Binance ka njoftuar se ka arritur në 300 milion përdorues të regjistruar në mbarë botën, një nga treguesit më të fortë të besimit që komuniteti global i kushton platformës dhe industrisë së kriptos në tërësi. Ky moment historik pasqyron jo vetëm rritjen e shpejtë të përdoruesve, por edhe forcimin e perceptimit të kriptomonedhave si një klasë e ligjshme dhe gjithnjë e më e pranishme e aseteve financiare.
Bashkë-CEO i Binance, Richard Teng, e përshkroi këtë arritje si “një pikë kthese që na obligon thellësisht”.
Ai theksoi se Binance i janë dashur gati pesë vite për të arritur 100 milion përdoruesit e parë, më pas pak mbi dy vite për 100 milionët e radhës dhe vetëm 18 muaj për 100 milionët e fundit.
“Sot, Binance shton mesatarisht mbi 180,000 përdorues të rinj çdo ditë, dhe qindra të tjerë regjistrohen çdo minutë. Po të ishim një shtet, do të ishim vendi i katërt më i populluar në botë çka tregon qartë shtrirjen globale të kriptos sot,” tha Teng.
Sipas tij, ky moment përfaqëson më shumë se një shifër mbresëlënëse.
“Kripto ka dalë nga faza e adoptuesve të hershëm dhe po hyn në fazën e shumicës së hershme. Veçanërisht inkurajuese është mënyra se si qeveritë dhe institucionet financiare po angazhohen sot me industrinë — diçka që pak vite më parë dukej e pamundur. Kjo tregon një ndryshim të thellë sistemik,” shtoi ai. Teng theksoi se Binance sheh potencial të jashtëzakonshëm për rritje dhe inovacion, duke mbetur e përqendruar te transparenca, besimi dhe siguria si bazat e fazës së re të adoptimit global të kriptos.
Bashkë-CEO dhe bashkë-themeluesja e Binance, Yi He, e konsideroi këtë arritje si veçanërisht domethënëse.
“Që nga dita e parë, vizioni ynë ka qenë t’u japim njerëzve në të gjithë botën lirinë e parave. Arritja e 300 milion përdoruesve tregon se sa larg kemi ardhur si komunitet. Por ky nuk është finishi është një kujtesë se misioni ynë mbetet po aq urgjent dhe i rëndësishëm,” tha ajo.
Yi He theksoi se e frymëzojnë historitë që përdoruesit ndajnë çdo ditë njerëz që përdorin kripton për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, për të paguar shpenzime emergjente mjekësore, për të dërguar para më lirë apo për të marrë kontroll më të madh mbi financat e tyre.
“Kripto nuk është vetëm teknologji. Është një mjet fuqizimi që po u ndryshon jetën njerëzve,” deklaroi ajo, duke theksuar se objektivi i Binance është të arrijë një miliard përdorues dhe të zgjerojë aksesin në mënyrë që liria financiare të jetë e mundur për të gjithë.
Rachel Conlan, Drejtoreshë e Marketingut të Binance, tha se ky moment është një dëshmi e fuqisë dhe shpirtit të komunitetit global të Binance.
“Gjatë viteve kam takuar përdorues nga e gjithë bota, jetët e të cilëve janë transformuar përmes kriptos qoftë përmes pavarësisë financiare, mundësive të reja apo ndjenjës së kontrollit mbi financat e tyre. Ky moment është një festë e historive njerëzore që fshihen pas numrave,” u shpreh ajo.
Conlan theksoi se kripto po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme: mënyra se si njerëzit kursejnë, shpenzojnë, investojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.
“Ajo po shndërrohet në një mjet thelbësor për përfshirje financiare, ruajtje të vlerës dhe fuqizim ekonomik. Ky momentum udhëhiqet nga një komunitet global që beson në potencialin e kriptos për të transformuar financat tradicionale, për të hequr barrierat dhe për t’u hapur dyer miliona njerëzve,” tha ajo.
Në përfundim, Conlan shtoi: “Binance nuk është thjesht një platformë, është një komunitet. Ne mbetemi të përkushtuar të ndërtojmë besim, lidhje dhe mundësi për të gjithë ata që i bashkohen këtij udhëtimi.”

