Ballina Blog Faqe 38

E trishtë: 25-vjeçari nga Skenderaji që humbi jetën tragjikisht, la pas vajzën 5 javëshe

0

Dje ishtë një ditë e rëndë për familjen Smakiqi nga fshati Abri i komunës së Skenderajt. Ai u nda nga jeta tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda pas rrëzimit nga rimorkio e kamionetës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe, Safeti, familjar i të ndjerit, të cilët nuk kanë bërë të ditura ende detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, djali ynë Ekrem Sherif Smakiqi.  Për varrimin do të ju njoftojmë më kohë! E pikëllaur Familja Smakiqi!”, shkroi babai i Ekremit.
I ndjeri ka lënë pas vetes vajzën të porsalindur e cila është vetëm 5 javëshe”.

Musliu e kritikon Sveçlën: Mbledh byrekë e i ushqen me ta policët në veri, mundet me i helmu krejt

0

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën se si e ka menaxhuar çështjen e veriut të Kosovës.

Musliu pati kritika saktësisht ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin tha se i ushqen policët në veri me byrekë.

“Shkon Xhelal Sveçla mbledh byreka nëpër byrektore të Mitrovicës e i ushqen me byreka dhe mundet me t’i helmu krejt policinë atje”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Toska: Komandantët e UÇK-së me revole deshën ta stoponin intervistën e parë të Rugovës pas luftës

0

Dijana Toska është gazetarja që mori intervistën e parë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas luftës në tetor të vitit 1998, intervistë kjo e cila bëri jehonë të madhe gjithandej pas rikthimit në punë të Radio Televizionit të Prishtinës. Në këtë dalje të parë publike pas luftës, Rugova iu përgjigj disa pyetjeve të cilat i kishin dërguar qytetarët e vendit.

Toska tregoi një anë tjetër të kësaj interviste, ku bëhej fjalë për prapaskenat.

Siç shprehet ajo, komandantët e UÇK-së të cilët qëndronin me revole para RTP-së, dëshiruan ta pengonin këtë intervistë.

“Opinioni nuk i di paraskenat, lufta që është bërë për t’u realizuar ai emision. Para fillimit, meqë ishte paralajmëruar në gazetë që sonte do të jetë intervista me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte zgjuar normalisht interesim. Dhe çka ishte ajo para emisionit, se publiku këto gjëra nuk i di? Ishin dy rryma. Kishin ardhë edhe Komandantë të UÇK-së, të cilët deshën ta stoponin, ta ndalonin që presidenti të mos jetë mysafir në program”, u shpreh ajo.

Dhe rryma e dytë, Toska thotë se ishte në popull, pasi ishte zgjuar nostalgjia për televizionin e gazetarët e Prishtinës.

“Dhe ishte ana tjetër, sepse u lajmërua se gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës po kthehen. Nostalgjia e opinionit për televizionin dhe gazetarët e televizionit të Prishtinës, paralelisht me njerëz me revole para Radios, se atëherë Televizioni i Prishtinës emitonte programin në Radio. Opinioni kishte ardhë me pije, me ëmbëlsira, me krejt për të kremtuar në një mënyrë fillimin e transmetimit dhe për të nderuar presidentin, Rugova”, tregoi ajo në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

E frikshme, shpërthen tubacioni i gazit, makinat “fluturojnë” në ajër si lodra(Video)

0

Një ngjarje e rëndë, në pragun e një tragjedie, ka ndodhur në mes të ditës dje në Afrikën e Jugut, ku një tubacion gazi nëntokësor ka shpërthyer papritur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Johanesburgut, ku një person mbeti i vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ndërkohë po bëjnë xhiron e rrjetit video të ndryshme nga momenti i shpërthimit, ku shihen se si fluturojnë në ajër makina dhe njerëzit. Ndërsa shumë ndërtesa dhe rrugë mbetën të dëmtuara.

Disa dëshmitarë okularë raportuan se kishin ndjerë dridhjen e tokës dhe më pas dëgjuan një zhurmë të fortë në momentin e shpërthimit.

Lamtumira e fundit! Fshati në zi: 4 varre në një shtëpi…

0

“Është bërë gjëma në fshat. 4 varre me një shtëpi”! Kështu shprehen banorët në fshatin Cingar i Poshtëm në Gramsh ku ka rënë zia prej mbrëmjes së djeshme, kur u shpërnda me shpejtësi lajmi tragjik se babai me dy djemtë dhe nipi u mbytën në liqenin e Banjës ku u futën për t’u parë, por nuk dolën më të gjallë prej aty.

“Liqeni është shumë i rrezikshëm është i pambrojtur. Këtu është bërë skandal me Banjën. E bënë HEC-in dhe e lanë ashtu. Nuk ka as roje as gardhe” tha një tjetër banor i irrituar. “Duhej të kishin bërë rrethime. Tabela jo, roje jo. Këtu nëse nuk e njeh zonën bie në liqen dhe mbytesh” tha një tjetër.

“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Ata shkuan të laheshin por nëse rrëzohet aksidentalisht një fëmijë, nuk e shpëton dot” u shpreh një tjetër banor. Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me nipin, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës.

Përfunduan në humnerë me Range Rover, del foto e dy të rinjve që ndërruan jetë

0

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Fortuzaj në Tiranë. Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla.

Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Mësohet se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali.

Përfshihet nga flakët një anije në portin e Durrësit, nuk dihet për të plagosur apo viktima

0

Përfshihet nga flakët një anije në portin e Durrësit, nuk dihet për të plagosur apo viktima

Është përfshirë nga flakët një anije në portin e Durrësit.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima nga ngjarja.

Në videon e siguruar nga JOQ, shihet se si shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën.

Viti 1999: Mijëra persona në Izrael në koncertin humanitar për Kosovën

0

https://video.gjirafa.com/yt1s-com-israel-kosovo-refugees-benefit-rock-concert-360p-mp4

Kishte rrezik të përhapej edhe tek një pompë e derivateve, lokalizohet zjarri në ETC në Klinë

0

Në orët e para të mëngjesit supermarketi “ETC” që gjendet në Klinë është kapluar nga flakët, ku së fundmi bëhet e ditur se falë zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Fadil Gashi i cili njoftoi se të gjitha njësitet dolën në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga sigurimi i “ETC-së”.

“Sot rreth orës 6:30 të mëngjesit policia është njoftuar nga sigurimi se zjarri e ka kapluar qendrën tregtare ETC në Klinë. Ka dalë në vendngjarje, zjarrfikësit janë aty. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi në orët e para të ngjarjes, për Sinjalin.

Ndërsa pak më herët, Gashi bëri të ditur se ky zjarr ka arritur të lokalizohet, teksa potencoi se “ka qenë rrezik që edhe pompa e benzinës të merrte flakë”.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar. Ka qenë rrezik që edhe pompa e benzinës të merrte flakë, por për fat të mirë zjarrfikësit nga të gjithë qendrat e Kosovës kanë bërë një punë të mirë dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Gashi.

Djali rrah babë e nënë në Gjakovë

0

Një burrë dhe një grua kanë pranuar tretman mjekësor mbrëmë në Gjakovë pasi janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre.

Rasti është paraqitur në Polici nga viktimat.

“I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh