Ballina Blog Faqe 40

Çollaku: VV është PDK 2.0, mashtrues të dyjat

0

Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, duke komentuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës, gazetari Adrian Çollaku ka thënë se duhet të bëjmë krahasime për të ardhur deri te e vërteta.

“Vetëvendosje është një PDK 2.0, asgjë nuk dallon nga ajo, edhe PDK sot e ka për pushtet siç e kishte VV-ja dikur, na rrejnë këta në rrejnë ata”, tha ai.

Sipas tij Ligji që sapo u miratu nga pushteti veteranët i ka lënë jashtë pagës minimale, e konfirmon inçizimin mes Kusarit dhe Simiq.

“Pazari u konfirmua sot me 64 vota për, VV-ja na shet patriotizëm, këta janë mashtrues, e mbrojnë Mimoza Kusarin e cila me urdhër të Kurtit ka folur me Radojiçiqin për me i përjashtu veteranët nga ligji edhe tu ka miratu ligji”, tha Çollaku.

Ai i ka analostit Krenar Shala se duhet të këtë kujdes kur flet me të pasiqë Shala pyeti atë se a ka votuar sot pro ligjit Lista Serbe. /Gazeta10/

Dhuna në Kuvend, ironizon eurodeputeti gjerman: Mirë se vini në zonën Shengen

0

Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka reaguar pas situatës së krijuar të entjen në Kuvendin e Kosovës.

Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

Përgjimi i ri, implikohet Bajqinovci: Ti a e din që mediat na e q… nanën, panlat na i qesin

0

Është publikuar një tjetër video-përgjim ku implikohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Në këtë video-incizim të publikuar nga Nacionale dëgjohet deputeti Bajqinovci duke thënë se “Shpejtimi tha po ta shtroj… thash ti a e din që mediat na e q… nanën, panlat na i qesin”.

Ditëve të fundit Nacionale ka publikuar përgjimet që implikojnë shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje teksa diskuton  me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq

VIDEO 

 

Sërish rrahje mes deputetëve të VV-së dhe PDK-së

0

Vazhdojnë përplasjet: Beqa i PDK-së dhe Thaçi i VV-së për pak sa nuk përleshen fizikisht (VIDEO)

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, është acaruar me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, të cilët kanë qenë shumë afër eksalimit në përplasje fizike.

Megjithatë kanë ndërhyrë deptuetët e tjerë të Kuvendit për t’i ndalur, derisa deputeti Thaçi shihet i nervozuar teksa tenton të gjej ndonjë shteg për të arritur deri tek deputeti Hajdar Beqa. Megjitahtë gjendja është qetësuar pas pak çastesh.

Basha për PDK-në: Kanë mbetë pa tenderë, pa terminale, pushteti nuk merret me zor

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha e ka quajtur mjerim dhunën e ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.

Sipas tij, opozita po dëshiron që me dhunë ta marrë pushtetin, ngase ka humbur gjithçka përfshirë edhe tenderët.

“Kanë mbetë pa tenderë, pa terminale, kanë mbetë, s’po kanë zarfe me i ushqy disa njerëz që i kanë mbajtë deri dje dhe rrjedhimisht dojnë ta marrin pushtetin me zor. Kjo nuk behet, Republika Parlamentare Demokratike votohet, është votu për katër vjet e ardhshme, sovrani e ka dhanë verdiktin e vet, kështu që i kemi edhe dy vite te tjera, pushteti nuk merret me zor edhe po besoj thellë që i kane pa sondazhet qe janë për toke, po munohen mu ngrit përmes dhunës dhe kjo s’arrihet asnjëherë”, ka deklaruar Basha.

“A po shkojmë për 80%?” – Deputetja e VV-së pas sulmit në Kuvend

0

Deputetes së VV-së, Arbrëresha Kryeziu – Hyseni duket se nuk i ka bërë fort përshtypje përleshja në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Hyseni është fokusuar te sondazhet. Në një postim në rrjete sociale ka shkruar se po pret që t’i fitojnë 80% në zgjedhje.

“A po shkojmë për 80%?”, ka shkruar ajo.

“Vallëzoj Vuçiqit” – Eskalon ish-ushtari i UÇK-së e quan “kurvë” deputeten Mimoza Kusarin

0

Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Agim Pllashniku, ka brohoritur në gjuhën serbe ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila duke e fyer atë, raporton Ekonomia Online.

Ai madje ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të shkartohet.

“Kjo (Kusari-Lila) me i dhënë raport atij që Amerika e ka futur në listë të zezë por Albin Kurti nuk është askushi se sot atë duhet me shkarkuar”, tha ai, teksa u pa i mllefosur.

Deputeti nga Drenica gjuan Kurtin me ujë, sulmohet nga Besnik Bislimi- kështu nisi dhuna në Kuvend

0

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku ishte i pari që gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit ishte duke folur në foltrën e Kuvendit. Ndërsa, zëdhënëskryeministri Besnik Bislimi sulmoi Lushtakun.

Përleshja ka eskaluar ku u përfshinë pothuajse të gjithë deputetët dhe ministrat.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton për një pauzë prej 30 minutash.

Këta janë deputetët që hëngrën grushta nga Hajdar Beqa

0

Në momentin kur eskaloi situata në Kuvendin e Kosovës, teksa janë përleshur opozita me pozitën, Hajdar Beqa i PDK-së nuk i ka kursyer grushtat ndaj Vetëvendosjes.

Beqa ka sulmuar Besnik Bislimin, Hekuran Muratin, Armend Mehaj, dhe Armend Mujën me grushta.

Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte marrë fjalën në folësen e Kuvendit, nga opozita i kanë hedhur ujë shefit të ekzekutivit.

Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitë.

Rrahje fizike, sharje e fyerje në Kuvendin e Kosovës, Kurti duke mbajtur fjalim

0

Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha “rrenc”.

Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas nis përleshja. Besnik Bislimi, zv. kryeministër, e hoqi një letër të vënë nga opozita. Ai madje e kishte gjuajtur me shishe deputetin Hekuran Murati.

Ndiqeni përplasjen Kët