Alarm, rikthehet pas 50 vitesh kolera, shfaqen rastet e para në Itali  

spot_img

Në Itali është ngritur alarmi i përhapjes së kolerës. Autoritete në Itali bëjnë me dije se në Sardenjë, pas 50 vitesh nga rasti i fundit, është rikthyer kolera.

Konkretisht mësohet se një i moshuar nga Arbus është identifikuar me sëmundjen e rëndë. Ai shkoi në spital pas 5 ditëve shqetësime në trup. I moshuari i cili vuan edhe nga sëmundjet e zemrës, nuk dihet se nga çfarë është infektuar, por dyshohet se sëmundjen e ka marrë nga ushqimet e detit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Tashmë mjekët e kanë marrë të moshuarin nënë kontroll dhe po i kryejnë kontrolle epidemiologjike tek familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae, ndërsa transmetimi i saj ndodh me kontakt oral, direkt ose indirekt, me feçe ose ushqim të kontaminuar dhe në rastet më të rënda mund të çojë në fenomene të rrezikshme dehidrimi.

spot_img
Lajmet e fundit
spot_img
Lajme të lidhura