Ballina Blog Faqe 37

Dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri

0

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës.

Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.

“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti do të vazhdojë të hetohet.

E rëndë: Vetëmbytet në një rezervuar uji 16-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Kamëz ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi ka ra në një depozitë uji.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Çekrezë ku dyshohet se i mituri është vetëmbytur në depozitën e ujit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E ‘forta’ e VV-së ofendon veteranët: Dilni më shpesh

0

Zyrtarja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka komentuar protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës, e cila ishte thirrur nga veteranët.

Mihali ka thënë se tashmë ka ardh dita që opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë, Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn.

Ajo tutje ka ftuar që të dalin prapë dhe më shpesh.

“Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn. Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ramiz Lladrovci: Van Damme po vjen në Kosovë

0

Aktori i famshëm i filmave aksion në nivel botëror, Jean-Claude Van Damme, do të vjen për herë të parë në Kosovë. Ikona e aksioneve dhe filmave të cilat kanë shoqëruar ekranet anë e kënd globit, do të gëzoj fansat kosovarë më 16 korrik.  Ardhjen e tij po e mundëson një kompani zvicerane e orëve. Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një video.

Për ardhjen e aktorit belg ka shkruar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme”, ka shkruar Lladrovci në Instagram.

Me thirrje kundër Kurtit, Kusarit dhe Sveçlës fillon protesta e veteranëve

0

Sapo ka filluar protesta e shoqërisë civile, përkrahur edhe nga OVL-UÇK, kundër qeverisë  Kurtit, pas vendimit për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale.

”Mimozë, ti fyej veteranët, Javllanoviqi nënat e tyre”  ishte njëra prej thirrjeve që po mbajnë në duar protestuesit. Lajmisot.

Digjet Kombanja në Krushë – Video

0

Puna pa u ndalur dhe vapa e madhe duket që kanë qenë shkaktar që fermerit nga Krusha t’i digjet Kombanja.

Zjarr i madh nga djegia e saj por ende nuk dihet për pasojat dhe dëmet e shkaktuara.

 

Klinaku për Kurtin: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej kur ka ardhur në qeveri

0

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar për një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, dhënë sot se duhet të definohet numri i veteranëve.

Klinaku, thotë se Kurti as protezat e invalidëve të luftës nuk po i rregullon që kur ka ardhur në qeveri.

“Meqenëse dosjet janë në prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin tonë si Organizatë e Veteranëve ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, shkruan Klinaku.

“Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri”.

Klinaku, potencoi se Kurti po e quan beneficionin pagë, pasi sipas tij, e ka për qëllim ta mashtrojë publikun.

“Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”.

Sveçla: E çuditshme si Buzhala e Kajtazi e thirrën protestën kur kanë thënë se UÇK-ja ka kryer krime

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e humb betejën në terren me Albin Kurtin, për këtë sipas tij, ai po i kthehet luftës hibride.Sveçla, thotë se Vuçiqi, e ka humbur kontrollin në veri, pasi i janë arrestuar siç thotë ai, kriminelët kryesorë.

Ai thotë se atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit. Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë” shkruan Sveçla raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet sot nga shoqëria civile.Sveçla tha se kjo protestë është thirru nga dy gazetarë të cilat kanë patur deklarata se UÇK-ja ka kryer krime lufte.

“Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë” shkruan ai raporton Gazeta Blic.Reagimi i plotë:

Lufta hibride në aksionVuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë.

Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.

Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar.

Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt.I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit.

Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë.

Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njejtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiqit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dijnë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

Kurti: Ka trefishim të numrit të veteranëve, mos ta dëmtojmë luftën çlirimtare

0

Kryeministri, Albin Kurti është i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona.

Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat.

Kurti shton se nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Këto komente ai i bëri pasi u pyet për miratimin e pagës minimale ku nuk u përfshinë veteranët, për çka pati edhe një sqarim. Ai tha se parimisht është që të ketë beneficione më ta larta për veteranët, por se por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punën e bërë.

Kurti ka thënë se Ligji i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale dhe jo përfitimet e mirënjohjet ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.

“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuat. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta dëmtojmë luftën çlirimtare”, tha ai, raporton EO.

“Për këtë ajo çka i duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori në mënyrë që ta kthejmë në të vërtetën faktike numrin e veteranëve. Paga minimale nuk është benfetit për pjesëmarrjen në luftë, unë do të dëshiroja që kur të merremi vesh me organizatat e dala nga luftë të dakordohemi që veteranët të punojnë, ngase një numër i madh nuk janë për pensionim shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet. Ne jemi përjetësisht e pafundësitë për kontributin e pamatshëm, shprehim respektim për të gjithë. Bashkë mund ta zgjedhim këtë, nuk kemi nevojë ta deformojmë të vërtetët tonë, kategorizimi i saktë është shumë i rëndësishme, nuk mund t’i dëmtojmë veteranët duke i bërë edhe pjesëmarrësit pjesë të kësaj kategorie. Mbrojtja e luftës është e rëndësishme, edhe për hulumtuesit e brezat e ardhshëm në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta”.

Kurti tha që Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së, alarmohet Lista Serbe

0

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës që sipas tyre Kurti ka thënë Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së.

Sipas tyre me këtë deklaratë Kurti çdo ditë pa hezitim shpalos karakterin antiserb të regjimit të tij.

“Ai me deklaratën e tij, para gjithë opinionit, madje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, se policia e Kosovës është vazhdimësi e veprimtarisë së UÇK-së, më së miri tregoi se sa kujdeset për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe multietnicitetit në këto zona, dhe se qëllimi i politikës së tij është një Kosovë dhe Metohi etnikisht e pastër”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe pyeti nëse tashmë është e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t’i penguar serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës apo ndoshta të kthehen në to sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve.