Ballina Blog Faqe 3

Binance bëhet platforma e parë e kriptomonedhave që siguron një licencë globale sipas kornizës së ADGM

0

Binance, platforma më e madhe e kriptomonedhave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka njoftuar sot një arritje historike rregullatore: Financial Services Regulatory Authority (FSRA) e ADGM-së – qendrës ndërkombëtare financiare të Abu Dhabit, kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka miratuar zyrtarisht autorizimin e platformës globale Binance.com nën një kornizë të plotë rregullatore.

Ky miratim global është një hap i madh në misionin e Binance për të krijuar një ekosistemin më të besueshë të aseteve digjitale në botë. Licenca nga FSRA e ADGM-së i jep Binance-it kredibilitet të shtuar dhe qasje më të lehtë në një sërë tregjesh ndërkombëtare, përtej Emirateve të Bashkuara Arabe, duke forcuar pozitën e saj si lidere në progresin rregullator të financave digjitale.

Miratimi i plotë rregullator mbulon platformën globale Binance.com përmes tre entiteteve të veçanta, të rregulluara, që operojnë brenda ADGM-së. Secila prej këtyre entiteteve (një bursë, një shtëpi kliringu dhe një broker) ka autorizime të veçanta për të ofruar shërbime specifike financiare, në përputhje me kornizën rregullatore të ADGM-së, e njohur ndërkombëtarisht si “standard i artë”.

Nest Services Limited (që së shpejti do të riemërohet “Nest Exchange Limited”) është miratuar si Recognised Investment Exchange (RIE), me leje për të operuar një Multilateral Trading Facility. Ky subjekt do të menaxhojë të gjitha aktivitetet e tregtimit “on-exchange”, përfshirë produktet spot dhe derivativat.

Nest Clearing and Custody Limited është miratuar si Recognised Clearing House (RCH), me autorizime shtesë për ofrimin e shërbimeve të kujdestarisë dhe të depozitimit të titujve (CSD). Ky subjekt do të menaxhojë kliringun, shlyerjen dhe ruajtjen e sigurt të aseteve digjitale, duke siguruar qëndrueshmëri të lartë operacionale dhe mbrojtje të fortë të aseteve.

BCI Limited (që së shpejti do të riemërohet “Nest Trading Limited”) është miratuar si Broker-Dealer, me autorizime për të kryer tregti me investime, për të ndërmjetësuar marrëveshje në investime, për të menaxhuar asete, për të organizuar shërbime kujdestarie dhe për të ofruar shërbime monetare. Ky subjekt do të realizojë ofertat “off-exchange” të Binance, përfshirë tregtimin OTC, shërbimet e konvertimit dhe aktivitete të tjera të bazuara në principal.

Richard Teng, Bashkë-CEO i Binance, u shpreh: “Arritja e statusit rregullator nëpërmjet kornizës së respektuar të ADGM-së reflekton angazhimin tonë të thellë ndaj përputhshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së përdoruesve. ADGM është një nga rregullatorët më të respektuar financiarë në botë dhe mbajtja e një licence FSRA sipas standardit të tyre të artë tregon se Binance plotëson standardet më të larta ndërkombëtare të përputhshmërisë, qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe mbrojtjes së konsumatorit.”

Teng shtoi: “Kjo licencë ofron qartësi dhe legjitimitet rregullator, duke i mundësuar Binance-it të mbështesë operacionet e saj globale nga ADGM. Edhe pse operacionet tona globale mbeten të shpërndara dhe bazohen në talentin dhe inovacionin në mbarë botën, kjo bazë rregullatore u jep përdoruesve tanë siguri, duke ditur se Binance operon nën një kornizë të njohur globalisht me standard të artë. Ne jemi mirënjohës për qasjen vizionare të FSRA-së, e cila mbron përdoruesit ndërsa njëkohësisht nxit inovacionin.”

Shkëlqesia e Tij Ahmed Jasim Al Zaabi, Kryetar i ADGM-së, deklaroi: “Jemi të lumtur të mirëpresim Binance, një aktor kyç global në asetet digjitale dhe inovacionin financiar, në ADGM. Prania e tyre konfirmon pozitën e Abu Dhabit si një qendër kryesore ndërkombëtare për inovacion, rritje të qëndrueshme dhe të ardhmen e financës. Ne presim t’i shohim ata duke shfrytëzuar fuqinë e kornizës sonë rregullatore progresive dhe ekosistemit tonë dinamik, duke kontribuar në zhvillimin e një sektori financiar global më inovativ, gjithëpërfshirës dhe të përgatitur për të ardhmen.”

Me mbi 300 milion përdorues të regjistruar globalisht dhe më shumë se 125 trilionë dollarë volum tregtimi kumulativ, Binance vazhdon të udhëheqë evolucionin e ekosistemit të aseteve digjitale duke ndërtuar një infrastrukturë të sigurt, transparente dhe tërësisht të përputhshme. Operimi nën regjimin e fortë të shërbimeve financiare të ADGM-së siguron që të gjithë përdoruesit e Binance të përfitojnë nga standarde të larta mbikëqyrjeje dhe mbrojtjeje të konsumatorit, ndërsa platforma hyn në fazën e saj të radhës të adoptimit institucional dhe me pakicë.

Duke iu nënshtruar përgatitjeve të fundit operacionale, Binance.com do të nisë aktivitetet e saj të rregulluara nga ADGM më 5 janar 2026. Ky moment forcon pozitën e Binance në ballë të progresit rregullator në financat digjitale dhe, njëkohësisht, konsolidon rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një qendër globale për inovacion në shërbimet financiare, të mbështetur nga korniza të qarta rregullatore dhe një bazë e fuqishme talenti.

Coca-Cola HBC Kosova sjell magjinë e festave: Superheronjtë surprizojnë fëmijët në spitalin e Prishtinës

0

Këtë sezon festash, Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina sollën një moment të veçantë magjie në spitalin e fëmijëve në QKUK në Prishtinë. Në një gjest emocional e plot ngrohtësi, alpinistët e veshur si superheronj zbritën nga muret e spitalit pediatrik, duke sjellë dhurata, buzëqeshje dhe një mesazh të fuqishëm shprese për fëmijët që po i kalojnë festat larg shtëpisë.

Ajo që zakonisht është një periudhë e vështirë për fëmijët e shtruar në spital, u shndërrua në një përvojë të lumtur, të mbushur me entuziazëm dhe momente të paharruara për secilin prej tyre.

Karakteret e dashura — nga Spiderman te Superman — u shfaqën jashtë dritareve të dhomave, duke e kthyer një ditë të zakonshme në një moment magjik dhe duke u kujtuar të vegjëlve se heronjtë ndonjëherë vijnë edhe në forma krejt të vërteta.

Kristian Gashi nga Klubi Alpin Prishtina, një nga organizatorët kryesor, e përshkroi momentin me shumë emocion:
“Të shihje fytyrat e fëmijëve duke u ndriçuar kur panë superheronjtë e tyre të preferuar është diçka që nuk do ta harrojmë kurrë. Kjo iniciativë nuk ka të bëjë vetëm me kostumet — ka të bëjë me forcën, mbështetjen dhe gëzimin që duam t’u sjellim fëmijëve që meritojnë ta ndiejnë frymën e festave, pavarësisht sfidave.”

Për Coca-Cola HBC Kosova, mbështetja e kësaj nisme përputhet me misionin e kompanisë për të krijuar ndikim të rëndësishëm në komunitet, sidomos gjatë kohës së festave kur kujdesi për ata në nevojë merr një kuptim edhe me human

Kompania beson se magjia e vërtetë e festave qëndron në veprat e mira, në solidaritet dhe në momentet e vogla që sjellin lumturi.

Frosina Islami nga Coca-Cola HBC Kosova nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative:
“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e kësaj iniciative gjatë festave. Në një kohë kur shumë familje supozohet të jenë së bashku, është e dhimbshme që disa prej tyre përballen me sfida shëndetësore – sidomos të vegjlit, që janë pjesa më e ndjeshme e çdo familjeje. Festat na kujtojnë të mendojmë përtej vetes, dhe çfarë mënyre më të mirë sesa të ndajmë pak nga koha jonë për të qenë pranë të tjerëve me gjeste të vogla e të sinqerta.

 

T’u sjellësh një moment gëzimi këtyre fëmijëve është thelbi i vërtetë i shpirtit të festave dhe një kujtesë e fuqisë që kemi kur bashkohemi si komunitet.

Bashkëpunimi mes Coca-Cola HBC Kosova dhe Klubin Alpin Prishtina edhe një herë dëshmoi forcën e solidaritetit dhe humanizmit në vend. Për fëmijët dhe familjet në spital, vizita e “superheronjve” ishte shumë më shumë se një performancë — ishte një mesazh dashurie, guximi dhe mbështetjeje.

Ndërsa viti po mbyllet, Coca-Cola HBC Kosova mbetet e përkushtuar të mbështesë nisma që fuqizojnë komunitetet, frymëzojnë shpresë dhe krijojnë ndikim të qëndrueshëm në mbarë vendin.

Blerim Sallahu zyrtarizon kandidimin për deputet me numrin 58 në listën e Vetëvendosjes

0

Blerim Sallahu ka zyrtarizuar kandidimin e tij për herë të parë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ku mban numrin 58 në listë. Ai deklaroi se këtë sfidë e pranon me energji, përgjegjësi dhe vendosmëri, ndërsa besimin e marrë nga partia e cilësoi si nder dhe obligim.

Sallahu theksoi se do të angazhohet edhe më shumë për vlerat që e përfaqësojnë këtë subjekt politik, si drejtësia, barazia dhe dinjiteti i çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të çojnë përpara këtë vizion, me guxim dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë.

Në postimin e tij, Sallahu u shpreh i vendosur për të kontribuar në fuqizimin e institucioneve dhe avancimin e interesit publik.

Coca Cola HBC Kosova përmbyll programin “Youth Empowered” me ngjarjen më të madhe të trajnimit në Podujevë – qindra të rinj aftësohen profesionalisht për karrierën e tyre

0

Programi ndërkombëtar për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola Youth Empowered”, i implementuar në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK), ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit në Kosovë.

I organizuar në disa nga qytetet më të mëdhaja jashtë Prishtinës, programi mblodhi qindra të rinj entuziastë duke e përmbyllur edicionin më të suksesshëm të programit me një pjesëmarrje masive të të rinjve në qytetin e Podujevës.

Ky program i madh vjen si pjesë e misionit të Coca Cola HBC Kosova për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale, duke u ofruar trajnime praktike mbi lidershipin, aftësitë e së ardhmes, inteligjencën artificiale, motivimin dhe orientimin drejt karrierës me disa nga emrat me profesional të fushës.

Ligjëruesi i njohur Shpend Ahmeti, duke folur për rëndësinë e këtij programi, theksoi ndikimin që mund të ketë një investim i tillë tek të rinjtë:

Programet si Coca-Cola Youth Empowered krijojnë hapësira të reja për të rinjtë e Kosovës që të mësojnë, të zhvillohen dhe të besojnë më shumë në vetvete. Kjo energji që pashë në Podujevë është dëshmi se e ardhmja jonë është në duar të mira.”

Energjia e të rinjve dhe pjesëmarrja e lartë treguan qartë nevojën për më shumë iniciativa të tilla në komunat jashtë qendrës kryesore të Prishtinës. Të rinjtë e Podujevës patën mundësinë të ndërveprojnë me ekspertë të fushave të ndryshme, të ndjekin trajnime interaktive dhe të krijojnë lidhje të reja profesionale.

Ndër pjesëmarrësit, entuziazmi ishte i dukshëm.

Arta, 19 vjeçare, deklaroi: Ky është aktiviteti më inspirues që kam ndjekur ndonjëherë në Podujevë. Mësova gjëra që nuk na i mësojnë në shkollë, sidomos për karrierën dhe aftësitë e reja që na duhen për të ardhmen për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës.

Edhe për Dritonin, student 21 vjeçar, programi ishte një mundësi e jashtëzakonshme:
Pres shumë nga ky program, sidomos nga pjesa e mentorimit dhe lidhjeve me profesionistë. Mendoj se një investim i tillë tek të rinjtë mund të ndryshojë rrjedhën e
zhvillimit profesional për shumë prej nesh.”

Me këtë ngjarje të suksesshme në Podujevë, Coca Cola HBC Kosova dhe ICK vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të forcuar gjeneratën e re të Kosovës, duke e bërë “Coca-Cola Youth Empowered” një nga programet më ndikim të lartë për të rinjtë në vend.

Edicioni i Podujevës shënon fundin e ciklit të programit për vitin 2025, pas organizimeve të suksesshme në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Suharekë dhe Mitrovicë. Pjesëmarrja masive dhe interesi i lartë të rinjve të Kosovës është dëshmi edhe e përkushtimit të ligjëruesve të përfshirë, temave atraktive dhe organizimit të aktiviteteve.

Coca Cola HBC Kosova dhe ICK do të vazhdojnë implemetimin e këtij programi duke u zotuar për një tjetër edicion përmbajtësor dhe gjithpërfshirës në vitin 2026.

 

 

Binance, bashkëthemeluesja Yi He emërohet bashkëdrejtuese teksa kompania i afrohet 300 milionë përdoruesve

0

Binance, ekosistem global i blockchain-it dhe operator i platformës më të madhe të këmbimit të aseteve digjitale në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, njoftoi sot gjatë Binance Blockchain Week se bashkëthemeluesja e saj, Yi He, është emëruar Bashkë-CEO.

“Yi ka qenë një pjesë thelbësore e ekipit drejtues që nga themelimi i Binance. Qasja e saj inovative dhe e orientuar drejt përdoruesve ka qenë vendimtare në formësimin e vizionit, kulturës dhe strategjisë së biznesit nga poshtë-lart të kompanisë,” tha CEO i Binance, Richard Teng. “Ky emërim është një progres i natyrshëm dhe ajo do të vazhdojë ta udhëheqë organizatën në një ecuri gjithnjë e më të fortë.”

“Ne mbetemi të përkushtuar të jemi operatori i shkëmbimit më i besuar dhe më i rregulluar në botë, duke vendosur gjithmonë përdoruesit në qendër. Yi luan një rol thelbësor në zgjerimin e komunitetit tonë dhe në shtyrjen përpara të inovacionit të produkteve teksa punojmë për të arritur një miliard përdorues.

Së bashku, fokusi ynë është ndërtimi i infrastrukturës Web3 dhe promovimi i lirisë financiare, duke u dhënë njerëzve mundësinë të marrin pjesë në një sistem financiar më të hapur dhe më të drejtë,” shtoi Richard.

“Jam e nderuar të ndërtoj së bashku me Richard, i cili sjell dekada përvojë në tregjet e rregulluara financiare dhe ka qenë ndër të parët që ka krijuar rregulla për industrinë e kriptos në fazat e saj të hershme,” tha Yi He.

“Së bashku sjellim perspektiva të ndryshme dhe jemi të bindur se do të udhëheqim të ardhmen e industrisë në këtë periudhë kyçe, duke zgjeruar me përgjegjësi praninë tonë globale dhe duke nxitur inovacion të qëndrueshëm, gjithmonë me përdoruesit në qendër.”

Rreziqet e përdorimit të botëve të paautorizuar të tregtimit me AI – Ja çfarë duhet të dini

0
  1. Në tregun e kriptovalutave, ashtu si në çdo treg financiar, premtimet për “fitime të shpejta” dhe “tregtim pa mundim” shpesh maskojnë rreziqe të mëdha. Gjatë dy javëve të para të nëntorit 2025, ekipi i sigurisë së Binance regjistroi 12 raste të konfirmuara të llogarive të komprometuara, me humbje totale mbi 18,000 USDT. Pothuajse të gjitha rastet kishin të njëjtën pikënisje: përdoruesit kishin autorizuar mjete automatike të jashtme për tregtim botë të paautorizuara që premtonin fitime të lehta.

    Pas këtyre aplikacioneve që duken të thjeshta e “të mençura” fshihen mekanizma që u japin sulmuesve qasje të plotë në asetet dhe të dhënat e përdoruesve. Në disa raste, grupe të specializuara teknike kishin shfrytëzuar përdorues të programit Binance Alpha, duke kryer transaksione të rreme (wash trading) për të zhvendosur fondet drejt adresave të tyre. Pasi Binance forcoi kontrollet ndaj abuzimeve, këto grupe e zhvendosën fokusin te fondet kryesore të përdoruesve. Me ndërhyrjen e shpejtë, u arrit të ngrihen disa llogari të palës së kundërt dhe të rikuperohet një pjesë e humbjeve, por jo të gjitha.

    Edhe përdorues me përvojë të lartë nuk janë imunë ndaj mashtrimeve të tilla. Një profesionist i menaxhimit të riskut financiar autorizoi disa herë një bot të njohur automatik, duke shkaktuar aktivitete jonormale dhe duke rrezikuar plotësisht asetet e tij. Binance ndërhyri duke ngrirë llogarinë dhe duke ndihmuar në rivendosjen e sigurisë, duke treguar se mashtrimet e bazuara në “fitime të shpejta” mund të prekin këdo.

    Rreziku kryesor i këtyre botëve qëndron në mungesën e çdo kontrolli sigurie. Shumica e tyre kanë kode të errëta ku sulmuesit fusin “backdoor” që u mundëson të kryejnë tërheqje, transferime ose tregtime të rrezikshme pa dijeninë e përdoruesit. Në momentin që i jepet autorizim një aplikacioni të tillë, ai merr praktikisht akses të plotë në llogari, dhe dëmi shpesh vihet re vetëm pasi është bërë.

    Përdorimi i këtyre mjeteve shkel qartë Kushtet e Përdorimit të Binance. Shpërblimet e fituara përmes mjeteve të paautorizuara hiqen, llogaritë mund të kufizohen ose suspendohen, dhe përdoruesit futen në lista të brendshme të monitorimit. Rreziku nuk ndalet këtu: nëse një sulmues e përdor llogarinë e komprometuar për mashtrim, pastrim parash ose aktivitete të tjera të paligjshme, përdoruesi mund të përfshihet në hetime dhe procedura ligjore, edhe pa qenë vetë autor i veprimit.

    Për më tepër, humbjet e shkaktuara nga botë të paautorizuar nuk mbulohen nga mbështetja zyrtare e Binance, pasi këto mjete nuk janë të aprovuara nga platforma dhe përdorimi i tyre është përgjegjësi personale e përdoruesit.

    Për të shmangur rreziqe të tilla, Binance rekomandon një kornizë të fortë sigurie: aktivizimin e 2FA (me Authenticator), përdorimin e passkeys dhe çelësave fizikë të sigurisë kur është e mundur, konfirmime për veprime sensitive përmes email-it ose SMS-it, kontroll të pajisjeve të lidhura dhe heqje të atyre të panjohura, whitelist për adresat e tërheqjeve, fjalëkalime të forta dhe ndryshimin e tyre periodik, si dhe rishikim të rregullt të aktiviteteve të llogarisë. Çdo aktivitet i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë te Binance Support.

    Nëse përdoruesit ndeshin bot farms, mjete të paautorizuara ose llogari që shkelin Termat e Përdorimit, ata inkurajohen të dërgojnë raport të detajuar (screenshote, UID, IP, adresa blockchain) për t’i mundësuar ekipit të sigurisë të veprojë në kohë.

    Çdo bot i paautorizuar është një rrezik i drejtpërdrejtë për fondet, integritetin e llogarisë dhe madje edhe sigurinë ligjore të përdoruesit. Asnjë “fitim i shpejtë” nuk ia vlen rrezikun. Qasja më e sigurt është e qartë: përdorni vetëm mjetet zyrtare të Binance dhe mos i jepni kurrë akses aplikacioneve të panjohura.

Binance pjesë e operacionit Cyber Patrol – një aksion global i përbashkët në luftimin e piraterisë digjitale

0

Pirateria digjitale prej vitesh funksionon si një ekosistem i sofistikuar, dinamik dhe transnacional, duke u përshtatur me teknologjitë e reja dhe duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore. Platforma të paligjshme IPTV, rrjete të fshehta streaming dhe struktura për rishitjen e abonimeve kanë lulëzuar në një mjedis ku rregullimi ligjor është i fragmentuar, ndërsa metodat e pagesave po transformohen me shpejtësi.

Në nëntor 2025, aktorë kryesorë të industrisë audiovizuale dhe kripto u bashkuan me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për të nisur një operacion të përbashkët kundër këtij fenomeni. Iniciativa, e quajtur Cyber Patrol, u përqendrua te infrastruktura financiare që furnizon piraterinë digjitale, duke analizuar se si rrjetet ilegale përdorin kriptovaluta për të operuar përtej kufijve dhe për t’u maskuar nga sistemet tradicionale të kontrollit.

Operacioni u udhëheq nga njësia e specializuar IPC3 brenda Europol, në bashkëpunim me EUIPO, ndërsa ekipe të zbatimit të ligjit nga më shumë se 15 shtete evropiane punuan së bashku me partnerë të sektorit privat, përfshirë Premier League, Irdeto, AAPA, Binance, Coinbase, Chainalysis dhe Maltego. Për një javë, këto organizata ndanë të dhëna, identifikuan rrjetet financiare, gjurmuan fondet në kriptovaluta dhe kërkuan të destabilizonin modelin ekonomik që mban në këmbë shërbimet e paligjshme IPTV.

Një gjetje qendrore ishte rritja e përdorimit të kriptos: rreth 20% e pagesave të piraterisë digjitale kryhen sot me kriptovaluta. Operatorët e paligjshëm i kanë adoptuar ato për shkak të shpejtësisë, aksesit global dhe mungesës së kufizimeve tradicionale. Megjithatë, transparenca e blockchain-it – që shpesh perceptohet si një përparësi kriminale – u kthye në mekanizëm themelor për hetimin.

Siç theksoi Mark Mulready, Zëvendës President i Shërbimeve Kibernetike në Irdeto:

“Inteligjenca tregon që kriptovaluta është shndërruar shpejt në metodën e re të pagesës për piratët digjitalë. Ky operacion shënon një pikë kthese në luftën kundër piraterisë duke ndërprerë mekanizmat e pagesave që ushqejnë këto shërbime dhe duke goditur në zemër të modelit të tyre të biznesit.”

Partnerët e operacionit përdorën inteligjencë të thellë blockchain nga Chainalysis dhe platformën Chainalysis Reactor për të ndjekur lëvizjet e fondeve, për të identifikuar modelet e pastrimit të parave dhe për të zbuluar rrjete të ndërlidhura portofolash. Maltego kontribuoi me vizualizime të strukturave financiare, duke krijuar një pasqyrë të qartë të flukseve të parasë. Ky kombinim metodologjik nënkuptoi se hetimi nuk e synoi vetëm përmbajtjen e piratëve, por burimet financiare që e mbajnë në këmbë këtë ekosistem.

Rezultatet e operacionit shpalosën një ekosistem të gjerë dhe më parë të padukshëm të piraterisë IPTV:

  • 69 faqe piraterie u identifikuan dhe u targetuan
  • 25 shërbime të paligjshme IPTV u referuan te ofruesit e kriptos për ndërprerje
  • 44 faqe të tjera u vendosën nën hetim aktiv
  • 11,821,006 vizita vjetore të vlerësuara në këto faqe
  • rreth 55 milionë dollarë në kriptovaluta u gjurmuan në llogari të lidhura me këto shërbime
  • disa prej këtyre shërbimeve mbeten ende nën hetim

Këto gjetje nuk tregojnë vetëm madhësinë e tregut të paligjshëm, por edhe arsyen pse ndërprerja e linjave financiare është një nga mënyrat më efikase për të destabilizuar këtë industri.

Një aspekt kritik i Cyber Patrol ishte kontributi i shkëmbimeve të kriptovalutave, veçanërisht Binance, e cila përdori inteligjencën operative për të ndërhyrë kundër llogarive të lidhura me piraterinë, duke zbatuar mekanizmat e pajtueshmërisë dhe verifikimit për të parandaluar abuzimet dhe për të mbrojtur integritetin e platformës. Hetuesit e Binance aktivizuan kapacitetet e tyre të brendshme për të ngrirë llogaritë, për të analizuar flukset e fondeve dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.

Siç deklaroi Lilija Mazeikiene, Kryetare e Hetimeve për Binance EMEA:

“Ky bashkëpunim tregon rëndësinë dhe fuqinë e partneritetit publiko-privat në luftën kundër krimit digjital, që është pjesë integrale e punës sonë në Binance. Ai gjithashtu demonstron se krimi nuk mund të fshihet lehtë në blockchain, ku natyra pseudo-anonime e kriptos e bën më të thjeshtë zbulimin e transaksioneve të paligjshme sesa paratë fizike. Piratët digjitalë së shpejti do të kuptojnë se kripto nuk do t’i ndihmojë të fshihen.”

Cyber Patrol nxori në pah një realitet që shpesh keqkuptohet: kriminelët digjitalë e shohin kripton si një mënyrë për t’u zhdukur nga gjurma financiare, ndërsa blockchain krijon një nga zinxhirët më të fortë të provave që ekziston. Çdo transferim lë gjurmë të përhershme dhe të verifikueshme, të cilat mund të analizohen dhe të përdoren për ndjekje penale.

Operacioni shënoi një shembull të fuqishëm të veprimit të koordinuar ndërkombëtar mes industrisë së medias, teknologjisë dhe kriptos, duke demonstruar se kur inteligjenca ndahet dhe veprimi sinkronizohet, mund të destabilizohen rrjete krimi që veprojnë globalisht, në shkallë industriale.

Rënia e aktivitetit të paligjshëm në kripto: Si po udhëheq Binance përparimin e industrisë globale

0

Analiza e Binance e bazuar në të dhënat e Chainalysis dhe TRM Labs tregon se aktiviteti i paligjshëm në kripto ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Midis fillimit të vitit 2023 dhe qershorit 2025, volumi i transaksioneve të paligjshme në shtatë bursat më të mëdha globale ra në vetëm 0.018%–0.023% të volumit total — një tregues i qartë i pjekurisë së industrisë dhe forcimit të mekanizmave kundër pastrimit të parave (AML).

Në qendër të këtij progresi qëndron Binance, e cila jo vetëm që operon platformën më të madhe të likuiditetit në botë, por edhe mban nivelin më të ulët të ekspozimit ndaj fondeve të paligjshme në industri.

Të dhënat e Chainalysis tregojnë se në qershor 2025, vetëm 0.007% e volumit total të Binance ishte i lidhur drejtpërdrejt me adresa të kategorive të paligjshme 2.5 herë më pak se mesatarja e gjashtë bursave të tjera kryesore.

Nga ana tjetër, TRM Labs arrin në përfundime identike: 0.016% ekspozim për Binance, kundrejt 0.023% për bursat e tjera të mëdha.

Kjo arritje është edhe më domethënëse duke marrë parasysh se Binance përpunon volum tregtimi të barabartë me gjashtë bursat e tjera më të mëdha të marra bashkë. Mbajtja e raportit më të ulët të ekspozimit në këtë shkallë është provë e qartë e teknologjisë së avancuar, proceseve të forta të përputhshmërisë dhe disiplinës operacionale.

Midis vitit 2023 dhe 2025, Binance uli ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj fondeve të paligjshme me 96–98%, sipas të dyja kompanive të analizës rënie kjo më e madhe se e çdo burse tjetër të krahasuar.

Çfarë do të thotë “ekspozim i drejtpërdrejtë”?

 

Ky tregues mat pjesën e volumit të platformës që lidhet drejtpërdrejt me entitete të verifikuara si të paligjshme:

  • subjekte të sanksionuara
  • rajone të sanksionuara
  • mashtrime (scams)
  • financim të terrorizmiz
  • ransomware
  • aktorë kriminalë të identifikuar

Për shembull, nëse 1 USD nga çdo 10,000 lidhet me një adresë të paligjshme, ekspozimi është 0.01%.

Ndërkohë, financa tradicionale përballet me shkallë shumë më të lartë të krimit financiar: NASDAQ (2024) raporton 3.1 trilionë USD aktivitet të paligjshëm çdo vit, ndërsa OKB/IMF vlerësojnë se 2–5% e GDP globale pastrohet përmes bankave dhe kanaleve tradicionale.

Raporti i Shtëpisë së Bardhë (2025) e përmbledh qartë situatën:

“Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit përmes aseteve digjitale mbetet dukshëm më i ulët sesa në valutën tradicionale dhe sistemet bankare.”

Si arriti Binance të bëhet lider global në uljen e aktivitetit kriminal?

Binance ka ndërtuar një arkitekturë të shumë-shtresore të sigurisë, përputhshmërsë dhe reagimit të shpejtë, e cila përfshin:

  • 1280 specialistë në përputhshmëri, risk dhe hetime (22% e stafit global)
  • 240,000+ kërkesa të trajtuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit
  • 400+ trajnime për hetues globalë
  • Investime të mëdha vjetore në KYC, monitorim, analiza dhe bashkëpunim ndërkombëtar
  • Teknologji të avancuar të mbështetur në AI, machine learning dhe analizë të sjelljes
  • Rol themelor në Beacon Network dhe programin T3+ së bashku me Tether, TRON dhe TRM Labs për ngrirjen dhe rikuperimin e fondeve të paligjshme në kohë reale
  • Monitorim të përhershëm dhe mekanizma që bllokojnë aktivitetet e dyshimta para se të përhapen në ekosistem
  • Operim në shkallë të paparë: 217 milionë tregtime në ditë, 90 miliardë USD volum ditor

Këto elemente, të marra së bashku, e vendosin Binance si platformën më efektive në botë në uljen e ekspozimit ndaj aktiviteteve kriminale sipas të dhënave të verifikuara nga dy prej firmave më të respektuara në industrinë e analizës blockchain.

