Ballina Blog Faqe 20

E tmerrshme: Taksisti në Vushtrri e ngacmon seksualisht një vajzë të mitur

0

Një e mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së premtes.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur derisa ishte në një taksi në Vushtrri. I dyshuari është në mbajtje.

“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./KOHA

“Të gjakosur” – Dalin pamje të rënda nga mbrëmja tragjike në Bon Vivant

0

Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mësoi Sinjali, viktima është 39-vjeçari Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në QKUK pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

E, para pak çastesh, nga Radio Televizioni i Kosovës janë publikuar pamje të rënda të momenteve kur një numër i madh i qytetarëve u lënduan, si pasojë e kësaj përleshje nga dy grupet kriminale të udhëhequra nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj si dhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘italiani’, i cili është i njohur për rreth 150 vepra penale e që u lirua para pak kohësh nga burgu.

Në këto pamje shihet brenda lokalit një person i gjakosur teksa disa të tjerë i qëndrojnë pranë, një tjetër teksa dërgohet me shpejtësi për në Ambulancë, si dhe një vajzë e fashuar në dy vende nga plagët e marra.

E dhimbshme/ Kastriot Ramadani la pas gruan me tre fëmijë

0

39 vjeçari Kastriot Ramadani nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra mbrëmë, të cilat u gjuajtën mbrëmë në lokalin Bon Vivant në drejtim të tij.

Burime të Raporto24 bëjnë me dije se i ndjeri ka lënë pas vetës gruan dhe tre fëmijë.

Policia e Kosovës ka deklaruar se konflikti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Burimet thonë se në sherrin e 4 gushtit dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Raporto24 po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë K.R., A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N. (Emra të njohur për redaksinë).

Ngjarja në ‘Bon Vivant’: 39 vjeçari që humbi jetën është nga Drenasi

0

Nga përplasja me armë zjarri mbrëmë në Bon Vivant, ka humbur jetën 39 vjeçari, Kastriot Ramadani.

Ramadani është nga fshati ‘Zabel i Ulët’ i Drenasit.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga faqja e këtij fshati.

Njoftimi i plotë:

 

Krim i rëndë brenda familjes: Djali vret babanë

0

Një krim brenda familjes ka tronditur Italinë.

Në Cavernago, Bergamo, një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes prindit dhe fëmijës.

Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend nuk mund të bënin asgjë më shumë për burrin

Djali është marrë menjëherë nga policia.

Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”.

Gjatë muajve të fundit, tridhjetë vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga droga.

LAJMI I FUNDIT: Vdes njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”

0

Një person i cili kishte marrë plagë në të shënat e mbrëmbshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri për Dukagjinin.

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

0

Dardan Krivaqa është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt për vrasjen e Marigona Osmanit.

Lajmi do të  përditësohet

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Ndërkohë, të martën në Gjykatën Themelore të Ferizajt është dhënë fjala përfundimtare, me ç’rast Prokuroria dhe mbrojtja e palës së dëmtuar, kanë kërkuar dënimin e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Në seancën e 24 janarit 2023, gjyqtari i çështjes Sahit Krasniqi, ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës, Admir Salihu, që të bëhej një ekzaminim psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës. Ndërsa, në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, të cilin e ka pranuar gjykata në fjalë, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

Më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

Policia arreston dy shtetas holandez, hynë ilegalisht në Kosovë

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje  19:25  janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Holandës pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Taksi falas për ata që dalin nga diskoteka, Italia synon shmangien e tragjedive

0

 Italia ka nisur aplikimin e një iniciative për t’u duartrokitur, e cila do të mundësojë taksi falas për të gjithë të rinjtë që dalin nga diskotekat dhe që kanë konsumuar alkool.

Synimi i kësaj nisme të nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe shoqatave të lokaleve të natës është vetëm një, rritja e sigurisë në rrugë, pas dhjetëra aksidenteve në fundjavë ku shumë të rinj kanë humbur jetën.

Momentalisht, nisma do të zbatohet vetëm në disa diskoteka dhe parashikon që person që “ngelin” në testin e alkoolit pasi dalin nga lokalet e natës do të dërgohen në shtëpi me një taksi të paguar, së bashku me personin që e shoqëron.

Ideja erdhi pas një takimi që shoqata e lokaleve të natës zhvilloi me influencerët dhe zv.ministrin Salvini.

Shëngjin, plagoset me thikë pushuesi nga Kosova

0

Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit. Klan TV raporton se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila nisur punën për zbardhjen e kësaj plagosjeje./tvklan.al