Ballina Blog Faqe 17

Konferenca Rajonale për Lehtësimin e Tregtisë riformëson Bashkëpunimin dhe Integrimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Epokën Dixhitale

0

TIRANË, SHQIPËRI [8-9 nëntor] – Doganat dhe agjencitë e tjera shtetërore të Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për të shfrytëzuar potencialin e partneriteteve të krijuara në peizazhin dixhital, që evoluon në mënyrë të vazhdueshme.

Këto ishin konkluzionet kryesore nga Konferenca Rajonale mbi Lehtësimet Tregtare “Fuqizimi i Partneriteteve Bashkëpunuese në Epokën Digjitale”, mbajtur më 8-9 nëntor në Tiranë. Konferenca mblodhi së bashku rreth 200 përfaqësues të lartë nga shteti dhe biznesi nga Ballkani Perëndimor, Moldavia, Shtetet Anëtare të BE-së, Komisioni Evropian, Organizata Botërore e Doganave dhe Shtetet e Bashkuara. Konferenca u organizua në kuadër të projektit të GIZ, “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë.

Z. Ervin Mete, Minister i Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, nënvizoi progresin e bërë në integrimin ekonomik rajonal, duke theksuar se procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet tona të përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit. “Harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët Evropian ka rëndësi prioritare në këtë drejtim. Kjo konferencë është një mundësi e mirë jo vetëm për të ndarë vizione dhe ide, por edhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe uroj që të shërbejë si e tillë”: tha Z. Mete.

SH.T Karl Bergner, Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, theksoi rëndësinë e përpjekjeve bashkëpunuese për rritjen ekonomike të rajonit. “Integrimi ekonomik rajonal është thelbësor për të patur sukses me reformat ekonomike në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, si dhe duhet përforcuar përkushtimi i tyre për të krijuar politika tregtare efikase që mund të plotësojnë detyrimet e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Prioriteti madhor i këtyre përpjekjeve është të përshpejtohet agjenda e zgjerimit në rajon dhe zbatimi i nismave të Procesit të Berlinit, të cilat janë bërë tashmë pjesë integrale e politikës së BE-së ndaj rajonit”, theksoi ai.

Z. Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, nënvizoi rëndësinë e strategjive përshtatëse në lehtësimin e tregtisë. “Doganat janë porta e parë në procesin e integrimit evropian dhe për këtë arsye harmonizimi i procedurave doganore me ato të Tregut të përbashkët Evropian merr rëndësi prioritare. Është e sigurtë që lehtësimi i aktiviteteve të tregtisë ka një impakt pozitiv për ekonominë kur procedurat zbatohen me eficensë dhe efikasitet. Lehtësimi i procedurave doganore për importet, eksportet dhe transitet e mallrave ka përfitime disaplanëshe për rritjen e volumeve tregtare ndërkohë që redukton burokracinë eksesive (të tepruar) dhe vonesat e kushtueshme për biznesin si dhe kostot administrative në kufi.

Dr. Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, deklaroi se puna për lehtësimin e tregtisë është themelore, si për zhvillimin e tregut rajonal, ashtu edhe për integrimin në tregun e përbashkët të BE-së. Ai konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të thelluar bashkëpunimin dhe integrimin në rajon: “Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshmon përkushtimin e BE-së për zgjerimin dhe përshpejtimin e integrimit, me qëllim adresimin e konvergjencës socio-ekonomike që tani”.

Z. Philippe Duponteil, Drejtor i Politikave Doganore dhe Tatimore Dixhitale (DG TAXUD) i Komisionit Evropian deklaroi se “bashkëpunimi, partneriteti dhe besimi janë tri fjalë që ecin dorë për dore në botën e doganave. Këto tri fjalë ishin pishtarët e Komisionit Evropian në dy vitet e fundit. Më 17 maj 2023, Komisioni miratoi Paketën e Reformës së BE-së për Doganat. Kjo është reforma më e madhe dhe më ambicioze që nga krijimi i Bashkimit Doganor në vitin 1968. Bashkëpunimi, partneriteti dhe besimi mes tregtarëve, partnerëve ndërkombëtarë dhe autoriteteve doganore qëndrojnë në themelet e saj. Qëllimi krysor i reformës është lehtësimi edhe më shumë i procedurave të operatorëve ekonomikë që respektojnë rregullat dhe janë të besueshëm. Programi OEA shtroi bazat për këtë besim, por ne duam ta ngremë këtë marrëdhënie një nivel më lart”, shpegoi ai, duke shtuar se, fakti që ndryshon gjithçka është se marrëdhënia drejt një niveli më lart do të shpaloset plotësisht përmes mjeteve dixhitale, prandaj jam i kënaqur edhe me titullin e kësaj konference të nivelit të lartë. Operatorët që besojnë dhe kontrollojnë, do të duhet të vënë në punë një sistem elektronik që u mundëson informacion në kohë reale për lëvizjen e ngarkesave të tyre dhe respektimin e të gjitha kritereve përkatëse, përmes Qendrës së të Dhënave Doganore të BE-së.

Z. Kunio Mikuriya, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave pohoi se promovimi i lehtësimit të tregtisë rajonale qëndron lart në agjendën e OBD-së. “Në praktikë, qasja “Dritarja e Vetme” si platformë bashkëpunimi dixhital do të mbështesë Doganat t’u ofrojnë bizneseve shërbime me një ndalesë, falë menaxhimit më të koordinuar të kufirit, duke përfshirë edhe më shumë agjenci shtetërore, si dhe do të përshpejtojë lehtësimin e tregtisë drejt një tregtie pa shkresa dhe madje pa kontakte në të ardhmen. Ky hap kërkon bashkëpunim jo vetëm kombëtar por edhe rajonal ndërmjet administratave doganore dhe mes agjencive të tjera shtetërore, gjë që kërkon vullnet politik dhe besim, të dyja këto relevante për temën e kësaj konference”, shtoi ai.

Znj. Tanja Bošković, Drejtuese e projektit të GIZ, nënvizoi peshën e bashkëpunimit në integrimin ekonomik të rajonit, duke vënë theksin te rëndësia e lehtësimit të tregtisë rajonale, si një përpjekje shumësektoriale, shumëdimensionale dhe shuminstitucionale, e cila kërkon që doganat dhe agjencitë e tjera shtetërore të punojnë krah për krah, për të çuar përpara bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Znj. Ines Mucostepa, Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, deklaroi se Forumi i Investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor ka realizuar një studim që prezanton propozimet e sektorit të biznesit për politikëbërësit e Ballkanit Perëndimor, disa prej të cilave janë investime në korsi më të gjelbra dhe blu, duke vendosur fillimisht Korsitë e Gjelbra në mbarë rajonin dhe më pas në kufijtë e BE-së, njohjen e ndërsjellë të Certifikatave të Operatorit të Autorizuar, përfshirë përcaktimin e korsive të veçanta për pikëkalimet më të përdorura me BE-në, harmonizimin e procedurave administrative dhe përdorimin e sistemeve të vetme dixhitale, etj.

Konferenca ishte një mundësi për të ndarë praktika të mira, jo vetëm brenda BE-së por edhe nga mbarë bota, me qëllim promovimin e bashkëpunimit më efektiv brenda Ballkanit Perëndimor dhe me BE-në.

Konferenca nxiti diskutime dinamike që projektojnë udhën drejt së ardhmes ekonomike të rajonit dhe avokojnë bashkëpunimet progresive. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për novacion dhe një qasje të re drejt lehtësimit të tregtisë, si premisë për një trajektore të ndritshme dhe solide për lulëzimin ekonomik të rajonit.

 

“Dy vajzat e masakruara, 13 dhe 16 vjeç  i gjetëm pas disa ditësh në mal” – Rrëfimi mbi masakrën që tronditi botën (Video)

0

25 vite pas ende ka gjurmë të krimit të tmerrshëm që çetnikët serbë bënë mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë e familjes Deliu nga fshati Abri e Epërme e Drenasit.

Me 26 shtator gjatë ofenzives që kishin ndermarrë forcat serbe në Likoc e Abri,  familja Deliu gjendet e strehuar në mal, në vendin e quajtur “ Zabeli i rrajve”.

Në atë vend duke mos kursyer as fëmijët, u masakruan 23 anëtarë të kësaj familje.

Kryefamiljari i familjes Deliu, ish ushtari i UÇK-së, Imer Deliu i emocionuar por ende shumë i fortë rrëfen për emisionin EPOPE momentin më të rëndë të jetës së tij kur pa anëtarët e tij të masakruar në mënyrën më ç’njerëzore, raporton Gazeta10.

Ai tutje rrëfen se si kishin marrë vendim që të mos varrosen martirët pa u ftuar misionet dhe mediat ndërkombëtare për të parë dhe inqizuar viktimat e masakrës që kishin bërë forcat serbe.

Baca Imer Deliu, pasi kishte varrosur anëtarët e familjes kishte vazhduar luftën çlirimtare por merr prap goditje kur merr lajmin që i vdes vajza 6 muajshe që i kishte shpëtuar masakres.

Nga tërë ajo masakër e tmerrshme, kishin shpëtuar 4 fëmijë të familjes Deliu të cilët ishin strehuar brenda fshatit dhe baca Imer rrëfen momentet e vështira kur i takoi në gjendje të rëndë, të plagosur dhe të traumatizuar.

25 vite pas masakrës së tmerrshme mbi familjen Deliu, ende nuk është bërë ndonje hetim dhe ngritje e aktakuzës kundër kriminelëve serbë me gjithë dëshmitë e shumta të cilat u bënë publike qysh atëhere në të gjitha mediumet nderkombetare. Kjo po e shqetëson edhe sot bacën Imer i cili për emisionin EPOPE shprehet se tani ata që e kishin bërë atë krim po konsiderohen viktima kur ai po konsiderohet si agresor duke aluduar në akuzat që po bëhen sot ndaj ish luftëtarëve të lirisë.

Gjithë këtë masakër të tmerrshme mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë,  ish luftëtari i Lirisë, ish ushtari i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Afrim Hysenaj e ka dokumentuar në librin e tij  “Toka skuq e qielli nxin”.

“Baca imer Deliu dhe fëmijët e mbijetuar të masakrës mbeten simbol të sakrificës për Liri, secili nga ne, shoqëria dhe shteti ynë ka obligime ndaj tyre dhe historisë së pavdekshme që bartin pas”, shprehet veterani i UÇK-së, Afrim Hysenaj.

Rrëfimin e plotë të pjesës së dytë të dokumentarit kushtuar masakrës mbi familjen Deliu mund ta shikoni më poshtë, në emisionin EPOPE i cili i kushtohet ngjarjeve historike dhe luftës së fundit në Kosovë. /Gazeta10/

 

 

 

 

 

150 të rinj mësuan tendencat e reja në industrinë e marketingut dhe punësimit, pjesë e programit #YouthEmpowered nga Coca-Cola HBC dhe ICK

0

Prishtinë, 16 tetor – Në fillim të muajit tetor, rreth 150 të rinj entuziastë, kanë marrë pjesë në një raund tjetër ligjëratash në sferën e platformave Meta dhe industrisë së marketingut  – në kuadër të programit #YouthEmpowered i Coca-Cola HBC, në bashkëpunim me ICK-në në Prishtinë.

Ngjarja, e titulluar ” Deep Dive on Meta Platforms “, shërbeu si një forcë unifikuese brenda komunitetit të Marketingut Dixhital të Kosovës, duke nxitur frymëzimin, zhvillimin dhe edukimin për të rinjtë e Kosovës – e që është pikërisht qëllimi që Coca-Cola HBC po përpiqet të arrijë përmes programit kryesor të saj tashmë 5 vite.

Ngjarja e organizua në kudër të Programit të Fuqizimit të Rinisë Coca-Cola dhe kishte për qëllim të ofrojë njohuri mbi disa nga temat më kritike në këtë fushë, duke shërbyer si një platformë urëlidhëse mes profesionistëve dhe të rinjve të Kosovs.

