Ballina Blog Faqe 10

Arben Nikprelaj, futbollisti premtues që u shpall kampion më Prishtinën U21

0

Prishtina fitoi edicionin e parë të Superligës U21 në futboll.

“Bardhekaltërit” ishin skuadra që e dominuan këtë kampionat dhe në fund u shpallën kampion.

Njëri nga futbollistët që spikati më së shumti për Prishtinën U21 ishte Arben Nikprelaj.

Nikprelaj ishte fantastik me Prishtinën këtë edicion dhe arriti një sukses të madh në Superligën U21.

Pas suksesit me Prishtinën, Nikprelaj u shpreh mjaft i lumtur që arriti këtë sukses së bashku me shokët e skuadrës.

“Është një ndjenjë e veçantë që së bashku me shokët e skuadrës jemi shpallur kampion të Kosovës. Kemi bërë një punë të palodhshme përgjatë tërë sezonit dhe në fund morëm atë që merituam. Po punoj shumë që në të ardhmen t’i mbërrij majat e futbollit dhe të jetë krenar me mua jo vetëm familja ime, por e gjithë Shqiptaria”, deklaroi Nikprelaj.

Pas sezonit pozitiv me Prishtinën, padyshim që e ardhmja e Nikprelajt pritet të jetë në ekipin e seniorëve të Prishtinës.

Kompania “Tech Gate” hap pikën e re në Prishtinë, adresa e re e pajisje elektroshtëpiake

0

Kompania “Tech Gate” hap pikën e re në Prishtinë, adresa e re e pajisje elektroshtëpiake

Është hapura pika më e re në Prishtinës e kompanisë “Tech Gate”, e cila posedon një listë të gjatë të produkteve elektronike dhe ato shtëpikake nga markat më të njohura ndërkombëtare.

E hapur së fundi, “Tech Gate” është shndërruar në adresë të menjëhershme të konsumatorëve në Kosovë për shkak të numrit të madh të produkteve që ka, çmimve dhe sigurinë e produkteve të brendeve që ofron.

Në praninë e qindra qytetarëve, të shtunën më 1 qershor është hapur edhe pika më e madhe te rrethi në Prishtinë, ku janë ofruar edhe risi të shumta për konsumatorët dhe zbritje të shumta.

Ardian Berisha, menaxher në “Tech Gate”, ka thënë se hapja e kësaj pike ka ardhur pas kërkesës së madhe të klienteve dhe se me rastin e hapjes ka zbritje deri në 50 për qind në produkte të ndryshme.

“Qëllimi i kompanisë ‘Tech Gate’ është të ofrmojmë produktete elektronike dhe shtëpiake të markave kryesore, të teknologjisë së fundit dhe me çmimet më të mira në treg. Kjo pikë e re është moderne, e qasshme dhe në derë të shtëpisë për të gjithë prishtinasit dhe qytetet tjera përreth. Qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë një jetesë më të mirë konsumtarorëve” ka thënë Ardian Berisha.

“Tech Gate’ ofron shitje të produkteve elektroshtëpiake.

Në Kosovë për momentin Tech Gate operon me shtatë pika por që shumë shpejtë do të happen edhe pika të reja në qytetet tjera gjatë këtij viti.

Projekti “Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë, nesër zhvillohen takime në disa fshatra të komunës së Prizrenit

0

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë!” vazhdon rrugëtimin në fshatrat e Komunës së Prizrenit pas dy takimeve në Ortakoll dhe në Lagjen e Trimave gjatë ditës së hënë.

Të mërkurën, duke nisur nga ora 17:00, takimet do të zhvillohen fshatin Velezhë, pastaj në orën 18:30 në fshatin Piranë dhe në orën 20:00 në fshatin Gjonaj, ku do të prezantohet nisma e re e buxhetimit me pjesëmarrje.

Qytetarët vetë propozojnë dhe e votojnë projektin më të mirë, që në fund financohet nga komuna e Prizrenit.

 

Aplikimi i hapur: Mëso për aftësitë e buta dhe udhëheqjen në trajnimet falas të ofruara nga Coca-Cola HBC Kosova

0

Aftësi për të udhëhequr dhe aftësi dixhitale’”, është trajnimi i radhës falas nga programi “Coca-Cola Përkrah Rininë”, i cili u lansua në muajin prill të këtij viti në Kosovë nga Coca-Cola HBC Kosova.

Nën udhëheqjen trajnerëve Suzana Lutolli, Amalia Koleka, Diellza Bezera dhe Labinot Gashi, të gjithë me përvojë të larmishme në Kosovë dhe Evropë, trajnimi për aftësi të buta dhe aftësi për të udhëhequr do të zhvillohet  mërkurën, më 15.05.2024, duke filluar nga ora 13:30, në shkollën fillore “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Të interesuarit mund të marrin pjesë në këtë trajnim fizikisht ose online, duke plotësuar regjistrimin e detyrueshëm nëpërmjet linkut në vazhdim: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/#register

Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun dhe Aspektin Rregullativ në Coca-Cola HBC Kosova ka ftuar të rinjtë të aplikojnë në këtë program, i cili do t’iu shërbejë atyre për zhvillim në karrierë dhe si rrjedhojë lehtësi gjatë procesit të punësimit në të ardhmen. “Jam e lumtur të shoh që programi po merr jetë nga këta të rinjë, dhe jam krenare që jemi shembull e dëshmitarë  të ndikimit që projektet e dizajnuara në mënyrë të tillë kanë në komunitetin ku jetojmë dhe veprojmë”- ka thënë ajo.

Krahas trajmit të datës 15 maj, këto janë datat dhe temat e trajnimeve të radhës që do të zhvillohen falas gjatë tërë muajit maj.

  • 20 Maj , “Aftësi të buta dhe biznesi”
  • 21 Maj, “Aftësi dixhitale ”
  • 23 Maj, “Aftësi biznesi”

Ky program për fuqizimin e të rinjve është i krijuar për t’iu ofruar mundësi, dhe shkathtësitë e nevojshme të rinjve që të përshtaten me tregun e punës dhe të shërbej si një rrugë  për ngritje të vazhdueshmë në karrierë. Përvetësimi i aftësive të buta dhe forcimi i atyre të komunikimit, sot është një domosdoshmëri nga të rinjtë për të ndjekur trendet botërore në fusha të ndryshme si negociata, shitje e shkathtësi digjitale.

Programi Coca-Cola Përkrah Rininë në Kosovë është pjesë e strategjisë më të gjerë të Coca-Cola HBC, e cila synon të fuqizojë 1 milion të rinj deri në vitin 2025 në 29 shtete në të cilat ajo operon, si pjesë e zotimeve për Qëndrueshmërinë 2025. Programi i sivjetshëm në Kosovë implementohet në bashkëpunim me Theta Creative.

Për më shumë informata rreth programit, ju lutemi të vizitoni ueb-faqen zyrtare: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/

Coca-Cola HBC Kosova lanson edicionin e shtatë të programit më të madh për edukim jo-formal për të rinjtë “Coca-Cola Përkrah Rininë 2024”

0

Prishtinë, 17 prill 2024  – Coca-Cola HBC Kosova lanson sezonin e shtatë me radhë të programit “Coca-Cola Përkrah Rininë”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i mundësive të punësimit të të rinjve. Ngjarja e lansimit të programit të këtij viti do të zhvillohet të Hënën, më 22 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, në Teatrin Oda në Prishtinë.

Në prezantimin e iniciativës, të rinjtë do të mund të ndjekin një panel diskutimi me temën “Aftësimi i të rinjve kosovarë me njohuri për sukses në një botë dinamike”. Duke bërë bashkë udhëheqës me përvojë nga biznesi, profesionistë dhe partnerë nga Ambasada e SHBA-së, Misioni i USAID-it në Kosovë dhe Rrjeti SCR Kosova, diskutimi do të zhvillohet mbi sfidat me të cilat përballen të rinjtë kosovarë dhe mundësitë për t’u zhvilluar.

