Ballina Blog Faqe 27

Polonia paralajmëron: Mercenarë të Wagner-it mund të paraqitet si emigrantë për të hyrë në BE

0

Luftëtarët e Wagner në Bjellorusi mund të paraqiten si emigrantë dhe të hyjnë në BE. Paralajmërimi u bë nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Wagner, nga ana tjetër, mund të lehtësojë migrimin e paligjshëm nga Bjellorusia, të cilën Polonia e përshkruan si “luftë hibride”.

“Rreth 100 trupa Ëagner kanë lëvizur pranë qytetit të Grodno, afër kufirit polak dhe lituanez”,- shtoi kryeministri.

Disa trupa Wagner janë zhvendosur në Bjellorusi, sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi të shkurtër në Rusi në qershor. Varshava thotë se e sheh praninë e Ëagnerit në Bjellorusi si një kërcënim të mundshëm dhe po kërkon të forcojë krahun e saj lindor.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mohuar më parë se ka provokuar një krizë emigrantësh në Evropë duke joshur emigrantët e mundshëm në kufijtë e saj me vendet e BE-së.

Por Morawiecki tha të shtunën se më shumë se 100 anëtarë të grupit Ëagner ishin zhvendosur në Bjellorusinë veri-perëndimore pranë hendekut Suwalki – kufiri 95 km i Polonisë me shtetin tjetër të BE-së, Lituaninë, që ndan Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit. .

Ai pretendoi se mercenarët mund të paraqiten si roje kufitare bjelloruse për të ndihmuar migrantët të kalojnë në BE, apo edhe të pretendojnë se janë vetë emigrantë për të hyrë në bllok.

“Tani situata po bëhet edhe më e rrezikshme,”- tha ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Gliwice, Polonia jugore.

 

“Ky është sigurisht një hap drejt një sulmi të mëtejshëm hibrid në territorin polak,”- shtoi ai.

Disa mijëra luftëtarë të Wagner janë zhvendosur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i grupit kundër Kremlinit në qershor.

Atyre iu ofrua një zgjedhje për t’u bashkuar me ushtrinë e rregullt ruse ose për të shkuar në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë.

Të enjten, ministri i brendshëm i Polonisë tha se Polonia, Lituania dhe Letonia, mund të vendosin së bashku të mbyllin kufijtë e tyre me Bjellorusinë nëse do të kishte incidente që përfshijnë grupin Ëagner përgjatë kufijve të tyre.

Fundjavën e kaluar z. Lukashenko këmbënguli se do ti mbante mercenarët e Ëagner-it në Bjellorusinë qendrore.

 

“Ata po kërkojnë të shkojnë në perëndim, për të shkuar në një udhëtim në Varshavë”,- tha Lukashenko me shaka në një bisedë me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

“Por sigurisht, unë po i mbaj në Bjellorusi qendrore, siç kemi rënë dakord”.

Morawiecki tha se kishte pasur 16,000 përpjekje për të kaluar kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë deri më tani këtë vit. Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, ka pasur 2,312 kalime të paligjshme kufitare në BE nga Bjellorusia midis janarit dhe qershorit.

Polonia dhe Lituania kanë ngritur gardhe përgjatë kufijve të tyre me Bjellorusinë në përpjekje për të reduktuar numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht.

Minsku është përballur me akuza se ka inkurajuar emigrantët nga Lindja e Mesme të udhëtojnë në vend me premtimin e rremë për një qasje të lehtë në BE. Roja Kufitare Polake thotë se ushtarët bjellorusë në kufi po i ndihmojnë migrantët të kalojnë ilegalisht, larg pikave të kontrollit zyrtar.

Komentet e zotit Morawiecki vijnë përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte, ku qeveria polake kërkon të theksojë veprimet që po ndërmerr për të forcuar sigurinë kufitare. BBC

Zjarret katastrofike, SHBA i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 3 helikopterë

0

Greqia është përballur me një situatë katastrofike sa i përket zjarreve.SHBA ka mbështetur vendin fqinj me 4 helikopterë Black-Hawk , ndërsa pritet që të dërgohen edhe 3 Chinooks.

Autoritetet amerikanë kanë theksuar se nuk do të mungojë mbështetja dhe gatishmëria sa herë që të jetë e domosdoshme në këtë situatë kritike për Greqinë.“SHBA është në anën e Greqisë. Ne dërguam Chinooks dhe Blackhawks për të ndihmuar ushtrinë greke, rojet bregdetare greke, ministrinë e zotit Kikilia, Shërbimin Pyjor dhe Departamentin e Zjarrfikësve në shuarjen e këtyre zjarreve”, ka thënë gjatë një deklaratë për mediat ambasadori amerikan George Tsunis.

Krimi në Lipjan, Policia gjen dy armë në shtëpinë ku burri vrau gruan dhe djalin, më pas veten

0

Shtëpia e familjes Bekteshi në Rufc të Lipjanit pasditen e së premtes u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Abedin Bekteshi, dyshohet se privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin e më pas edhe veten, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dyshohet që dorasi në fund ka bërë vetëvrasje.

Sipas informacioneve të para, i gjithë akti makabër dyshohet se u krye me armë zjarri.

Nga Policia kanë deklaruar për Sinjalin se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli ne vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë, ndërsa edhe pas kontrollimit të shtëpisë është gjetur edhe një armë tjetër me dy fishekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së.”, ka informuar Policia.

Kurse, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

Kujtojmë se Komuna e Lipjanit ka marrë vendim për t’i pezulluar të gjitha aktivitetet që ishin të dedikuara për mërgatën, për shkak të tragjedisë.

Tre të vrarë dhe dy të plagosur në Gjermani

0

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar hapi zjarr ndaj fqinjëve në një pallat afër Augsburgut, Gjermani.

Burri 64-vjeçar, i cili jetonte vetëm, ka marrë armën rreth orës 19:15 dhe doli jashtë apartamentit të tij. Sipas informacioneve të Bild, pallati ka vetëm katër apartamente, ndaj fqinjët duhet të jenë njohur mirë.

Në vendngjarjen e parë të krimit, autori ka qëlluar fillimisht një grua që po tentonte të ikte. Në total, ai vrau tre persona në vendin e parë të krimit, duke përfshirë një çift të martuar (49 dhe 52).

Vrasësi më pas raportohet se takoi dy viktimat e tjera në shkallë dhe i vrau me armë. Pasi autori vrau tre fqinjë, ai u nis me veturën drejt një adrese tjetër.

Atje qëlloi një grua (32) dhe një burrë (44). Çifti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në spital. Mësohet se të dy tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Sfondi dhe motivi i saktë i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë. Aktualisht në vendngjarje janë mjekësia ligjore.

Vrasësi u arrestua pas të shtënave, njoftoi policia gjermane në konsultim me prokurorin publik.

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.

Dyshohet se u vra nga burri i saj, kjo është 46-vjeçarja që u gjet e vdekur në kanalin e ujërave të zeza në Maliq

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak Maliq, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima është, Luiza Mullalli [46-vjeçare], trupi i së cilës u gjet në një gropë skeptike pranë banesës së saj.

Ndërsa dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i të ndjerës, Gjergji Mullalli, i cili ende s’është arrestuar.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli, 46 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergji Mullalli”- njofton Policia.

Ky është 22-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet se vdiq nga mbidoza e drogës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Abdurrahman Shala’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Art Hasku, 22-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në shtrat në shtëpinë e tij dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e abuzimit me lëndë narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tre të vrarë dhe dy të plagosur në Gjermani

0

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar hapi zjarr ndaj fqinjëve në një pallat afër Augsburgut, Gjermani.

Burri 64-vjeçar, i cili jetonte vetëm, ka marrë armën rreth orës 19:15 dhe doli jashtë apartamentit të tij. Sipas informacioneve të Bild, pallati ka vetëm katër apartamente, ndaj fqinjët duhet të jenë njohur mirë.

Në vendngjarjen e parë të krimit, autori ka qëlluar fillimisht një grua që po tentonte të ikte. Në total, ai vrau tre persona në vendin e parë të krimit, duke përfshirë një çift të martuar (49 dhe 52).

Vrasësi më pas raportohet se takoi dy viktimat e tjera në shkallë dhe i vrau me armë. Pasi autori vrau tre fqinjë, ai u nis me veturën drejt një adrese tjetër.

Atje qëlloi një grua (32) dhe një burrë (44). Çifti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në spital. Mësohet se të dy tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Sfondi dhe motivi i saktë i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë. Aktualisht në vendngjarje janë mjekësia ligjore.

Vrasësi u arrestua pas të shtënave, njoftoi policia gjermane në konsultim me prokurorin publik.

Sot i jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të vrarë të familjes Bekteshi në Lipjan

0

Të premten një vrasje e trefishtë ndodhi në familjen Bekteshi në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit, ku mbetën të vrarë nëna, babai dhe njëri nga djemtë.E djali tjetër i familjes, Genc Bekteshi ka bërë të ditur se varrimi i familjarëve të tij do të bëhet sot në orën 19:00, në fshatin Rufc të vjetër në Komunë të Lipjanit.

“Me rastin e vdekjes së familjarëve tonë: Abedin Bekteshi (baba), Kimete Bekteshi (nëna), Ardit Bekteshi (vëllau), ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë: 29.07.2023 në ora 19:00 në fshatin Rufc te vjeter, komuna e Lipjanit”, thuhet në postimin e tij.

“Një gjak borxh ma ki borxh”/ Vushtrriasi kërcënon ish-mikun pasi gruaja vendosi të ndahej nga ai

0

Konfliktet e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje me raste ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri dhe është raportuar nga një 47-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë një burrë dhe ish-miku i tij, të cilët dyshohen se fillimisht u përfshinë në një konflikt verbal.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari E.B., po dyshohet se e ka kërcënuar vëllain e gruas së tij, me të cilën tashmë janë në proces divorci.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët se “Një gjak borxh ti ma ki, ruju tash…”.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur mes tyre dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale, “Kanosje”, teksa veprimet tjera do të merren posa të kapet i dyshuari.