Programi #YouthEmpowered është dizajnuar ‘për të krijuar një rrugë drejt të mësuarit dhe udhëheqjes për mbi 700 të rinj të Kosovës të cilët nuk janë në arsim, punësim dhe trajnime të tjera. Ky program do t’iu mundësoj atyre të krijojnë besim, aftësi dhe mbështetje praktike për t’i ndihmuar ata të sigurojnë punësim në të ardhmen.

Krahas këtij aktivitetit, tri runde trajnimi nga ICK për të rinjtë janë mbajtur deri më tani kurse njoftimi i aplikimeve rundin e katërt të trajnimit për aftësitë dixhitale është hapur. Ky raund do të mbahet nga data 31 tetor – 2 nëntor dhe mund të aplikoni online. Më shumë informacion mund të gjenden në faqen zyrtare të projektit: https://www.coca-colaperkrahrinine.com

Programi Youth Empowered është pjesë e partneritetit të komunitetit ndërkombëtar të Coca-Cola HBC që synon të mbështesë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 për të formuar të ardhmen e tyre në 29 vendet e botës, si pjesë e angazhimeve të saj për Qëndrueshmërinë 2025.

Komuna e Prishtinës shpërblen me tender kompaninë e saj të “preferuar”, nipit të pronarit i urohet ditlindja me imazhe nga zyra e Perparim Ramës!

0

Komuna e Prishtinës me 13 shtator të këtij viti e ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Mobelland” me emrin e projektit “inventarizimi i administrates komunale” – projekt një vjeçar, raporton portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e projektit është 100 mije euro, ndersa vlera e poentimit është 1 mije e 103 euro.

Komuna kishte vendosur në paramasë 28 artikuj, dhe nuk ka shënuar ndonjë shifër të kërkesës për sasinë e produkteve, por pozicionet janë të vendosura vetëm nga një njësi, ku më pastaj kompanitë në kontratë janë vendosur edhe çmimet e tyre në secilin prej tyre.

Por ajo qe ra në sy tek vendosja e çmimëve është edhe një lloji i karrigës qe sipas kontratës çmimi i saj do të paguhet 250 euro në 1 njesi [1 karrigë ].

 

Nipi të pronarit të mobelland i urohet datëlindja me një poze të zyrja e kryetarit të komunës se Prishtinës.

Mobelland përveç si përfitues i tenderit në Komunën së Prishtinës, në atë qe ka zbuluar rajoni është se nipit të tij ditëlindja i urohet me një fotografi të realizuar në zyren e kryetarit të Prishtinës.

Nipi të pronarit të mobelland i urohet datëlindja me një poze të zyrja e kryetarit të komunës se Prishtinës.

Mobelland përveç si përfitues i tenderit në Komunën së Prishtinës, në atë qe ka zbuluar rajoni është se nipit të tij ditëlindja i urohet me një fotografi të realizuar në zyren e kryetarit të Prishtinës.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Arrestohet Milan Radoiçiq, i caktohet masa e paraburgimit për 48 orë

0

Milan Radoiçiq raportohet se është arrestuar sot në Beograd.

Siç raporton mediumi N1, Policia serbe kanë bastisur sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për media.

Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Vuçiq: Radoiçiq do t’i përgjigjet Serbisë

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “prokuroria do të bëjë punën e saj” në lidhje me Milan Radoiçiqin, i cili pranoi përfshirjen e tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Serbia sigurisht që do të mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj,” tha Vuçiç për CNN.

Ai gjithashtu ka thënë se paralajmërimet e ShBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.

Dogana e Kosovës dhe Operatori i Autorizuar Ekonomik (OAE) bashkojnë forcat për standardet evropiane të tregtisë

0

Prishtina përfundon me sukses fazën e validimit pilotues të Programit OAE, duke hapur rrugën për tregtinë ndërkombëtare të harmonizuar në rajonin e CEFTA-së

Në një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të tregtisë ndërkombëtare, Dogana e Kosovës ka përfunduar me sukses fazën e validimit pilotues të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE). Kjo nismë, që synon përafrimin e procedurave doganore me rregulloret e Bashkimit Evropian, rritjen e besimit midis partnerëve tregtarë dhe eliminimin e pengesave administrative, tenton të nxisë një peizazh ekonomik më të ndërlidhur dhe efikas brenda rajonit të CEFTA-s.