Ky program për fuqizimin e të rinjve është dizajnuar për t’iu ofruar atyre qasje më të lehtë dhe mundësi për përvetësim të shkathtësive jetësore dhe afariste që u nevojiten për tranzicionin drejt punësimit. Temat shtrihen nga menaxhimi i projekteve dhe kohës deri te planifikimi i biznes startup-ve, negociatat, shkathtësitë dhe njohuritë financiare, aftësitë komunikuese, shkathtësitë e shitjeve dhe shkathtësitë digjitale.

Modulet edukative ofrohen përmes formateve të ndryshme duke përfshirë punëtori, ligjërata dhe sesione online, ndërsa trajnimet janë falas për të gjithë të rinjtë e interesuar.

Kërkesat e tregut të punës po ndryshojnë më shpejt se kurrë më parë, kështu që edukimi jo-formal, shkathtësitë praktike dhe njohuritë, janë shpesh elementet që e veçojnë një të ri për punësim. Duke i njohur sfidat me të cilat përballen të rinjtë në peizazhin aktual në ndryshim të vazhdueshëm, u bënë shtatë vjet që ne përpiqemi të jemi një burim i besueshëm për njohuritë dhe shkathtësitë që u nevojiten të rinjve për një fillim të suksesshëm të karrierës. Përmes iniciativës “Coca-Cola Përkrah Rininë” ne synojmë ta rrisim punësimin e tyre, si dhe shpirtin e tyre të ndërmarrësisë. I ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë dhe t’i bashkohen këtij eventi që të mësojnë më shumë rreth vetë programit, përfitimeve të tij, si dhe të jenë pjesë e ndryshimit për veten dhe mjedisin”, thotë Frosina Islami, Menaxhere për Marrëdhënie me Publikun dhe Aspektin Rregulativ në Coca-Cola HBC Kosovë.

Të interesuarit mund të marrin pjesë në event fizikisht ose online, duke plotësuar regjistrimin e detyrueshëm nëpërmjet vegzës së shënuar: https://www.coca-colaperkrahrinine.com/#register

 

“Fc latta” po rikthehet

0

Në këto vitet e fundit “Fc latta” ishte një ndër serialet më të famshme shqiptare në Kosovë.

Megjithatë që një kohe të shkurtër ku serial nuk shfaqej në ekranet tona televizive, por gjërat tashmë duket se do të ndryshojnë.

Kështu së paku ka bërë të ditur aktori i filmit përmes llogarisë personale në youtube, ku ka dhënë edhe detajet.

Bëhet fjalë për Arjanit Hotin, i cila ka shpërndarë një video teksa ka ftuar të gjithë shikuesit që t’a bëjnë subscribe kanalin zyrtar në youtube, për të cilin ka thënë së në të njëjtin kanal do të publikohet episodat e reja.

https://www.youtube.com/@FCLATTATeam

Fuqizimi i punonjësve dhe krijimi i mundësive për avancim profesional janë vlerat e Coca-Cola HBC – Ideal Rexha rrëfen përvojën personale

0

Njëra nga historitë e suksesit të kompanisë Coca-Cola HBC janë punonjësit e saj dhe investimi i vazhdueshëm në zhvillimin dhe ngritjen e tyre profesionale.

Ideal Rexha është njëri nga shembujt më të mirë të suksessit i cili në harkun kohor prej tetë vitesh brenda kompanisë është promovouar vazhdimisht në pozita të ndryshme duke pasur rol udhëheqës në dy shtete të rajonit.

I pyetur për rrugëtimin e tij personal dhe ngritjen professionale në Coca-Cola HBC, Rexha shprehet: “Gjatë kësaj periudhe të avancimit, përvojën që kam marrë nga sistemi koorporativ dhe zhvillimi personal përmes trajnimeve të vazhdueshme, kanë ndikuar në ngritjen time profesionale. Fokusi i përhershëm mbetet përqendrimi në cilësi, përgjegjësia për të përmbushur standardet e larta në prodhim, shërbim dhe menaxhim të proceseve” ka thënë Rexha. Ai shton se “Nxitja e rritjes dhe zhvillimit profesional të punonjësve qëndron si një vlerë e shtuar e kompanisë, duke i fuqizuar ata ta arrijnë maksimumin e potencialit të tyre”.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm brenda Coca-Cola HBC është nxitja dhe kultivimi i punës në ekip. Rexha shprehet: “Nëpërmjet përvojes time, kam kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit ekipor për t’i arritur qëllimet. Në Coca-Cola HBC Kosova ne fuqimisht e inkurajojmë komunikimin e hapur me qëllimin për të krijuar një ambient ku secili nga ne ndjehet i lirë për tu shprehur” .

Investimi në njerëz përmes një plani profesional të zhvillimit dhe trajnimeve është përkushtimi i ynë global. Ai thotë se kompania ka politikë të veçantë të zhvillimit individual të personelit që përfshin trajnime të vazhdueshme specifike për çdo anëtar të ri të stafit.

“Ajo që është më e mira e të qenit pjesë e një kompanie globale është se mundësit janë te barabarata për të qenë pjesë e rrjetëzimit global në 29 shtete ku operojme, duke iu ofruar mundësi të ekspozimit ndaj kulturave të ndrshyme, praktikave më të mira nga regjioni e deri ne Nigeri, dhe mundësi për zhvillim karriere të cilat do të njihen globalisht. Sot ndodhemi në Kosovë, por nëse performojmë mirë, mund të jemi në Irlandë vitin tjetër” thotë Rexha.

Ai shpreson se Coca-Cola HBC Kosova të shërbej si kompani shembull në sytë e të rinjve dhe ndërmarrësve në Kosovë. “Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu shërbyer konsumatorëve tonë 24/7 duke fuqizuar ekipe pasionante që pasurojnë komunitetet tona dhe kujdesen për mjedisin. Në rritemi bashkë me klientët, partnerët si dhe për punonjësit tanë duke ju ndihmuar vazhdimisht ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë, duke krijuar mundësi për të bërë ndyshime në botë si një familje Hellenic”, ka thënë Rexha.

Coca-Cola HBC Kosova mbetet si një model suksesi në mesin e shumë kompanive globale në vend. Një kompani që nuk është këtu vetëm për të na freskuar të gjithëve, por edhe për të shfaqur shembullin më të mirë duke treguar qëndrueshmëri dhe duke fuqizuar komuniteitet, e kujdes të shtuar për mjedisin.

Korab Shaqiri Shkëlqen në Londër: Fiton Çmimin “Platinum Prize” në Festivalin “World Master Open Music Competition”

0

Artisti i shquar Korab Shaqiri ka shkëlqyer sërish në skenën e muzikës artistike me triumfin e tij në festivalin prestigjioz “World Master Open Music Competition” në Londër të Anglisë.

Në një konkurrencë të fortë në kategorinë e “Concerto”, Shaqiri u nderua me çmimin e lartë “Platinum Prize” për veprën e tij magjepse “Koncert për Piano dhe Orkestër”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm shënon një tjetër pikë kulmore në karrierën e talentuar të Korab Shaqirit dhe e ngrit atë si një nga artistët më të shquar të muzikës sonë artistike në skenën ndërkombëtare.

Qazim Beka këngtari i parë që këndoi me rastin e 3 vjetorit të rënjes së heroit tonë Adem Jashari

0

Qazim Beka këngtari i parë që me rastin e 3 vjetorit të rënjes së heroit tonë Adem Jashari këndoi në stadiumin e futbollit në Prishtinë këngën “Çohu bacë Ademi” që më pas u njoh si kënga me titullin “Mora fjalë”.{5 Mars 2001}

Teksti dhe muzika – Naim Gjoshi
Orkestrimi – Burim Krasniqi

Ju ftoj ta ndëgjoni

E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti

0

Egzon Haziri ka mbetur i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ndërsa tre persona tjerë u plagosën. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Zejnie Gashi, 48-vjeçare, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor. Mirëpo ajo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital, raporton Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj ka konfirmuar shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka.

Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dy të rinjtë, Lum Halimaj dhe Bilall Kqiku, pasi të njëjtit ishin në vendin e ngjarjes në momentin kritik.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta10, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se dy të dyshuarit, vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha janë arratisur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po vijon hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tyre.