj ( që për shkak të rrethanave të luftës i zhvillonte aktivitete e saja në fshatrat Polac dhe Klinë e Epërme) që nga dita e parë e hapjes se saj. Pra, një kontributdhënës gjithëpërfshirës.

Aktiviteti i tij humanitar as sot e kësaj dite nuk është ndalur. Ai është i paepur në punën e tij profesionale, duke i ndejtur besnik betimit të Hipokratit që nga dita e parë e veshjës së mantilit të bardhë, dhe bazuar në vlerësimet e qytetarëve, ai asnjëherë nuk ka pranuar asnjë centi për shërbimet e ofruara qytetarëve duke i qendruar besnik motos se tij “ se krejt pjesa e mbetur e pasluftës është një “bingo” për të dhe se jetën e tij dëshiron ta bëjë në mënyrën ma të dinjetetshme dhe ma të ndershme të mundur”, duke u ndjerë përjetësisht borgjli ndaj qytetarëve dhe atyre që u flijuan që Kosova sot të frymojë lirshëm.

Tahiri godet Kurtin: Marrëveshja për shtensionim në veri u arrit mes Kurtit e Radojçiq

0

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja për shtensionimin në veri është arritur mes Kurtit dhe Radojçiçit, e mbuluar me një foto çasti Lajçak-Bislimi, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prandaj Borrell nuk e ka quajtur marrëveshje por tha që mirëpret zotimet e qeverisë.

Postimi i saj i plotë:

Marreveshja per shtensionim ne veri eshte arritur mes Kurtit dhe Radojcicit, e mbuluar me nje foto casti Laicak-Bislimi; prandaj Borrell nuk e quajti marreveshje por tha mirepret zotimet e qeverise!

Asistenti personal i deputetit pagën më të lartë sesa të policit, ushtarit, mësuesit e zjarrfikësit

0

Sipas rregullores së re të Kuvendit të Kosovës, stafi mbështetës politik i deputetëve do të paguhet me koeficient 5.8 apo 609 euro pagë, plus shtesa e shpenzime ditore. Kjo kalon pagën bazë të policit, ushtarit, mësimdhënësit dhe zjarrfikësit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se disa nga asistentët e deputetëve veçse kanë filluar punën që nga 1 qershori.

Mediumi e ka siguruar edhe një vendim për punë-dhënie të asistentëve personal të deputetëve.

Insajderi ka provuar disa herë që të sigurojë listën e asistentëve të deputetëve nga shefat e Grupeve Parlamentare dhe vetë Kuvendit, mirëpo që të dy palët kanë refuzuar t’i ofrojnë listat.

Asistenti i deputetit, pos kësaj, gëzon edhe 30 për qind të shtesave dhe nga 5 euro për shpenzime ditore që dalin nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Koeficienti për ta paguar atë është më i lartë sesa i zyrtarëve nga fusha e sigurisë, arsimit dhe shëndetësisë. Mësimdhënësi i shkollës së mesme të ulët ka koeficientin 5.6, polici 5, zjarrfikësi 5 dhe infermieri 5.6.

Pagesa jo e dinjitetshme e policëve ka bërë që 40 zyrtarë të dorëhiqen përbrenda gjashtë muajve.

Kryetari i sindikatës, Imer Zeqiri ka treguar për Gazetën Insajderi se pothuajse çdo ditë pranojnë ankesa nga zyrtarët policorë.

“Shumica e pjesëtarëve të policisë, për mos me thënë të gjithë kanë ankesa për mos pagesën e shtesave dhe kushteve tjera”, tha ai.

Që nga implementimi i ligjit të ri të pagave, pjesëtarët e policisë nuk e kanë marrë shtesën për rrezikshmëri në punë – Për këtë, Zeqiri thotë se është nënçmuese pasi që ata ekspozohen 24/7 ndaj rrezikut për shëndet dhe jetë.

Insajderi raportoi vitin e kaluar se 70 ushtarë janë larguar me vetdëshirë nga shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë 2022-ës.

Në Itali punëtori vdes nga vapa në mes të rrugës, temperatura 40 gradë

0

Një punëtor 44-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali për shkak të vapës teksa po punonte në sinjalistikën rrugore të një terreni ekologjik në Lodi.

44-vjeçari ishte duke lyer me bojë sinjalistikat e rrugës kur u rrëzua në tokë. Temperatura 40 gradë bëri që ai të rrëzohej në asfalt dhe të pësonte atak në zemër. Punëtori u transportua me urgjencë në spital, por ai ndërroi jetë edhe pse tentativat për ta ringjallur vazhduan për një kohë të gjatë.

Mjekët thanë se shkaku i vdekjes, një atak në zemër, lidhej me valën e nxehtësisë afrikane që ka prekur Italinë prej disa ditësh.

Sekretari kombëtar i së majtës italiane, Nicola Fratoianni tha se duhet të merren masa të menjëhershme që raste të tilla mos të përsëriten për shkak të vapës

Nuk mund të vdesësh në punë, nuk mund të vdesësh nga nxehtësia e madhe. Në këto ditë po përballemi me një valë të nxehti anormale dhe nivele të padurueshme. Ndoshta është rasti që në orët më të nxehta merren të gjitha masat e dobishme për të shmangur tragjedi si ajo që ndodhi në Lodi.

Si e ofendoi Mimoza Kusari-Lila veprën e heroit Enver Zymberi?

0

Është publikuar pjesa e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.

Në të Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik.

Përveç këtyre qëndrimeve ofenduese, Kusari-Lila ka bërë edhe një deklaratë skandaloze.

Ajo e uli veprën e Enver Zymberit, heroit të Kosovës, që ishte shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga, i cili ra në krye të detyrës gjatë aksionit në veri në korrik të vitit 2011, që kishte për qëllim vënien nën komandë të pikave doganore 1 dhe 31.

Kusari e cilësoi rënien heroike të Zymberit si “atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë”

“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK”.

“Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, dy herë, publikisht, më ka sulmuar në mënyrën më të ultë. As të tjerët nuk kanë bërë çfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision, ai ende ishte deputet atëherë, dhe ai ka thënë pse ende po presim atë gjendjen tjetër dhe implementimin e marrëveshjen për energjinë. Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri”, deklaron Kusari-Lila.

E krejt diçka tjetër kishte deklaruar Kusari-Lila në vitin 2011, kohë kur ajo ishte pjesë e Qeverisë së Dytë të Hashim Thaçit, ish-kryeministër i Kosovës.

 

Gjenden tre trupa në Vidimriq të Mitrovicës, të zhdukur nga lufta

0

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën, 12 korrik, janë hasur mbetje mortore të së paku tre personave që sipas ekspertëve mjekoligjorë mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë, ekipet e IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur “Vidimiriq”, në veri të Kosovës.

“Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve”

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.

“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.