Ballina Blog Faqe 33

Skandaloze, Analisti Gashi: Ma keq është qeverisë Kosova pasluftës, se në kohën e Millosheviqit

0

Ndodh edhe paimagjinueshmja. Një analist shqiptar, po po shqiptar, vlerëson se gjatë viteve 90-ta, kohë kur sundonte diktatori Slobodan Milosheviq, i njohur gjërësisht si Kasapi i Ballkanit, në Kosovë ka pasur momente kur është qeverisur më mirë se pas luftës.

Analisti ka emër dhe mbiemër. Është Shkëlzen Gashi. Analisti që njihet për afërsinë me VV-në, në T7 sonte deklaroi se ka pasur momente kur është qeverisur në mënyrë më brutale gjatë kohës së PDK-së dhe LDK-së se sa në kohën e Milosheviqit, kohë kur sundonte periudha e apharteidit.

“LDK-ja e ka kuptu që e ka dhënë një kontribut, jo fort të vogël, në ato qeverisjet, jo qeverisjet, në atë regjimin kriminal që e ka sundu Kosovën krejt dekadën e kaluar…LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tem e ka bërë një reformë. Çka ka ndodhur? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kaluar nuk i ka shërbyer asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare, bile bile ka momente që edhe më barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve 90-ta” – tha Gashi në T7 .

Sulmoi me jaht pushuesen në plazh, bashkëshorti i saj bën për spital turistin (Video)

0

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në një plazh të Sardenjës në Itali. Një gomone me turistë të huaj, duke u nisur nga një mega jaht, iu afrua plazhit duke i rrezukuar jetën dy grave dhe një djali.

Banorët, siç shihet në videon e faqes ‘Welcome to favelas”, protestuan për shkak se mjeti ishte rrezikshëm afër bregut: një grua, mbi të gjitha, i tregoi njërit prej turistëve se distanca mes varkës dhe plazhit nuk ishte në standardet e ligjit.

Turisti e ka shtyrë gruan dhe në atë moment ka ndërhyrë bashkëshorti i saj, i cili ka përmbysur djalin me shqelma dhe grushta.

Të huajt janë kthyer menjëherë në gomone dhe janë larguar me shpejtësi përpara se situata të përshkallëzohej.

RPReplay_Final1689707657

Molliqaj: Në prani të Rexhep Selimit i thashë Albin Kurtit mos apliko sepse s’je veteran

0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa tregoi për një bisedë të tij me të për këtë çështje.

Teksa tregoi pjesë nga kjo bisedë, ai gjithashtu shtoi se Qeveria e udhëhequr prej Kurtit është “anti-UÇK”.

“Kemi qenë unë, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi. I kam thënë mos apliko sepse nuk je veteran i vërtetë”, tha Molliqaj

“Nuk po them që është me Serbinë, por është duke e sulmuar veteranin e vërtetë”, tha kryetari i PSD-së.

Arrestohet lypësi kosovar në Mal të Zi, policia i gjeti mbi 18 mijë euro

0

Një burrë nga Kosova D.C. (78) nga Kosova, i cili u kap duke kërkuar lëmoshë nga policia, u arrestua në Budvë, pasi iu gjet me 18.980 euro.

“Policët e Departamentit të Sigurisë së Budvës gjetën 7818 euro, 980,112 dinarë, shtatë dollarë amerikanë dhe pesë riyadë sauditë pranë D.C. (710), si dhe fatura dhe copa letre me numra të shkruar në xhepat e xhaketës,” tha drejtoria e policisë.

Siç thanë ata, ai u arrestua dhe ndaj tij u paraqit një kërkesë për fillimin e procedimit të kundravajtjes për shkelje sipas nenit 30 të Ligjit për Rendin Publik dhe Paqen.

E dhimbshme: Kjo është 16 vjeçarja që vdiq në një aksident me traktor

0

Të hënën, në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur gruaja e cila u aksidentua me traktor më 11 korrik në fshatin Turjakë të Pejës.

Gruaja e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit me traktor, është Shkurtë Gashi, e lindur në vitin 2007.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën në fshatin Buqan.

Ndryshe, viktima në këtë aksident kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit në Spital të Pejës ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Ju informojmë se me datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjakë – Pejё. Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK – Prishtinё” – thuhet në njoftim.

Serbia në panik: Turqia po punon intensivisht në armatosjen e Kosovës

0

Sekretari shtetëror i ministrisë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se disa vende, dhe mbi të gjitha, sipas fjalëve të tij, Turqia, po punojnë intensivisht në armatosjen, stërvitjen, përgjithësisht në trajnimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, “gjë që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjet e tjera përkatëse ndërkombëtare”.

Ai ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se agjencitë kompetente serbe po e ndjekin me kujdes dhe po e informojnë udhëheqjen shtetërore për atë që po ndodh, kështu që “Serbia përmes të gjitha kanaleve në dispozicion i ka paralajmëruar” përfaqësuesit e Turqisë se është “absolutisht e papranueshme”, duke thënë se Turqia po i “dhuron” këto armë Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti publikisht i ka prezantuar dronët dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për faktin se Turqia po rrit kapacitetet e forcave të Kosovës me donacionet e armëve ofensive. Fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë vetëm për dronë, por edhe për armë shumë të sofistikuara kundër-tank, mortaja dhe armë të tjera”, ankohet Staroviç.

Ai ka thënë se kjo “ngre nivelin e rrezikut dhe kërcënimeve, para së gjithash, ndaj popullatës serbe në Kosovë, por edhe ndaj Serbisë në tërësi”, duke shtuar se “kjo nuk është shkak për panik, ne kemi përgjigje për të gjitha këto dhe do t’i kemi së shpejti”

“Është veçanërisht shqetësuese sepse Turqia do të marrë komandën e KFOR-it në vjeshtë, për herë të parë që nga themelimi i këtij misioni. Kjo nuk është mirë, nuk mund të ndikojmë në këtë vendim sepse kjo është ekskluzivisht në kompetencë të aleancës së NATO-s”, ka pretenduar Staroviç.

Ai shtoi se emërimi i një gjenerali nga Turqia si komandant i KFOR-it sjell “sfida shtesë për Serbinë”.

Avokati i Kadri Veselit kapet me gjyqtarët: Pyetjet tendencioze, nuk dua të degjenerohet situata

0

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shkëmbyer replika të ashpra me gjyqtarët e Dhomave të Specializuara, në seancën që po mbahet në Hagë.

Kjo pasi Emmerson pati disa kundërshtime me pyetjet që gjyqtarët ia kishin drejtuar Rrustem Mustafës.

Emmerson ka thënë se është detyrë e tij të kundërshtojë pyetjet tendencioze.

“Nga juridiksioni që vi unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze nga të gjitha palët, pavarësisht nga cila anë, përfshirë edhe gjyqtarët. Në rastin e sotëm u cenua kundërshtimi im për pyetjet e bëra nga gjyqtarët, dhe duhet të ketë një vendim. Gjyqtari Metro më dha urdhër të ulesha, dhe kundërshtimi im është hequr nga transkripti sepse po flisnim në të njëjtën kohë”, tha Emmerson.

“Nuk dua që të shkojmë e të degjenerohet situata, por të kemi proces të qartë. Nëse gjyqtarët janë të përgatitur për kundër-pyetje, e pamë që kjo e orientoi në mënyrë të gabuar dëshmitarin, doli jashtë kontekstit. Është detyrim profesional ta kundërshtojë. Dhe nëse trupi gjykues mendon se nuk duhet ta bëjë, duhet të dilni me vendim për këtë”, tha Emmerson.

Hisen Berisha: Kosova i ka blerë dronët Bayraktar sepse Serbia ka blerë sisteme raketore ruse

0

Deputet i PDK, Hisen Berisha, në një lidhje direkte me “Ditarin” në A2 CNN shpjegoi pse Kosova bleu dronët Bayraktar nga Turqia.

“Blerja e dronëve ishte planifikuar muaj më parë, pas analizës së kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi. Lufta në Ukrainë ka treguar eficencën e tyre. Është domosdoshmëri e kohës, nuk ka asnjë kufizim ligjor, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiçi. Ne do të blejmë edhe teknologji më të avancuar, jo vetëm dronë por edhe sisteme armatimesh”, tha Berisha.

“Serbia ka blerë sisteme raketore nga Rusia dhe është një satelit rus që ka bazën në kufi me Kosovën. Edhe ne do të blejmë të gjitha pajisjet që mund t’i përgjigjen Serbisë. Veprimet tona janë të harmonizuara me SHBA dhe sa i përket sigurisë kompetencat janë përgjegjësi e forcave të NATO-s”, shtoi Berisha.

Lajm i hidhur: Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, Adem Syla

0

Ka vdekur të hënën Adem Syla, zyrtar i Policisë së Kosovës në Stacionin e Kamenicës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Klaiqi është shprehur i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.

“Një burrë i vendosur me karakteristika të veçanta, mburrem që të pata koleg”, ka vijuar komandanti i stacionit policor në Kamenicë.

Klaiqi ka thënë se “ndihem krenar që pata fatin të punoj me Ademin dhe i nderuar me punën e tij.”

Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë 25-vjeçarin në hyrje të autostradës

0

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në hyrje të autostradës, në fshatin Mazgit, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te shoferi 25-vjeçar, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një qese me sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte për konsum personal.

Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.