Binance bëhet platforma e parë e kriptomonedhave që siguron një licencë globale sipas kornizës së ADGM

Binance, platforma më e madhe e kriptomonedhave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka njoftuar sot një arritje historike rregullatore: Financial Services Regulatory Authority (FSRA) e ADGM-së – qendrës ndërkombëtare financiare të Abu Dhabit, kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka miratuar zyrtarisht autorizimin e platformës globale Binance.com nën një kornizë të plotë rregullatore.

Ky miratim global është një hap i madh në misionin e Binance për të krijuar një ekosistemin më të besueshë të aseteve digjitale në botë. Licenca nga FSRA e ADGM-së i jep Binance-it kredibilitet të shtuar dhe qasje më të lehtë në një sërë tregjesh ndërkombëtare, përtej Emirateve të Bashkuara Arabe, duke forcuar pozitën e saj si lidere në progresin rregullator të financave digjitale.

Miratimi i plotë rregullator mbulon platformën globale Binance.com përmes tre entiteteve të veçanta, të rregulluara, që operojnë brenda ADGM-së. Secila prej këtyre entiteteve (një bursë, një shtëpi kliringu dhe një broker) ka autorizime të veçanta për të ofruar shërbime specifike financiare, në përputhje me kornizën rregullatore të ADGM-së, e njohur ndërkombëtarisht si “standard i artë”.

Nest Services Limited (që së shpejti do të riemërohet “Nest Exchange Limited”) është miratuar si Recognised Investment Exchange (RIE), me leje për të operuar një Multilateral Trading Facility. Ky subjekt do të menaxhojë të gjitha aktivitetet e tregtimit “on-exchange”, përfshirë produktet spot dhe derivativat.

Nest Clearing and Custody Limited është miratuar si Recognised Clearing House (RCH), me autorizime shtesë për ofrimin e shërbimeve të kujdestarisë dhe të depozitimit të titujve (CSD). Ky subjekt do të menaxhojë kliringun, shlyerjen dhe ruajtjen e sigurt të aseteve digjitale, duke siguruar qëndrueshmëri të lartë operacionale dhe mbrojtje të fortë të aseteve.

BCI Limited (që së shpejti do të riemërohet “Nest Trading Limited”) është miratuar si Broker-Dealer, me autorizime për të kryer tregti me investime, për të ndërmjetësuar marrëveshje në investime, për të menaxhuar asete, për të organizuar shërbime kujdestarie dhe për të ofruar shërbime monetare. Ky subjekt do të realizojë ofertat “off-exchange” të Binance, përfshirë tregtimin OTC, shërbimet e konvertimit dhe aktivitete të tjera të bazuara në principal.

Richard Teng, Bashkë-CEO i Binance, u shpreh: “Arritja e statusit rregullator nëpërmjet kornizës së respektuar të ADGM-së reflekton angazhimin tonë të thellë ndaj përputhshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së përdoruesve. ADGM është një nga rregullatorët më të respektuar financiarë në botë dhe mbajtja e një licence FSRA sipas standardit të tyre të artë tregon se Binance plotëson standardet më të larta ndërkombëtare të përputhshmërisë, qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe mbrojtjes së konsumatorit.”

Teng shtoi: “Kjo licencë ofron qartësi dhe legjitimitet rregullator, duke i mundësuar Binance-it të mbështesë operacionet e saj globale nga ADGM. Edhe pse operacionet tona globale mbeten të shpërndara dhe bazohen në talentin dhe inovacionin në mbarë botën, kjo bazë rregullatore u jep përdoruesve tanë siguri, duke ditur se Binance operon nën një kornizë të njohur globalisht me standard të artë. Ne jemi mirënjohës për qasjen vizionare të FSRA-së, e cila mbron përdoruesit ndërsa njëkohësisht nxit inovacionin.”

Shkëlqesia e Tij Ahmed Jasim Al Zaabi, Kryetar i ADGM-së, deklaroi: “Jemi të lumtur të mirëpresim Binance, një aktor kyç global në asetet digjitale dhe inovacionin financiar, në ADGM. Prania e tyre konfirmon pozitën e Abu Dhabit si një qendër kryesore ndërkombëtare për inovacion, rritje të qëndrueshme dhe të ardhmen e financës. Ne presim t’i shohim ata duke shfrytëzuar fuqinë e kornizës sonë rregullatore progresive dhe ekosistemit tonë dinamik, duke kontribuar në zhvillimin e një sektori financiar global më inovativ, gjithëpërfshirës dhe të përgatitur për të ardhmen.”

Me mbi 300 milion përdorues të regjistruar globalisht dhe më shumë se 125 trilionë dollarë volum tregtimi kumulativ, Binance vazhdon të udhëheqë evolucionin e ekosistemit të aseteve digjitale duke ndërtuar një infrastrukturë të sigurt, transparente dhe tërësisht të përputhshme. Operimi nën regjimin e fortë të shërbimeve financiare të ADGM-së siguron që të gjithë përdoruesit e Binance të përfitojnë nga standarde të larta mbikëqyrjeje dhe mbrojtjeje të konsumatorit, ndërsa platforma hyn në fazën e saj të radhës të adoptimit institucional dhe me pakicë.

Duke iu nënshtruar përgatitjeve të fundit operacionale, Binance.com do të nisë aktivitetet e saj të rregulluara nga ADGM më 5 janar 2026. Ky moment forcon pozitën e Binance në ballë të progresit rregullator në financat digjitale dhe, njëkohësisht, konsolidon rolin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një qendër globale për inovacion në shërbimet financiare, të mbështetur nga korniza të qarta rregullatore dhe një bazë e fuqishme talenti.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura