Përdoruesit e Binance tashmë kanë një mundësi të re për të eksploruar, blerë dhe paguar me kriptovaluta – të gjitha në një vend të vetëm. “Binance Marketplace” është inovacioni më i fundit nga gjiganti global i kriptos që po thjeshton jetën digjitale të përdoruesve përmes një platforme të integruar brenda aplikacionit Binance.
Ky treg digjital bashkon mbi 15 tregtarë dhe mini-aplikacione, duke u mundësuar përdoruesve që të rezervojnë hotele, të blejnë artikuj, të udhëtojnë, të luajnë video-lojëra dhe të përfitojnë zbritje ekskluzive kur paguajnë me Binance Pay. Përdorimi i kriptovalutave po bëhet më i lehtë se kurrë – dhe “Binance Marketplace” është dëshmi e kësaj qasjeje praktike.
“Përmes Marketplace, përdoruesit mund të qasen drejtpërdrejt edhe në shërbime të tjera si DeFi Wallet, NFT Marketplace, Binance Live, Launchpad apo Liquid Swap. Kjo e bën platformën një pikë qendrore për çdo nevojë të përditshme të përdoruesve të kriptovalutave,” thuhet në udhëzuesin zyrtar të Binance.
Për të hyrë në Binance Marketplace, mjafton të keni aplikacionin Binance dhe të aktivizoni “Pro Mode”. Më pas, skroloni në faqen kryesore derisa të gjeni ikonën e Marketplace – aty fillon eksplorimi juaj i botës së kriptos në përdorim praktik.
Në një kohë kur edhe në Kosovë interesi për kriptovalutat është në rritje, zhvillime të tilla janë mundësi për të integruar ekonominë digjitale globale me tregun lokal.