Pjesëmarrësit e misionit të validimit pilotues të programit OAE shprehën besimin e tyre në përparimin e ardhshëm drejt tregtisë së harmonizuar brenda rajonit të CEFTA-s. Misioni u fokusua në rishikimin e rregulloreve dhe procedurave doganore për të garantuar përputhjen e tyre me standardet e Bashkimit Evropian për OAE, duke vënë theksin në aplikimin cilësor të këtyre standardeve gjatë dhënies së statusit të OEA për subjektet ekonomike në nivel kombëtar. Objektivi parësor i këtij misioni pilot ishte të ndihmonte Administratën Doganore në Prishtinë në vlerësimin e nivelit të zhvillimit të programit të tyre dhe të vlerësonte nëse është e nevojshme ndonjë mbështetje shtesë për përmirësimin e mëtejshëm të programit OEA.

Ky mision i fazës pilotuese të validimit u krye si pjesë e projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Statusi i Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OAE), i dhënë kompanive nga Autoriteti Doganor, nënkupton nivelin më të lartë të besimit në subjektet afariste të angazhuara në tregtinë ndërkombëtare. Kompanitë që plotësojnë kriteret e OAE gëzojnë përfitime të ndryshme sikurse procedura të përshpejtuara doganore, kosto të reduktuara, kursim kohe dhe njohje si brenda dhe jashtë vendit. Statusi i OAE konfirmon besueshmërinë e një kompanie si partner tregu për Doganën e Kosovës. Për më tepër, ky status hap rrugën që kompanitë të shfrytëzojnë të njëjtat avantazhe në vendet e tjera anëtare të CEFTA-s, pasi të vendoset njohja reciproke në nivel rajonal.

Gjatë misionit në fjalë, Dogana e Kosovës prezantoi kornizën ligjore të nevojshme për një program të suksesshëm OAE dhe vizitoi dy shfrytëzues shembullor të programit OAE, RroniFer dhe Ventius International. Kompanitë u angazhuan në diskutime të hapura me përfaqësues të Doganës së Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm, rëndësinë e përfitimeve doganore të dhëna dhe adresimin e fushave të mundshme për përmirësime të mëtejshme në kuadër të Programit të OAE. Ky mision shënon një moment historik të rëndësishëm, duke nënvizuar angazhimin e anëtarëve të CEFTA-s për të forcuar integrimin ekonomik dhe për të avancuar bashkëpunimin tregtar në rajon.

Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Tregtia e Jashtme

SHBA: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian.

, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller, për REL.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë.

Sulmuesit e dyshuar – që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 – u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë.

Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri.

Radoiçiq – që është nën sanksione amerikane – sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe.

Fshati Banjskë ka qenë i banuar me shqiptarë, Mehmet Aliu ka qenë imam i xhamisë

0

Ky në fotografi është Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska. Ka qenë nder kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll. Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, e cila është rrënuar e rrafshuar pas Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij, respektivisht ai, ka qenë pronar i shumicës së tokave bujqësore në Banjskë dhe fshatit afër Banjskës, Joshevikut. Të gjitha ato iu konfiskuan. Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadal janë përzënë sistematikisht.

Krahas se ka qenë shërbyes fetar, ai ka qenë edhe aktivist i çështjes kombëtare. Djali i tij, Shasivar Aliu ka qenë Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura të rinisë kosovare të Ballit Kombëtar dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Përndryshe, Hoxhë Banjska është stërgjyshi im nga ana e dajëve të babës. (Armend Shkoza)

Ky është zyrtari policor që mbeti i vrarë në veri

0

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një polic me gradën e rreshterit ka mbetur i vrarë si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur.

Siç raportohet polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar rastin tragjik, duke thënë se ky sulm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.”