Prishtinë, 12 Qershor 2025 – “Binance Prishtina Meetup” mblodhi për herë të parë në Prishtinë më shumë se 700 entuziastë të kriptomonedhave dhe Web3 nga e gjithë Kosova. Duke shënuar prezencën zyrtare të parë të Binance në vend, kjo ngjarje ofroi një mundësi unike për pjesëmarrësit që të lidhen me ekspertët rajonalë të Binance, të dëgjojnë trendet më të fundit në asete digjitale dhe të diskutojnë së bashku të ardhmen e ekonomisë dixhitale.
Një seri prezantimesh nga përfaqësues të Binance dhe panele diskutimi me njohës të fushës mbuluan trendet e industrisë, rregulloret e kriptomonedhave, DeFi, NFT-të dhe modelet e reja të biznesit. Zona “Exchange & Games” ofroi përfshirjeinteraktive, mini-kuize dhe lojëra me çmime ekskluzive.
Në fjalën e tij kryesore, Sandro Slukan, Udhëheqës Rajonal i Marketingut për Ballkanin, theksoi rritjen e shpejtë të Kosovës në këtë fushë:
“Ne tashmë jemi dëshmitarë të shfaqjes së dytë të Binance në Kosovë të shoqëruar me një rritje mahnitëse. Siç përmenda në prezantim, gjatë muajit të fundit shënuam 3% rritje në Kosovë. Pra, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, dhe po vërejmë interes të madh për kripto dhe Web3. Shpresojmë që Kosova të mos ndalet së zhvilluari, dhe ne jemi këtu për të mbështetur komunitetin, edukimin dhe rritjen e vendit. Binance do të jetë më proaktive në Kosovë dhe në gjithë rajonin, për t’i ndihmuar komunitetet lokale dhe entuziastët të ndërtojnë së bashku një të ardhme të ndritshme në këtë industri.”
Po ashtu u prezantuan Polina Brottier, Marketing Manager me mbi 15 vjet eksperiencë ndërkombëtare, e cila dha një pasqyrë të gjerë të ekosistemit Binance dhe diskutoi rolin e komunitetit në zhvillimin e tregut dhe zgjerimin e aksesit në financat digjitale; dhe Myshyko Charkviani, ekspert për programet e affiliate dhe ndërtimin e komuniteteve në rajonin CEE/CIS/Ballkan, i cili u fokusua në komponentën edukative të Programit Binance Affiliate dhe rolin e influencuesve lokalë në përhapjen e njohurive për kripto-n.
Memli Krasniqi, politikan dhe një nga pionierët e kriptos në Kosovë, foli për potencialin e jashtëzakonshëm të vendit:
“Është shumë inkuruajues fakti që për një periudhë 1 mujore po mbahen dy konferenca shumë të rëndësishme në Prishtinë, në Kosovë. Ajo që që u organizua me Cryptoalbanians, Blocktalk në edicionin e dytë bashkë me Binance, dhe tash një event që e organizon kripto-këmbimorja ma e madhe në botë Binance. Vërtetë kjo e qet Kosovën jo vetëm në hartën rajonale por edhe përtej zhvillimeve rreth kriptos, teknologjive të reja dhe të bazuara në blockchain. Ekziston mundësia për ta bërë Kosovën, dhe Prishtinën në veçanti një si një hub, si një kryeqytet së paku për Ballkanin Perëndimor për këto teknologji”
Paneli mbi potencialin e Kosovës në fushën e kriptomonedhave përfshiu edhe Shkëlqim Dushi dhe Prof. Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit UBT, të cilët ndanë iniciativat akademike të ardhshme në fushën e kriptomonedhave dhe Web3.
“Prishtina Meetup” riafirmon përkushtimin e Binance për të ndërtuar një ekosistem të fortë, të informuar dhe të lidhur në nivel vendor dhe rajonal. Përmes diskutimeve profesionale, rrjetëzimit dhe aktiviteteve praktike, Binance do të vazhdojë të mbështesë komunitetin kosovar, duke nxitur inovacionin dhe fuqizuar ekonominë digjitale.
Rreth Binance
Binance është ekosistemi global blockchain pas platformës më të madhe të shkëmbimit të kriptomonedhave në botë, sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve. Më shumë se 260 milionë njerëz në 100+ vende i besojnë Binance për sigurinë e avancuar, transparencën, shpejtësinë e tregtimit dhe gamën e gjerë të produkteve—nga tregtia dhe financat deri te arsimi, hulumtimi, shërbimet institucionale, pagesat dhe funksionalitetet Web3. Binance është i përkushtuar të ndërtojë një ekosistem gjithëpërfshirës kripto që zgjerojë lirinë financiare në mbarë botën.
Për më shumë informacione:
Media Relations, Binance Ballkan
E: [email protected] | T: +383 49 700 000