E ardhmja: një industri më e pastër, më transparente dhe më e sigurt

Me përparimin e inteligjencës artificiale, rritjen e standardeve globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, pritet që aktiviteti i paligjshëm në kripto të bjerë edhe më tej. Transparenca e blockchain-it dhe qasja e Binance ndaj sigurisë po e çojnë industrinë drejt një epoke ku rritja e shpejtë dhe mbrojtja e përdoruesve ecin paralelisht.

Udhëzuesi juaj festiv për dhuratat e fundvitit 2025 me Binance Pay

0

Ndërsa viti i afrohet fundit dhe dritat festive ndriçojnë nga Londra në Tokio e deri në Buenos Aires, nis periudha e festave, mirënjohjes dhe dhuratave. Nga Thanksgiving te Black Friday, nga Krishtlindjet te nata e ndërrimit të viteve, ky sezon na kujton të ndajmë: dhurata të përzgjedhura me kujdes, momente me miqtë dhe kujtime me familjen. Në një botë ku gjithçka është globale, blerjet nuk ndalen në kufij, atëherë pse duhet të kufizohet mënyra juaj e pagesës?

Ky është momenti ideal për të nisur blerjet e fundvitit në mënyrë më të mençur dhe pa barriera. Me Binance Pay, sistemin kryesor të pagesave me kripto në botë, mund të blini, dërgoni dhe dhuroni menjëherë në mbi 100 lloje të kriptovalutave, te më shumë se 20 milionë tregtarë globalë përfshirë pagesat me Pix në Brazil dhe pagesat me QR në Argjentinë të gjitha me zero gas fees dhe përpunim të menjëhershëm. Pa banka, pa kufij, pa pritje.

Më poshtë gjeni kategoritë më të kërkuara për dhuratat e fundvitit dhe mënyrat si të paguani me kripto kudo.

  1. Luks & Modë: Dhurata që i rezistojnë kohës

Printemps (Francë) — një nga qendrat më të famshme të luksit në botë, me një gamë të gjerë mode, bukurie dhe lifestyle; tani edhe me pagesë me kripto përmes Binance Pay.

Dimensions Store (Francë) — për adhuruesit e street-luxury: Balenciaga, Off-White, Supreme, me opsion pagese globale në kripto.

  1. Aksesorë të personalizuar & luks

S.T. Dupont (Francë) — nga 15 nëntor deri më 6 dhjetor, përdoruesit e Binance Pay përfitojnë gravurë artizanale ose personalizim lëkure në butiqet e Parisit.

Da Vinci Watches (Francë) — ora moderne dhe luksoze si Rolex, Patek Philippe, Audemars Piguet.

Cresus (Francë) — ora të certifikuara të përdorura nga Cartier apo Rolex.

Camille Louise (Zvicër) — bizhuteri të punuara me dorë me gurë në mënyrë etike dhe mjeshtëri zvicerane.

  1. Dhurata për shtëpi & jetesë

Yuppiechef (Afrikë e Jugut) — enë gatimi, pajisje kuzhine dhe gjithçka tjetër për tryezat festive.

Coricraft (Afrikë e Jugut) — mobilje të punuara me dorë që sjellin ngrohtësi në shtëpi.

  1. Dhurata digjitale: Arrijnë menjëherë

Coinsbee (Global) — mbi 5,000 gift cards, përfshirë Netflix, Amazon, PlayStation, Spotify.

Tokenstore (Global) — kartela digjitale, kredite lojërash dhe shërbime online.

NordVPN (Global) — dhuratë ideale për privatësi dhe siguri.

Eldorado.gg (Global) — treg i besueshëm për artikuj dhe valuta në video-lojëra.

  1. Bukuri & Shëndet: Momente relaksi

Sorbet (Afrikë e Jugut) — masazhe, trajtime fytyre dhe shërbime mirëqenieje.

Park Palace Beauty (Francë) — elegancë dhe stil parizien për festat.

Dis-Chem (Afrika e Jugut) — farmaci dhe qendra shëndetësore me impakt komunitar.

Cosmetology.co.za — skincare dhe produkte premium bukurie.

  1. Udhëtime: Dhurata që mbeten kujtim gjithmonë

Drukair (Butan) — udhëtime në “Mbretërinë e Lumturisë”, mund të rezervohet me kripto.

Flysafair (Afrika e Jugut) — fluturime të lira për t’u ribashkuar me familjen gjatë festave.

Travala (Global) — rezerva hotelesh, fluturimesh dhe aktivitetesh kudo në botë, të pagueshme me BTC, BNB apo stablecoins.

  1. Ultra-Luksoze: Për ata që kanë gjithçka

La Dobla Bullion (Spanjë) — ar, argjend dhe metale të rralla si dhuratë me vlerë të përhershme.

Porsche Center Montpellier (Francë) — blerje makinash të reja ose të përdorura me kripto.

Autoworld.ro (Rumani) — supermakina me mundësi pagese të menjëhershme dhe të sigurt.

AK Private Jets (Global) — eksperienca me fluturime private me 7,000+ avionë.

Pse të përdorni Binance Pay këto festa?

