Binance ofron depozita dhe tërheqje direkte në USD në mbarë botën përmes BPay Global

Binance, kompania globale e blockchain-it që qëndron pas bursës më të madhe të kriptovalutave në botë për nga vëllimi i tregtimit dhe numri i përdoruesve, njoftoi se po ofron depozita dhe tërheqje direkte në USD për përdoruesit e saj në më shumë se 70 vende.

Përmes BPay Global – një ofrues i shërbimeve të pagesave i licencuar dhe i rregulluar nga Banka Qendrore e Bahreinit, pjesë e Grupit Binance – përdoruesit individualë dhe korporativë në vendet e pranueshme do të mund të financojnë, ruajnë dhe konvertojnë USD në kripto dhe anasjelltas nga portofoli i tyre fiat. Depozitat dhe tërheqjet në USD janë të disponueshme përmes transferëve bankarë SWIFT pa tarifa depozitimi nga Binance, si dhe përmes kartave të kreditit apo debitit, Apple Pay dhe Google Pay.

“Pas një periudhe të gjatë pritjeje, jemi të lumtur t’u ofrojmë përdoruesve tanë zgjidhje direkte për depozita dhe tërheqje në USD – monedhën më të përdorur në transaksione globale,” tha Thomas Gregory, Zv.President i Departamentit të Fiat në Binance. “Ofrimi i shërbimeve më të gjera në USD na mundëson të ulim barrierat e hyrjes në botën e kriptos me kosto të ulëta dhe të përmirësojmë përvojën e përdoruesve në platformën tonë, e njohur për sigurinë e saj në nivel botëror.”

BPay Global u ofron përdoruesve të Binance një portofol elektronik fiat që u mundëson të ruajnë fondet e tyre pranë një institucioni të rregulluar në monedha ndërkombëtare, përfshirë USD, dhe t’i përdorin ato drejtpërdrejt në platformën Binance.

Rreth BPay Global
BPay Global B.S.C (c) është një Ofrues Shërbimesh Pagesash me seli në Mbretërinë e Bahreinit. Kompania është e licencuar dhe e rregulluar nga Banka Qendrore e Bahreinit si një Ofrues Shërbimesh Pagesash (PSP).

Rreth Binance
Binance është një ekosistem global blockchain-i që qëndron pas bursës më të madhe të kriptovalutave në botë për nga vëllimi i tregtimit dhe numri i përdoruesve të regjistruar. Mbi 290 milionë persona në më shumë se 100 vende i besojnë Binance për sigurinë e lartë, transparencën, shpejtësinë e motorit të tregtimit dhe mbrojtjen e investitorëve.
Binance ofron një gamë të gjerë shërbimesh – nga tregtimi dhe financat, te arsimi, kërkimi, filantropia, pagesat, shërbimet institucionale dhe veçoritë Web3 – duke ndërtuar një ekosistem gjithëpërfshirës kripto për të rritur lirinë financiare dhe qasjen në tregjet globale.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.binance.com.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura