Ballina Blog Faqe 31

Rrëfimi i nipit: Si e dogji Nana Pashkë vetën pasi i varrosi dy djemtë e saj

0

Tema e Pashkë Markut, gruas nga Gjakova që dogji vetën pasi varrosi dy djemtë e saj të vrarë nga forcat serbe, u rikthye sot.

Guri i vendosur në vendin ku ajo u vetëflijua, u hoq nga pronari i tokës.

Liridon Marku, nipi i Nanës Pashkë, ka treguar se pronari i tokës pasi 20 vjet më parë me vetëdëshirë lejoi vendosjen e gurit, i ka kërkuar familjes ta heqin, për arsye fetare.

Sipas Markut, pronari i tokës e ka akuzuar familjen e Nanës Pashkë se duan ta bëjnë kishë aty.

Por si ndodhi vetëflijimi i Nanës Pashkë, në vitin 2003?

Nipi i Nanës Pashkë tregon se deri në vitin 2003, Pashkë Marku ka pyetur babain e tij (djalin e madh të saj) nëse ka marrë vesh diçka për dy djemtë e zhdukur.

Pasi trupat e tyre u gjetën dhe iu dorëzuan familjes, nipi i saj tregon se Nana Pashkë ishte e zotuar për t’ua kryer ceremoninë e varrimit pa i vajtuar ata.

Pak ditë pasi bëhet ceremonia, ajo distancohet nga familja, në kohën kur të gjithë ishin në gjumë dhe shkon te varret e dy djemve të saj të vrarë.

Nipi i saj tregon se ajo më pas e ka djegur vetën në vendin ku është vendosur guri, e që i bie në mes shtëpisë së Nanës Pashkë dhe varrit të djemve të saj.

Ai tregon se e kanë kërkuar për disa ditë Nanën Pashkë, derisa Policia e ka gjetur të vdekur në tokën afër shtëpisë.

Liridon Marku tregon se Nana Pashkë ka thënë se do të donte ta digjte vetën para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po kërkoheshin të zhdukurit në luftë, porse kishte frikë se do ta ndalnin një veprim të tillë.

Situata në veri, mërgimtarët kosovar anashkalojnë Serbinë

0

Situata e tensionuar në veri ka ndikuar që shumë mërgimtarë që ia msyjnë Kosovës të përrdorin vetëm rrugën nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës duke anashkaluar atë nga Serbia.

Mërgimtarët thone se ndihen më të sigurtë të udhëtojnë nga Shqipëria ndonëse rruga është më e gjatë.

Kjo ka bërë që shpesh posaqërisht në kohën kur vijnë tragete në Durrës të krijohen edhe pritje në pikën kufitare në Morinë.

Regjitrimet në pikat kufitare nuk vlejnë për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu flet për mërgimtarët për shkak që vijnë nga vende të treta duhet kontrolluar ndërsa qytetarët e Kosovës e shqipërisë jo…

Në kohën e pikut sipas policisë brenda 1 minuta hyjnë mesatarisht 20 vetura në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës është duke punuar me kapacitete të plota në këtë pikë kufitare ndërsa është paralajmëruar dyfishim i numrit të mërgimtarëve që do të hyjnë në Kosovë nga kjo pikë kufitare.

Serbia e tmerruar, ministri i mbrojtjes ankohet që Kosova po e forcon ushtrinë

0

“Prishtina po i armatos Forcat e saj të Sigurisë së Kosovës me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në Ushtri të Kosovës”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ai ka thënë për televizionin “Prva” të Beogradit se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, ata morën edhe sisteme të tjera – howitzer, minahedhës, sisteme kundër mjeteve të blinduara, sisteme sulmuese. Ata dërgojnë oficerë për stërvitje në vendet e NATO-s dhe kanë stërvitje të përbashkëta”, tha më tej Vuçeviq

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Armët e Prishtinës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha ministri serb.

Vuçeviq shtoi se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e saj operative dhe, siç tha ai, të trajnojë ushtrinë dhe të instalojë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

Deliu vendos në kuvend posterë të Bislimit duke e gjuajtur me shishe Lushtakun

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vendosur disa posterë në Komisionin për Integrim Evropian ku shihet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke e gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës me 13 korrik kishte përleshje fizike ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Fillimisht kryeministri, Albin Kurti u sulmua me ujë nga deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ndërkohë që zëvendës kryeministri Besnik Bislimi e gjuajti më pas Lushtakun me një shishe. Pas kësaj deputetët e PDK-së dhe ministrat u përfshinë në rrahje masive.

U deshën orë që normaliteti të kthehej në sallën plenare, por edhe pas pauzës përsëri pati tensione në Kuvend, përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalimin e hyrjes së seancës, deputetë të opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren.

Tensionet në Kuvendin e Kosovës vazhduan ku deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Të pranishëm në seancë ishin edhe forcat e sigurimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe pozitës, është bërë krye temë e medieve botërore.

E trishtë: Vajza 15-vjeçare mbetet shtatzënë nga dhunimi, arrestohet i dyshuari

0

Numri i rasteve të keqtrajtimit seksual në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ngjarje të tilla po cenojnë sigurinë e vajzave dhe grave, të cilat po ngacmohen, sulmohen e dhunohen seksualisht. Ka pasur shumë raste kur si pasojë e keqpërdorimit seksual, viktimat kanë mbetur shtatzënë. Edhe më shqetësues mbetet fakti kur viktimat janë mitura, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i trishtë ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një vajzë e moshës 15-vjeçare, dyshohet se është dhunuar dhe për pasojë tashmë është shtatzënë.

Gjithçka u zbulua nga viktima, e cila bashkë me babanë e saj, i cili vendosën ta denoncojnë rastin në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka zbuluar detaje tronditëse, duke rrëfyer se si prej muajit janar dhe në vazhdimësi, i dyshuari e kishte detyruar që pa dëshirën e saj të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Si pasojë e dhunimit, e mitura ka mbetur shtatzënë dhe ka njoftuar familjen e saj, e më pas edhe Policinë, me ç’rast tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit.

Pas raportimit të kësaj ngjarje të tmerrshme, hetuesit janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar e shoqëruar në Polici të dyshuarin, i moshës 17-vjeçare, i cili ka dhënë deklaratë lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Sinjali disponon edhe informacione të tjera lidhur me këtë ngjarje, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit, tani për tani nuk do të publikojë më shumë detaje.

Vidhen 25 mijë € nga shtëpia e familjes Krasniqi, pronari dyshon te një familjare

0

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në shtëpinë e familjes Krasniqi në Malishevë, ku dikush ka vjedhur një shumë të majme parash, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se nga shtëpia e tij janë vjedhur rreth hiç më pak se 25 mijë euro para të gatshme.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit të rastit, viktima ka ngritur dyshime ndaj një familjes së tij, të cilën e ka akuzuar për vjedhjen e të hollave.

Rasti u zbulua pasi pronari kishte kërkuar paratë, por nuk i gjeti në vendin ku i kishte lënë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

I nxehti përvelues dhe kolonat e gjata, policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët

0

Radhë të gjata janë mes kufirit Shqipëri -Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.

Fluksi në këto temperatura të larta është krijuar për shkak të kontrolleve dhe numrit të madh të emigrantëve të BE që po kthehen tek të afërmit e tyre në Kosovë.

Në këto kushte të temperaturave përvëluese, policia shqiptare u ka ardhur në ndihmë udhëtarëve duke iu ofruar atyre ujë të ftohtë për tu freskuar.

“Duhet t’u testohet shëndeti mendor” – Berisha i PDK-së ofendon rëndë VV-në

0

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se me komunikimet që ka bërë me Milan Radojçiqit, Mimoza Kusari – Lila, është rrezikuar edhe siguria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Propaganda është mekanizmi kryesor I pushteteve diktatoriale, komuniste e fashiste, aty fusin lincime shpifje, të gjitha që I përdor VV në luftimin e eksponentëve të VV-së. Kjo qeveri ka bashkëpunuar me persona që rrezikojnë me sigurinë nacionale të ShBA-ve. Është problemi i koordinimit të politikave shtetërore, me eksponentët e krimit me terroristët. Kur kanë bisedu këta, ata kanë qenë në listë të zezë. Kjo e nxjerrë Kosovën si bashkëpunëtore kundër interesave të Amerikës”, tha ai.

Tutje, Berisha the se ShBA nuk e ndërron planin e tyre në Ballkanin Perëndimor, për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

“SHBA nuk e ndërrojnë kursin e tyre për Ballkanin për shkak të një individi, unë mendoj se duhet të testohet shëndeti i tyre mendor. Kam mëndu që vetëm kryeministri por ka shumë”, tha ai./Dukagjini

Abelard Tahiri: PDK, fituese e zgjedhjeve të ardhshme

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, mendon se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Gjithnjë sipas tij, duke parë situatën aktuale, të krijuar nga kjo qeveri, opsioni më i mirë është shkuarja në zgjedhje.

Veç kësaj, në një paraqitje për lajmi.net, Tahiri deklaroi se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoj se duke parë si qëndron aktualisht Kuvendi dhe mënyra se si kjo qeveri po operon duke anashkaluar ndërkombëtarët, mendoj se opsioni më i mirë janë zgjedhjet”, shtoi ndër tjerash Tahiri.

Publikohet identiteti i biznesmenit që dyshohet se sulmoi Aliun e hendikepuar (Foto)

0

Policia e Kosovës kishte njoftuar të mërkurën se e ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi Ali Nezirin nga Mitrovica.

Sipas njoftimit, i arrestuari për këtë rast është M.I., 47-vjeç. Ndërkohë, Sinjali raporton se i dyshuari që rrahu 30-vjeçarin është Mexhit Ibishi

Për më tepër, ai thuhet se është gastronom i njohur në qytetin e Mitrovicës dhe njëri nga pronarët e lokalit të natës “Fabric Night Life”.

Ai dyshohet se më 12 korrik në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e ka sulmuar viktimën Neziri, 30-vjeç.

Aliu, një qytetar që vjen nga komuniteti rom në Kosovë, u përshkrua fillimisht si “lypës” gabimisht nga disa media. Por, më pas u mësua se ai është një person që vuan nga epilepsia.

Ibishi, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor, dyshohet për veprën penale “sulm”.