Ballina Blog Faqe 28

Masakër brenda familjes në Lipjan: Mësohet identiteti i viktimave dhe dorasit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.

Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazeta10 se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

LAJMI I FUNDIT- Qeveria Kurti “mbyll” Klan Kosovën

0

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”, duke konstatuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK), në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin, kur pezulloi certifikatën e biznesit për Klan Kosovëm.

Aty thuhet se vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Komunikata e plotë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.

Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë.

Mirëpo, Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund. Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për “pronarët e vërtetë të subjektit” KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si “Kosovo”, ndërsa shteti i vet ende si “Serbia”, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë?

Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës.

Shoferin në Dragash e zë sherri në komunikacion, i dyshuari ia thyen hundën dhe ik nga vendi i ngjarjes

0

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Sherri e ka zënë mbrëmë edhe një person në fshatin Vraniq të Dragashit, ku pas një zënke në komunikacion, shoferi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash kanë bërë me dije se 39-vjeçari është dërguar atje me lëndime trupore të rënda dhe për shkak të gjendjes së tij është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se viktima ka pësuar frakturë në hundë si pasojë e goditjeve të forta.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshminë e viktimës.

39-vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

E rëndë: 12-vjeçari në Prizren bie nga motoçikleta, është në rrezik për jetën

0

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, ku është përfshirë një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy fëmijë të moshës 12-vjeçare.

Sinjali mëson se fëmija i cili ndodhej i ulur prapa ngasësit, në momentin e nisjes është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë me dije se lëndimet e të miturit janë serioze dhe ai ndodhet në rrezik për jetën.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Sherr në Rahovec: I mituri e bën për spital një 20-vjeçar, Policia e arreston

0

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në një sherr janë përfshirë së fundi edhe dy persona në rrugën ‘Mulla Cufa’ në Rahovec, ku si pasojë një 20-vjeçar ka përfunduar në spital, e një i mitur është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec kanë bërë me dije se viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transferuar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët pas veprimeve hetimore është arritur që ai të identifikohet gjatë ditës së djeshme.

I mituri është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe të prindit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Video, mërgimtari nga Zvicra paguan 200 mijë euro vetëm tabelat e kerrit, shokët e tij 3 milionë euro vetura

0

Një mërgimtar nga Zvicra ia ka mësy Kosovës me veturën e tij luksoze. Ai, tregon se si i ka paguar vetëm tabelat e veturës mbi 200 mijë franga. Ai, së bashku ne dy shokë tjerë kanë ardhë në dasëm të një shoku tjetër të tyre.

Veturat luksoze të këtyre kosovarëve kushtojnë hiç më pak se 3 milionë euro.

Video e mëposhtme ketu: https://fb.watch/m2uSxpmzib/?mibextid=Nif5oz

“LDK-ja ka dalë 36% në një sondazh që e kanë bërë”

0

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë e LDK-ja e ka bërë një matje një javë më parë në Prishtinë dhe kanë dalur 36 për qind.Ajo tha se LDK-ja është e gatshme që nesër të dalë në zgjedhje.

Por ajo në emisionin DPT te Fidani, tha se arsyeje pse nuk i bashkohen iniciativave për mocion mosbesimi është për shkak se opozita nuk i ka numrat në Kuvend.“E kemi bërë një matje para një jave në Prishtinë dhe kemi dalur 36%. Kjo matje ka qenë për nevoja të brendshme”.

Këtë sondazh, Bajrami e tha teksa kritikoi Qeverinë sesi merret çdo ditë me sondazhet teksa e ka pushtetin në të gjitha nivelet.

“Ju mbys me 30 plumba”/ 27-vjeçari kërcënon me jetë nënën e moshuar dhe motrën e tij

0

 Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga familjarët e tyre. Në shumë raste janë nënat e vajzat të cilat kërkojnë ndihmën e Policisë, pas veprimeve të dhunshme dhe të rrezikshme të djemve/vëllezërve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë nënën dhe motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 68-vjeçarja dhe vajza e saj kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë deklaruar se pas një konflikti verbal me djalin/vëllain, ky i fundit ka eskaluar në kërcënime serioze, duke i kanosur me thikë dhe duke u thënë se do i vrasë me 30 plumba.

Posa rasti është denoncuar në Polici, 27-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të ndalohet i dyshuari dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Policia publikon dokumentet e falsifikuara ku u përdorën emrat e zyrtarëve të lartë

0

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim tjetër në lidhje me qarkullimin e disa e-mailave të falsifikuar, kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe janë lëshuar nga zyrtarë të lartë.

Një sqarim të tillë, Policia e kishte bërë edhe më 17 korrik, mirëpo sot ka bërë publik dokumentet e falsifikuara dhe formën e emalit.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e- mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.”

“Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

E rëndë në Ferizaj: Vëllai shpëton vëllain që tentoi të vetëvritet duke u varur, e dërgojnë në QKUK

0

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten qoftë përmes konsumimit të medikamenteve, preparateve kimike, apo edhe varjes në litar. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe sot, në një familje në Ferizaj, ku një person arriti ta shpëtojë vëllain e tij 28-vjeçar, teksa tentonte t’i jap fund jetës, duke u varur në litar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull dhe kërkuan viktimën.

Vëllai i viktimës u shokua kur e gjeti atë të varur në litar dhe fatmirësisht arriti ta ndalojë para se rasti të përfundonte tragjikisht.

Viktima u dërgua menjëherë në spitalin rajonal e më pas u transferua në QKUK, por fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.