Ballina Blog Faqe 39

E mitura në Skenderaj ngelet shtatzënë nga bashkëjetesa me një të rritur, dërgohet në QKUK

0

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të marrë tretman mjekësor apo për të lindur.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Mësohet nga sinjali se e mitura nga fshati Turiqefc i Skenderajt, është pranuar në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar Policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë dëshminë e vajzës në praninë e nënës së saj, e cila ka deklaruar se me pëlqimin e familjes ka filluar bashkëjetesën me një 22-vjeçar.

I dyshuari ende nuk është intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeç’.

Objekti i ETC-së në Klinë përfshihet nga zjarri, policia jep detaje

0

Objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri.

Këtë e ka bërë të ditur Policia rajonale e Pejës. Zëdhënësi Fadil Gashi, ka thënë se të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar. Nuk e di a është ndalë zjarri ende”, ka thënë ai..

Rrëfimi prekës i babait të 46-vjeçarit të mbytur në Gramsh: Na thanë s’vonohemi shumë

0

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Babai i 46-vjeçarit, Arben Zogu të mbytur sot në liqenin e Gramshit dha një deklaratë për mediat pas gjetjes së katër trupave të mbytur.

Në këtë tragjedi ai humbi dhe dy nipërit e tij gjithashtu, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Zotëria tha se i kishin lajmëruar që do të vonoheshin jo më shumë se një orë dhe do të shkonin në liqen.

“Do dalim për t’u larë thanë, ja motorat i kanë këtu, me telefona siç ishin me shapka që dolën nga shtëpia. Nuk do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më. U nisën në orën 3, dhe thanë do vonoheshin 1 orë. Në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shpreh babai i Zogut.

Mbytet babai me dy djemtë dhe nipin, gjenden sendet e tyre personale

0

4 persona dyshohet të jenë mbytur në liqenin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes.

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Totaj: Sollëm përvojën amerikane të bashkëpunimit komunë-qytetarë

0

Sot, u promovua nisma e buxhetimit me pjesëmarrje “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”, të impementuar për herë të parë nga Komuna e Prizrenit, në tri lokacione: Zhur, Lagjen Kurrillë dhe Reçan; me nga dy takime në secilin vend.

Prizreni, është në mesin e komunave të para që ka nisur zbatimin e një modeli shumë të përhapur në botë, inspirim nga SHBA-të, ku qytetarët vetë propozojnë, vetë votojnë idenë më të mirë dhe në fund Komuna e financon projektin më të votuar.

“Jam i lumtur që si kryetar po e zbatojmë për herë të parë një praktikë amerikane të re të bashkëpunimit me qytetarët, për ta rritur sa më shumë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Falendëroj vecanërisht USAID Kontrata Sociale, të gjitha organizatat, qytetarët dhe veçmas përfaqëasuesit e tri vendbanimeve që ishin pjesë e kësaj nisme” – u shpreh me këtë rast Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndarja e një shume të caktuar për këto projekte, do të futet në buxhetin e Komunës për vitin 2024, me c’rast duhet votuar në Asamblenë Komunale, ndërsa, me realizimin e suksseshëm të kësaj nisme do të rritet edhe më shumë buxheti vitin e ardhshëm për projekte të këtilla.

Ndërkaq, ushtruesi detyrës së drejtorit, Sean MacLeay, the USAID Democracy and Governance Acting Office Director, përgëzoi Komunën e Prizrenit për gatishmërinë e të qenit sa më afër qytetarëve dhe për realizimin efikas të këtij pilot projekti.

FLOW vjen edhe me projektin e ri “Diamant”

0

Këngëtari i ri në moshë, Florent Sinani, tashmë i njohuri në botën e muzikës me emrin “FLOW”, ka lansuar projektin më të ri “Diamant”, ku këngë e klipi janë realizuar në mënyrë perfekte.

Kënga ‘Diamant’ është realizuar me tekstin e shkruar nga Silent, muzikën nga Zzapnchriss  Studio.

Kënga e lancuar është një këng ritmike dhe e përshtashme për këto ditë të nxehta vere.

“Diamant” është punuar me shumë dashuri nga FLOW, i cili deri më tani ka publikuar disa projekte muzikore dhe ka nisur karierën e tij si artist në skenën shqiptare. /Gazeta10/

Rrëfimi i nipit: Si e dogji Nana Pashkë vetën pasi i varrosi dy djemtë e saj

0

Tema e Pashkë Markut, gruas nga Gjakova që dogji vetën pasi varrosi dy djemtë e saj të vrarë nga forcat serbe, u rikthye sot.

Guri i vendosur në vendin ku ajo u vetëflijua, u hoq nga pronari i tokës.

Liridon Marku, nipi i Nanës Pashkë, ka treguar se pronari i tokës pasi 20 vjet më parë me vetëdëshirë lejoi vendosjen e gurit, i ka kërkuar familjes ta heqin, për arsye fetare.

Sipas Markut, pronari i tokës e ka akuzuar familjen e Nanës Pashkë se duan ta bëjnë kishë aty.

Por si ndodhi vetëflijimi i Nanës Pashkë, në vitin 2003?

Nipi i Nanës Pashkë tregon se deri në vitin 2003, Pashkë Marku ka pyetur babain e tij (djalin e madh të saj) nëse ka marrë vesh diçka për dy djemtë e zhdukur.

Pasi trupat e tyre u gjetën dhe iu dorëzuan familjes, nipi i saj tregon se Nana Pashkë ishte e zotuar për t’ua kryer ceremoninë e varrimit pa i vajtuar ata.

Pak ditë pasi bëhet ceremonia, ajo distancohet nga familja, në kohën kur të gjithë ishin në gjumë dhe shkon te varret e dy djemve të saj të vrarë.

Nipi i saj tregon se ajo më pas e ka djegur vetën në vendin ku është vendosur guri, e që i bie në mes shtëpisë së Nanës Pashkë dhe varrit të djemve të saj.

Ai tregon se e kanë kërkuar për disa ditë Nanën Pashkë, derisa Policia e ka gjetur të vdekur në tokën afër shtëpisë.

Liridon Marku tregon se Nana Pashkë ka thënë se do të donte ta digjte vetën para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po kërkoheshin të zhdukurit në luftë, porse kishte frikë se do ta ndalnin një veprim të tillë.

Situata në veri, mërgimtarët kosovar anashkalojnë Serbinë

0

Situata e tensionuar në veri ka ndikuar që shumë mërgimtarë që ia msyjnë Kosovës të përrdorin vetëm rrugën nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës duke anashkaluar atë nga Serbia.

Mërgimtarët thone se ndihen më të sigurtë të udhëtojnë nga Shqipëria ndonëse rruga është më e gjatë.

Kjo ka bërë që shpesh posaqërisht në kohën kur vijnë tragete në Durrës të krijohen edhe pritje në pikën kufitare në Morinë.

Regjitrimet në pikat kufitare nuk vlejnë për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu flet për mërgimtarët për shkak që vijnë nga vende të treta duhet kontrolluar ndërsa qytetarët e Kosovës e shqipërisë jo…

Në kohën e pikut sipas policisë brenda 1 minuta hyjnë mesatarisht 20 vetura në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke punuar me kapacitete të plota në këtë pikë kufitare ndërsa është paralajmëruar dyfishim i numrit të mërgimtarëve që do të hyjnë në Kosovë nga kjo pikë kufitare.

Serbia e tmerruar, ministri i mbrojtjes ankohet që Kosova po e forcon ushtrinë

0

“Prishtina po i armatos Forcat e saj të Sigurisë së Kosovës me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në Ushtri të Kosovës”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ai ka thënë për televizionin “Prva” të Beogradit se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, ata morën edhe sisteme të tjera – howitzer, minahedhës, sisteme kundër mjeteve të blinduara, sisteme sulmuese. Ata dërgojnë oficerë për stërvitje në vendet e NATO-s dhe kanë stërvitje të përbashkëta”, tha më tej Vuçeviq

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Armët e Prishtinës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha ministri serb.

Vuçeviq shtoi se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e saj operative dhe, siç tha ai, të trajnojë ushtrinë dhe të instalojë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

Deliu vendos në kuvend posterë të Bislimit duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa posterë në Komisionin për Integrim Evropian ku shihet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës me 13 korrik kishte përleshje fizike ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe ministrat u përfshinë në rrahje masive.

U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Të pranishëm në seancë ishin edhe forcat e sigurimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë krye temë e medieve botërore.