Binance, shkëmbimi më i madh i kriptovalutave në botë sipas numrit të përdoruesve dhe volumit të tregtimit, ka lansuar platformën Binance Demo Trading për përdoruesit në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin. Kjo veçori u ofron tregtarëve, sidomos fillestarëve një mjedis të sigurt dhe pa rrezik ku mund të praktikojnë tregtimin në Spot dhe Futures duke përdorur fonde virtuale, duke reflektuar kushtet reale të tregut.
Demo Trading u mundëson përdoruesve të eksplorojnë produktet e Binance, të provojnë strategji të ndryshme dhe të kuptojnë më mirë lëvizjet e tregut pa përdorur para të vërteta. Platforma mbështet tregtimin Spot, si edhe Futures (USDⓈ-M dhe COIN-M), përmes një ndërfaqeje të unifikuar dhe të thjeshtë për t’u përdorur. Me fonde virtuale dhe çmime që pasqyrojnë tregun real, përdoruesit mund të familjarizohen me llojet e urdhrave, dinamikën e tregut dhe menaxhimin e portofolit në një mjedis të kontrolluar.
Përdoruesit në Kosovë dhe në Ballkan mund të fillojnë menjëherë duke hyrë në llogarinë e tyre ekzistuese të Binance dhe duke zgjedhur opsionin Start Demo Trading. Brenda platformës, ata mund të eksplorojnë tregjet dhe të realizojnë tregtime të simuluara, ndërsa ndërfaqja është e njëjtë me atë të tregtimit real, duke e bërë kalimin drejt tregtimit të vërtetë më të lehtë nëse vendosin të tregtojnë me fonde reale.
“Ballkani ka parë një rritje të jashtëzakonshme të interesit për kriptovalutat kohëve të fundit, por shumë tregtarë të rinj ende hasin vështirësi për të naviguar kompleksitetin dhe paqëndrueshmërinë e tregjeve digjitale. Platforma Demo Trading e Binance e mbush këtë boshllëk duke ofruar një mjedis pa rrezik ku përdoruesit mund të mësojnë, të eksperimentojnë dhe të ndërtojnë vetëbesim pa frikë nga humbjet financiare. Kjo nismë reflekton angazhimin tonë për edukim financiar dhe përfshirje, duke fuqizuar njerëzit të angazhohen në mënyrë të sigurt dhe të informuar në ekonominë digjitale globale. Duke ulur barrierat e hyrjes, synojmë të kultivojmë një komunitet tregtar më të informuar dhe më të qëndrueshëm në rajon,” – tha Sandro Slukan, Regional Marketing Lead për Ballkanin në Binance.
Qasja në Demo Trading nuk kërkon verifikim identiteti apo llogari Futures, dhe përdoruesit mund të rivendosin fondet e tyre virtuale kur të duan për të testuar strategji të ndryshme. Megjithatë, disa funksione të avancuara që gjenden në tregtimin real mund të mos jenë të disponueshme në mjedisin demo. Gjithashtu, duhet theksuar se performanca në demo nuk garanton rezultate të ngjashme në tregun real, pasi emocionet dhe rrethanat e vërteta të tregut ndikojnë ndjeshëm në vendimmarrje.
Sqarim ligjor – Demo Trading është një mjedis i simuluar që përdor tokena virtualë pa vlerë monetare. Aktivitetet në demo nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht rezultatet në tregtimin real. Për më shumë detaje, shihni Kushtet e Përdorimit të Demo Trading.

