Alarmi për përdoruesit e kriptovalutave: Si t’i mbroni llogaritë tuaja nga sulmet kibernetike?

Sulmet ndaj llogarive të kriptovalutave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa hakerët përdorin teknika të avancuara për të vjedhur fonde dhe të dhëna personale. Të ashtuquajturat ATO (Account Takeover) — sulmet për marrjen e kontrollit të llogarive — janë një ndër rreziqet më të mëdha për investitorët në kripto.

Sipas ekspertëve të Binance, përdoruesit mund të mbrohen në mënyrë efikase nëse janë të kujdesshëm ndaj disa shenjat paralajmëruese, si kërkesat për të dhëna personale nga burime të panjohura, mesazhet me urgjencë të rreme dhe aktivitet i pazakontë në orare të pazakonta.

Si të parandaloni marrjen e llogarive?

Ekspertët rekomandojnë hapat e mëposhtëm:

  • Aktivizoni njoftimet e sigurisë për çdo ndryshim në llogarinë tuaj.
  • Përdorni autentifikimin me dy faktorë (2FA) ose passkey.
  • Rishikoni pajisjet e lidhura dhe monitoroni login-et e pazakonta.
  • Përdorni një kod anti-phishing për të identifikuar komunikimet zyrtare nga platformat si Binance.

“Shumë përdorues bien pre e telefonatave ose mesazheve të rreme nga ‘bankat’ që kërkojnë PIN-in apo të dhëna personale – kjo është një nga taktikat më të zakonshme të hakerëve,” thuhet në paralajmërimin e publikuar.

Kontrolli i rregullt është mbrojtja më e mirë

Rishikimi periodik i cilësimeve të sigurisë është thelbësor. Ndryshimi i fjalëkalimeve, rishikimi i historikut të aktiviteteve dhe kufizimi i pajisjeve të autorizuara janë disa nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur rreziqet.

Nëse dyshoni për ndonjë komprometim, veproni menjëherë: ndryshoni fjalëkalimin dhe kontaktoni shërbimin e klientit të platformës për mbështetje.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura