Ballina Blog Faqe 19

Ky është numri i të lënduarve nga rënie e veturës nga rrethrotullimi në Prishtinë

0

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rrethrotullimi në lagjen Lakrishte.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

E dhimbshme: Vdes gruaja nga Gjilani pasi ra në bunar

0

Një grua ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan pasi ra në një bunar.

Policia ka njoftuar se trupi i pa jetë i viktimës është nxjerr nga bunari dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

‘ Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar.  Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.  Në lidhje me rastin janë njoftuar  njësiti i Zjarrfikësve te cilët e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga bunari. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet’, thuhet në raportin e policisë.

Ky është 39-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë në Skenderaj

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Nexhmedin Loshi, 39-vjeçar, ndërsa tre të plagosurit janë të moshave 35, 32 dhe 41-vjeç.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë me dije se 39-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje, duke thënë se bazuar në informacionet e para, dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kafenesë dhe kanë shtënë me armë e më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai më tutje.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe kjo është vrasja e tretë brenda një jave në vendin tonë.

Të premten e 4 gushtit, në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ka mbetur i vrarë, Kastriot Ramadani, ndërsa janë plagosur dhe janë lënduar 20 persona tjerë.

Po ashtu të hënën në lokalin ‘Coyote Lounge Bar’ në Klinë, i dyshuari Tush Frroku, për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 47-vjeçarit, Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

25 vjet nga rënia e Bekim Berishës, heroit të tri luftërave

0

Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Bekim Berisha është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës. Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë.

“Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”. Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha. Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdiq më 10 gusht 1998.

Guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje edhe presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”.

“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën.

Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë.

Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.

Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.

Ai u vra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kajtazi: Kurti po e shkatërron diasporën, i ka ba kriminela

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person nga diaspora që e kishte kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale është dënuar me 700 euro.

Kajtazi ka thënë se i dënuari jeton në Paris dhe në momentin që ka hyrë në kufi e kanë arrestuar.

“Dje me erdhi nje vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte denuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu. Kish kerku falje, ndonese une nuk kam qene ne séance”, ka shkruar Kajtazi.

Tutje gazetari Kajtazi ka përmendur edhe rastet tjera të pesë mërgimtarëve që janë dënuar këtë muaj për kërcënime dhe ka shtuar se diasporën është duke e shkatërruar Albin Kurti.

“Ajo qe po du me thane eshte se nja 5 bashkatdhetare tane jane denu kete muaj per kercenime. Ne vend qe me shku ne familjet e tyre, ata fillimisht shkojne ne burg. Çka po du me thane me kete eshte se diasporen jemi tu e shkaterru. Me saktesisht eshte tu e shkaterru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo eshte fatkeqesi per neve, per ta, per vendin. Pushime te kendeshme njerezve te mire te vendit tone! Debillat para drejtesise”, ka shkruar Kajtazi.

Tentim-vrasje në Prishtinë, plagoset një person

0

Një tentim-vrasje ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.Një person është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kajtazi: Zv/ministri serb i emëruar nga Kurti shërbente në kazermën që masakroi familjen Jashari

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas emërimit të Radoica Radomiroviq si zëvendës i Nenad Rashiqit duke thënë se Radomiroviq në vitin 1998 shërbente në kazermën në Mitrovicë e cila kishte vënë nën sulmin masiv të ushtrisë serbe familjen Jashari.

“Me pershkru situaten e vitit 1998 kur Familja Jashari ishte vene nen sulmin masiv te ushtrise serbe: Nga kazerma në Mitrovicë, ku shërbente zv/ministri serb i emëruar nga Kurti, ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve…Pasojat dihen Ushtari i Serbise i cili sherbente ne kazermen qe kishte nisur shfarosjen e Jasharajve, sot eshte zevendesminister ne Qeverine e Albin Kurtit”, tha ai.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Qeveria. Përgjigja e tyre, lë të kuptohet se ekzekutivi ka qenë në dijeni për aktivitetin e Radomiroviqit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë për RTV Dukagjini se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, ka thënë Kryeziu.

Mërgimtarja i hyn dajak të dashurit në Aeroportin e Prishtinës, e kuptoi se po e tradhton

0

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia shpeshherë janë bërë shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, por edhe nga familjarë të tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Aeroportin e Prishtinës, por këtë herë një grua e ka sulmuar të dashurin e saj, pasi dyshohet se e zbuloi duke e tradhtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se incidenti ndodhi në aeroport, kur plasi sherri mes çiftit, pasi viktima, e cila është kosovare që jeton në Danimarkë, po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurit të saj.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur për shkak se viktima dyshohet se e kishte tradhtuar të dyshuarën dhe me të kuptuar këtë fakt, ajo e kishte goditur në mes të aeroportit.

Përballë kësaj situate, burimet thonë se dikush ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore i kanë shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë versionet e tyre për atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Mes dhimbjes dhe lotëve, i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit që mbeti i vrarë në ‘Bon Vivant’

0

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin mbrëmë. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar dhe Dukagjin Nikollaj, i cili ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

E sot në fshatin e lindjes, familjarë, miq e të afërm u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani.

Në media janë publikuar edhe pamjet nga ceremonia mortore.

E tmerrshme: Taksisti në Vushtrri e ngacmon seksualisht një vajzë të mitur

0

Një e mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së premtes.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur derisa ishte në një taksi në Vushtrri. I dyshuari është në mbajtje.

“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./KOHA