  • Transaksione të shpejta: skano, konfirmo, mbaroi.
  • Zero gas fees dhe tarifa minimale.
  • 400+ kriptovaluta për P2P dhe 100+ për pagesa te tregtarët.
  • 250+ miliardë USD të përpunuara që nga viti 2022.
  • 45+ milionë përdorues që kanë kursyer mbi 1.7 miliardë USD në transferta ndërkombëtare.
  • Kontroll i plotë i kriptos suaj: investim, blerje ose tërheqje në portofol personal.

Sezoni i festave na kujton se bujaria nuk njeh kufij. Me Binance Pay, mund të dërgoni, blini dhe festoni globalisht me të njëjtin portofol digjital që ju jep liri financiare.

Gëzuar festat – me dhurata të guximshme, globale dhe plot stil me Binance Pay.

Binance Alpha ofron mundësi të hershme investimi në projekte premtuese kripto për Kosovën dhe Ballkanin

0

Binance, shkëmbimi më i madh i kriptovalutave në botë sipas numrit të përdoruesve dhe volumit të tregtimit, po zgjeron mundësinë e aksesit në Binance Alpha për përdoruesit në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan. Binance Alpha është një platformë inovative, e integruar brenda Binance Wallet, që u mundëson përdoruesve të zbulojnë, tregtojnë dhe fitojnë shpërblime nga projektet e hershme të kriptovalutave me potencial të lartë rritjeje duke revolucionarizuar mënyrën se si komunitetet lokale lidhen me botën Web3.

Binance Alpha shërben si një “pre-listing token pool”, një përzgjedhje transparente e tokenëve që mund të merren në konsideratë për listimin e ardhshëm në Binance Exchange. Secili projekt i shfaqur në Binance Alpha është i kuruar me kujdes duke u bazuar në ekspertizën e Binance dhe analizat e avancuara të tregut. Platforma vë në pah projektet që tregojnë interes të lartë të komunitetit, aktivitet në rritje dhe përputhje me trendet kryesore të industrisë.

Edhe pse shfaqja në Binance Alpha nuk garanton listim, përdoruesit në Kosovë dhe në Ballkan marrin një avantazh të rëndësishëm: qasje të hershme në informacione dhe projekte që mund të jenë pjesë e evolucionit të ardhshëm të blockchain-it dhe Web3.

Binance Alpha integron zbulimin dhe tregtimin “on-chain” direkt në Binance Exchange, pa pasur nevojë për një portofol të veçantë apo pagesa “gas fees”. Kjo e eliminon kompleksitetin tradicional të Web3, duke e bërë përvojën më të qasshme për përdoruesit e zakonshëm.

Platforma ofron akses të hershëm në projekte me potencial të lartë përmes token generation events (TGE) dhe airdrop-eve, duke hapur mundësi të konsiderueshme shpërblimi dhe duke vendosur një standard të ri për përfshirjen e përdoruesve.

Me futjen e Alpha Points, Binance Alpha garanton qasje më të drejtë në mundësitë ekskluzive duke shpërblyer aktivitetin dhe angazhimin e përdoruesve — një sistem që ka rritur ndjeshëm përdorimin dhe volumin e tregtimit.

Statistika kyçe të Binance Alpha (tetor 2025)

  • 221 tokenë të lansuar përmes airdrop-eve, TGE-ve dhe Booster-eve
  • 105 tokenë (~48%) të listuar më vonë në Binance Futures
  • 38 tokenë (~17%) të listuar më vonë në Binance Spot
  • TGE më të suksesshme: MYX ($9,053 ATH për përdorues) dhe RION ($353 pas ditës së parë)
  • Airdrop më i suksesshëm: STBL ($2,412 ATH dhe $501 ditën e parë)
  • Fitimet maksimale hipotetike për përdorues aktivë:
    • ~$11,881 nga airdrop-et
    • ~$2,892 nga TGE-t

Si funksionon Binance Alpha

  1. Përdoruesit në Kosovë dhe në Ballkan duhet të krijojnë dhe bëjnë backup të Binance Wallet dhe ta përditësojnë aplikacionin në versionin 2.93.0 ose më të ri.
  2. Paralajmërimet dhe countdown-et shfaqen në seksionin Alpha brenda tab-it Markets para lansimit të tokenëve.
  3. Tokenët shfaqen në grupe të kufizuara 24-orëshe, gjatë të cilave përdoruesit mund të hulumtojnë projektet dhe të blejnë tokenë.
  4. Pas periudhës së shfaqjes, tokenët mbeten të aksesueshëm për ndjekje dhe tregtim brenda Binance Wallet.

Njoftim i rëndësishëm

Binance Alpha është një iniciativë edukative dhe nuk përbën garanci për listim në Binance Exchange. Përzgjedhja e tokenëve bazohet në faktorë si interesi i komunitetit, aktiviteti i projektit dhe trendet e tregut.

Disclaimer: Binance Wallet është produkt opsional. Përdoruesit duhet të vlerësojnë individualisht nëse kjo përvojë është e duhura për ta. Binance nuk mban përgjegjësi për përdorimin e aplikacioneve të palëve të treta të integruara brenda Binance Wallet. Ju lutem lexoni me kujdes Termat e Përdorimit të Binance Wallet dhe gjithmonë kryeni hulumtimin tuaj vetjak (DYOR).